GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Lindshmëria në nivelin e 100 viteve më parë. Shqipëria po shkon drejt boshatisjes kombëtare

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Lindshmëria në nivelin e 100 viteve më parë. Shqipëria po shkon drejt boshatisjes kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar sot akuza të forta ndaj qeverisë gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ku foli për gjendjen demografike të vendit dhe emigracionin masiv.

Berisha deklaroi se sipas të dhënave të OKB-së, Shqipëria ka sot “lindshmërinë më të ulët në botë”, duke e krahasuar situatën me nivelin e një shekulli më parë. Sipas tij, dominimi i vdekjeve ndaj lindjeve dhe largimi i popullsisë po e çojnë vendin “drejt asgjësimit kombëtar”.

Në fjalën e tij, ai akuzoi qeverinë se ka ndërtuar “narkoshtetin e parë në Europë” dhe se politikat aktuale po shtyjnë qytetarët drejt emigracionit. Berisha tha se Partia Demokratike ka depozituar një rezolutë në Internacionalen Demokrate të Qendrës, e cila – sipas tij – denoncon situatën politike në vend.

Të dashur qytetar dhe qytetare, të gjithë ju që ndiqni në rrjetet e mia sociale këtë bisedë të hapur.
Së pari dua të ju përshëndes përzemërsisht dhe shkurtimisht, të paraqes para jush zhvillimet më kryesore.
Gjatë kësaj periudhe PD arriti të miratojë në Internacionalen Demokrate të Qendrës, organizatën më të madhe dhe më të vjetër të partive të qendrës së djathtë në botë CDI, rezolutën që dënon dhe denoncon me forcën më të madhe Shqipërinë e Edi Ramës si shtetin e farsës elektorale, si shtetin që shtyp pluralizmin dhe opozitën, si narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, si një narkoregjim kleptokratik që vjedh qytetarët e vet.
E konsideroj këtë një arritje shumë të madhe, sepse denoncimi i të keqes që ka ngërthyer vendin, shndërrimi i saj në një problem ndërkombëtar, është padiskutim një detyrim dhe një arritje e madhe për PD.
Në tërë historinë tonë ne kemi patur armiq të të gjitha llojeve, pushtues të shumë kombeve, por theksoj se sot në rrafshin e materies kombëtare, narkoshteti dhe droga, provohen armiqtë tanë më të egër në histori.
Kjo sepse në tërë historinë tonë kombëtare nuk është regjistruar kurrë një periudhë në të cilën në një afat kohor 10 vjeçar të jenë larguar nga Shqipëria rreth 45% e popullatës.
Nuk është regjistruar ndonjëherë në histori që në një hark kohor të shkurtër, Shqipëria të rrokulliset 100 vite mbrapa në treguesit ekzistencial të saj, treguesit demografik.
Sot për shkak të këtij narkoshteti dhe spastrimit që u bënë shqiptarëve nga vendi i tyre, ne sipas OKB-së kemi lindshmërinë që kemi patur 100 vite më parë dhe kemi lindshmërinë më të ulët në botë.
Nga viti 2018 në Shqipëri dominojnë thellësisht vdekjet më shumë se lindjet.
Ndërkohë me këtë ritëm, me këto tempe ne ecim të sigurtë drejt asgjësimit tonë kombëtar, drejt boshatisjes së këtij vendi.
Ndaj dhe jemi të përqendruar në të gjithë mundësitë dhe potencialin tonë, të denoncojmë këtë të keqe të madhe që është e gërshetuar në një me shtetin shqiptar dhe quhet narkoshtet, që është sot për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Lajme të lidhura

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve
Breaking Views

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve

23:13 - 07/07/26
“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s
Breaking Views

“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

22:52 - 07/07/26
Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s
Botë

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

22:33 - 07/07/26
Para
Berisha: Lindshmëria në nivelin e 100 viteve më parë. Shqipëria po shkon drejt boshatisjes kombëtare

Berisha: Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tiranës, në të gjithë vendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve
Breaking Views

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve

23:13 - 07/07/26

Gjatë marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, entuziazmi dhe revolta kanë qenë në kulm, teksa protestuesit kanë thirrur në kor slogane...

Lexo më shumë
“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

22:52 - 07/07/26
Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

22:33 - 07/07/26
Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

22:15 - 07/07/26
Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

21:57 - 07/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com