GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha kujton 8 Dhjetorin: U shkallmuan dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha kujton 8 Dhjetorin: U shkallmuan dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij te monumenti i Azem Hajdarit në Qytetin Studenti, ku tha se ai ishte një djalë zemërluan që i priu lëvizjes për regjimin komunist. Ish-kryeministri Sali Berisha, në Ditën e Rinisë ka mbajtur homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit. Në këtë aktivitet Berisha është shoqëruar nga ish-studentë të dhjetorit dhe figura të reja të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri, më tej u shpreh se ishte Azem Hajdari ai i cili ndau historinë dhe shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Lëvizja e Dhjetorit që drejtohej nga Azem Hajdari, djali zemërluan, ndau historinë dhe epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot ne mblidhemi, këtu në këtë shesh, ku dhe filloi revolucioni paqësor më i madh, në historinë e kombit shqiptar, revolucion paqësor që do të sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, dhe përmbysjen e diktaturës më moniste të Europës. Në këtë kontekst, ata që nisën këtë revolucion, Azem Hajdari që i priu atij, firmosën në historinë e kombit, një prej faqeve më të ndritura. Studentët, të cilët iu prinë shqiptarëve, u quajtën ëngjëjt e demokracisë. Ato u përballën ato ditë me një betejë që ngjason me atë të Davidit dhe Golias, me vendosmërinë e tyre të hekurt, guximin e tyre të jashtëzakonshëm, studentët të mbështetur nga pedagogët dhe qytetarët e Tiranës, ia dolën të rrëzonin diktaturën komuniste. PD dorëzoi pushtetin me zgjedhje në vitin 2013, në pushtet erdhën bijtë e atyre që u përmbysën me votë në 22 Mars të vitit 1992, erdhi Edi Rama, i cili në dhjetor të ’90 sapo filloi lëvizja studentore ia mbathi në Korfuz, dhe u kthye pasi përfundoi çdo gjë. Në këto 8 vite, ai me lidhjet e tmerrshme me krimin, çbëri në mënyrë kriminale arritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve. Në këto 8 vite PD, demokratët, derdhën lumenj djerse, sakrificash të jashtëzakonshme, por mjerisht kaluan nga një humbje në një humbje tjetër, për shkak të njeriut i cili pas 8 vitesh as më pak dhe as më shumë se peng kryetari, ose Lulzim Boshi” – tha ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për Kuvendin që do të mbahet të shtunën, në ambientet e Stadiumit Air Albania.

Etiketa: 8 dhjetoriAzem HajdariSali BerishaShqiperia

Lajme të lidhura

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
Para
Përplasi motorin në Elbasan, arrestohet shoferi i “Audit”

Përplasi motorin në Elbasan, arrestohet shoferi i "Audit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com