GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kush mbron drejtësinë e re, mbron krimet e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kush mbron drejtësinë e re, mbron krimet e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së diktaturës! Kurrë nuk duhet ta lavdërojmë ne vetëm pse e lavdërojnë të huajt”, u shpreh pasditen e sotme kreu demokrat Sali Berisha, në fjalimin që mbajti para mbështetësve të tij, që vijojnë tubimet në mbështetje të ish-Kryeministrit që ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023 me një vendim të GJKKO-së.

Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Ramja se ka urdhëruar që protestat e përditshme të qytetarëve në atë që njihet si “Rruga e Shpresës” të mos transmetohen nga televizionet, duke shtuar se “sa më e egër, sa më e turpshme censura e imponuar, aq më e shëmtuar, aq më e errët del para shqiptarëve fytyra e këtij regjimi, aq më e pashpresë bëhet e ardhmja e tij”.

“Edi Rama me makinerinë e tij propagandistike nga mëngjesi gjer në darkë, sulmon Shqipërinë pa opozitë.

Ngre në qiell narkoshtetin e tij. Larot e Edi Ramës në media, nga mëngjesi gjer në darkë vjellin vrer kundër jush, kundër opozitës, të lemerisur se paratë e krimit do u dalin për hundësh.

Të lemerisur se vjedhjet me firmat e Edi Ramës do u kthehen në vite dënimi. Të lemerisur se do jenë përgjegjës para ligjit.

Mendoni ju se kishin ndonjë dallim ata që pushkatuan intelektualët në kohën e diktaturës nga Dumanët, nga anëtarët e organizatës kriminale të Skapit të partisë, nga Manekët?

Dy janë qëllimet e tyre kryesore. Të mbrojnë narkoshtetin, Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale qeverinë nga vjedhjet e kryera, krimet e shëmtuara, aktet antiligjore dhe antikushtetuese dhe të pasurohen për vete, të shtojnë si shushunja pasuritë e tyre në kurriz të ligjit, të të drejtave, të Kushtetutës.

Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së vjetër të diktaturës. Është drejtësia e mercenarëve që s’kanë ligj as moral ligjor.

Ata që mbrojnë drejtësinë e re, ata mbrojnë krimet e Edi Ramës.

Ata që u servirin shqiptarëve drejtësinë e re, u servirin mburojën e korrupsionit si drejtësi.

U servirin mercenarët, bandat kriminale në drejtësi, që luftojnë kundër opozitës dhe qytetarëve”, tha Berisha.

Etiketa: akuzaberishadrejtesia. kryesore1

Lajme të lidhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Para
Berisha kërkonte lirinë, Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin

Berisha-Dumanit: Si u bëre me 3 shtëpi, nga të erdhën fondet?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com