GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha: Lekët janë por vidhen, projekti i Shqipërisë Madhështore fillon me pensionistët!

15:19 - 20/03/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Lekët janë por vidhen, projekti i Shqipërisë Madhështore fillon me pensionistët!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se fondet publike ekzistojnë, por sipas tij, ato vidhen nga qeveria aktuale.

Në takimin me demokratët e njësisë numër 8 në Tiranë, ai premtoi se brenda tre muajve të parë të një qeverisjeje të drejtuar nga Partia Demokratike, shqiptarët do të dalin nga varfëria ekstreme.

Berisha solli në vëmendje periudhën 2005-2013, duke theksuar rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe ndërtimin e infrastrukturës me kosto më të ulëta, duke akuzuar qeverinë aktuale për abuzime financiare dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

Pjese nga fjala

Merrni për një moment vetëm një gjë. 2005-2013, ne dyfishuam rrogat. Nuk ka mësues që të thotë nuk m’u dyfishua rroga. Nuk ka infermier që thotë nuk m’u dyfishua rroga. Nuk ka mjek që thotë nuk m’u mbidyfishua rroga, që të gjitha. Pensionet minimale ishin të turpshme, ishin 37 euro. U rrit minimalja u bë 82 euro në fshat, pensioni në qytet u rrit në 100 e sa euro, pensioni mesatar arriti në 146 mijë lekë.

Sigurisht, këto u bënë duke marrë para buxheti, duke fut te rrogat dhe tek pensionet, ato nuk erdhët vetvetiu dhe nuk ra Shqipëria, as nuk u shemb, po u ndërtuan 11.300 km rrugë. Po pse u ndërtuan 11.300 km rrugë?

Sepse, rrugët ndërtoheshin me çmimet që ndërtoheshin në Europë. Rruga Lushnjë-Fier është ndërtuar 1 milionë euro kilometri. Bajpasi i Fierit që është më i gjerë, është ndërtur me 2.8 milionë euro kilometri.

Autostrada Levan-Vlorë, më e gjera në Shqipëri dhe dy ura shumë të mëdha në Vjosë është ndërtuar me 2.8 milionë euro kilometri.

Kurse ky, rrugën 20 milionë euro kilometrin. Unazën e Tiranës, e merr dhe e ndan. Unaza e Tiranës, 13 kilometra ndahet në 14 copa, 14 kontrata, 14 kontraktime. Po pse? Për të vjedhur 14 herë.

Pra, a janë lekët? Lekët janë absolutisht, por ato vidhen.

Sigurisht, kryeministri nuk mund të fluturojë me avion, të shpenzojë 21 milionë euro për 2 vite. Jo. Do udhëtojë kryeminsitri me linja ajrore tregtare si të gjithë qytetarët dhe do harxhojë as 1/50 e këtij harxhimi.

Nuk mund të vendosen në oborrin e Kryeministrisë, nuk e ka asnjë kryeministri në botë atë. Vetëm po ta ketë Sulltani i Bruneit, po këto qeveritë e demokracisë, të vendoset Kopshti i Edenit 5 milionë euro se do dalë ai të zbresë dhe të hypë shkallët midis vazove të luleve.

A bëhen këto? Ja ku janë të gjitha.

Kështu që, paratë janë. Dhe këto para do i përdorim para së gjithash për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme. Dhe kjo do ndodhë absolutisht në 3 muajt e parë me vendimet dhe ligjet që do miratojmë.

Ne kemi shpallur para jush dhe mbarë shqiptarëve projektin e Shqipërisë Madhështore. Pse ky epitet për këtë projekt?

Nuk përdoret pa baza, përdoret me shumë baza.

Ky projekt fillon te pensionisti kësaj here.

Sepse pensionistin kjo qeveri e ka diskredituar në mënyrën më armiqësore.

Dmth ka punuar zonja e nderuar apo zotëria i nderuar gjithë jetën dhe nga viti 2013 gjer në vitin 2025, çmimet e ushqimeve me statistika zyrtare, janë rritur 40 përqind, pensioni është indeksuar vetëm me 20 përqind.

Dmth, pensioni që ai merr sot, është 20 përqind më i ulët se merrte në vitin 2013. Dhe pensioni që merr bashkëmoshatari i tij në Mal të Zi është tre herë më i lartë. Malazezët në vitin 2013 merrnin pensione më të ulëta se në Shqipëri. Malazezi e ka pensionin mesatar 450 euro, shqiptarët e kanë pensionin mesatar 170 euro.

Po çfarë ndodhi? Shumë e thjeshtë mo miq, qeveria çdo vit, të ardhurat që mbledh, që janë taksa që paguajnë qytetarët në çdo gjë, i shpërndan.

Një pjesë i lë për rrogëtarët, një pjesë për pensionistët, një pjesë i çon për shëndetësinë, poër shkollimin e fëmijëve, etj.

Ky thotë, se në qoftë se unë rris pensionet, shembet ekonomia dhe Shqipëria.

Gënjeshtër e ligë dhe banale.

Sigurisht që fondi i pensioneve nuk është një barrë, por është një barrë që duhet ta përballosh se ata kanë shkrirë jetën.

Pse Mali i Zi, Serbia e Maqedonia e trefishuan pensionin në një kohë kur tonat u indeksuan 20 përqind? Çfarë ndodhi? Fare thjeshtë, ata paratë që marrin nga buxheti i ndajnë një pjesë dhe i çojnë në fondin e pensioneve. Prandaj shkon pensioni atje 450 euro, kurse këtu mbetet 160 euro. Dëgjoja një ministre që thoshte se me 140 euro nuk je i varfër. Duhet të jesh i luajtur nga mendja që të flasësh në këtë mënyrë.

 

Etiketa: berishaPensioniste

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt, vazhdojnë hetimet e SPAK

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt, vazhdojnë hetimet e SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com