GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kushtetuesja, seksioni më militant i PS

19:34 - 21/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama armiku ynë, do i përgjigjemi me të gjitha format
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën seksionin më militant të PS, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha, duke shtuar se vendimi i saj duke mos marrë në konsideratë 1/5 e deputetëve, tejkalon çdo imagjinate.

“A mund të imagjinohen gjykatës, të cilët pasi u rritën rrogat në 6 milionë, u verbohen sytë për të lexuar Kushtetutën? Dy-tre gjëra mund t’u them.

Në vendimin e tyre, mashtrojnë në mënyrën më të turpshme. Dhunojnë ligjin dhe logjikën njerëzore, kur thonë se grupi i një të pestës së deputetëve, është entitet me fuqi të kufizuar në kërkesat para Gjykatës Kushtetuese. Dhe se entiteti Kuvend merr përparësi.

Për ta ditur qytetarët, neni 7 i Kushtetutës shprehet se sistemi qeverisës në Shqipëri ndërtohet nga pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Nuk i referohet parlamentit. Nuk thotë pushteti i parlamentit. Nuk vë në bazë parlamentin me organet e tij drejtuese, por vë ligjvënësin, deputetin.

Në pasqyrim të këtij neni, neni 134 që pasqyron se kush ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës, në mbi 100 fjalë të tij, nuk ekziston fjala parlament. Në pikën C, i njeh këtë të drejtë një të pestës së deputetëve. Dhe këtë të drejtë ia njeh baras me presidentin, kryeministrin dhe Avokatin e Popullit. Pra, kjo e drejtë është e pakufizuar.

Nuk ia njeh këtë të drejtë kryetares së parlamentit apo kryetarit, i cili në hierarki është numri 2 i shtetit.

Nuk ia njeh kryesisë, nuk ia njeh komisioneve, kurse gjykata mashtron, nxjerr entitet atë që nuk është subjekt ligjor për t’u paraqitur në gjykatë.
Gjykatësit mashtrojnë në mënyrë të paimagjinueshme.

Çfarë përfaqëson një e pesta e deputetëve? Për ata që kanë të qarta parimet më bazë të lirive në një shoqëri, kjo përcakton të drejtën e pakicës.
Kjo nënkupton se ata janë opozitarë. Por me kusht që të jenë një e pesta, jo më pak.

Këtij përcaktimi të kristaltë kushtetues, gjykatësit i kundërvunë fantazinë e tyre të sëmurë militante”, tha Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD.

Në vijim të akuzave, kreu demokrat u shpreh se duke shpërfytyruar veten e tyre, duke shkelmuar mbi veten dhe dinjitetin e tyre, thonë se një e pesta nuk legjitimohet se kjo kërkesë duhet të jetë e parlamentit dhe jo e deputetëve.

“Me një fjalë, për këta deputetë që Kushtetuta u njeh të drejtën e pakufizuar në të drejtën ndaj kësaj gjykate, që gjykata gjer dje ua ka njohur dhe respektuar këtë të drejtë. Vetëm tre javë më parë, gjykata ka pranuar ankesën e tyre për protokollin e marrëveshjes Shqipëri-Itali, që në fund të fundit ishte marrëveshje mes dy qeverive.

Por sigurisht nëse gjykata ka përjashtuar një të pestën e deputetëve si entitet me fuqi të pakufizuar, kjo një e pestë, në emër të shtetit, në emër të pakicës që përfaqëson në atë shtet, i ka të hapura dyert e gjykatës”, tha Berisha.

Etiketa: berishakushtetuesevendimi

Lajme të lidhura

Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili
Aktualitet

Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili

12:31 - 20/01/26
U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt
Aktualitet

U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

12:12 - 20/01/26
“24 janari do ju bëjë që të dridheni”, Noka: Do ta vazhdojmë betejën tonë, derisa të ju kërrejmë
Aktualitet

“24 janari do ju bëjë që të dridheni”, Noka: Do ta vazhdojmë betejën tonë, derisa të ju kërrejmë

12:05 - 20/01/26
Para
Hetimi i Kongresit: Presidentja e Harvardit dyshohet për plagjiaturë

Hetimi i Kongresit: Presidentja e Harvardit dyshohet për plagjiaturë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas gati një shekulli, ujërat e Radikës u bekuan sërish në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut
Kosovë & Rajon

Pas gati një shekulli, ujërat e Radikës u bekuan sërish në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

13:21 - 20/01/26

Në Maqedoninë e Veriut, pas gati një shekulli heshtjeje, ujërat e Radikës u bekuan sërish në gjuhën shqipe, një ngjarje...

Lexo më shumë
Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili

125-vjetori i Federatës Hungareze të Futbollit, Duka: Shembull i përkushtimit ndaj lojës së futbollit

13:15 - 20/01/26
Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres

Rikthehen emocionet e Champions League, njihuni me ndeshjet e ditës së sotme

13:08 - 20/01/26
Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili

Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili

12:31 - 20/01/26
U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

12:12 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com