GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Lufta e Ukrainës, për lirinë e Botës…

19:12 - 24/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Lufta e Ukrainës, për lirinë e Botës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se opozita shqiptare mbështet fuqimisht luftën e drejtë të Ukrainës. Berisha u shpreh se PD denoncoi që ditën e parë me forcën më të madhe agresionin barbar të Vladimir Putinit kundër Ukrainës.

Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se nuk iu përgjigj që në fillim sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë së Putinit, duke shtuar se ai hapi portet për mallrat dhe kontrabandën ruse.

“Rama hapi plazhet për barbarët ruse, që pasi kryenin kasaphanë ndaj qytetarëve të Ukrainës, vinin në plazhet e Edi Ramës për të rimarrë forcat.
Miqtë e mi, PD denoncoi me forcën më të madhe fushatën anti-NATO, anti-Shqipëri të Edi Ramës, në mbrojtje të padronit të tij Vuçiç, i cili kalonte nga samiti në samit me tezën se Serbia më mirë të mos zbatojë sanksionet.

Me tezën se nuk duhet të rënë në qafë Serbisë për të zbatuar sanksionet e Rusisë.

Me tezën se Serbia është më mirë Rusi e vogël, një rrezik madhor për paqen, vetëm e vetëm se ishte vasal, argat i shpifur i serbomadhit Vuçiç.

PD, si parti e vokacionit perëndimor, pa diskutim ka një nga meritat më të mëdha në histori, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ishte aleanca e Atlantikut të Veriut, që i imponoi Edi Ramës të marrë kthesën, se përndryshe do përballej me pasojat më të rënda.

Ndaj dhe ky i pakarakter, argat i Vuçiçit, e qepi gojën, e mbylli gojën, hoqi dorë nga lobimi për Beogradin. Dhe kjo është meritë e madhe e NATO-s.
Por kjo është gjithashtu meritë e PD, që rreshtoi Shqipërinë në aleancën e Atlantikut të Veriut”, tha Berisha.

Në vijim, ish-Kryeministri e cilësoi luftën e kombit ukrainas si një luftë shpëtimtare për Europën, për lirinë e Botës.

“Dy vite nga dita kur diktatori rus, në një paranojë hitleriane, sulmoi vendin fqinj me qindra mijëra tanke, avionë, duke besuar se me një Blitzkrieg, njëlloj si Hitleri në Luftën e Dytë Botërore do lante duart shpejt e shpejt me Ukrainën dhe do u përvishej vendeve të tjera të lira të Europës.

Por, falë qëndresës, heroizmit legjendar të luftëtarëve të lirisë të kombit ukrainas, presidentit të nderuar Zelensky, ata që parashikuan disfatën apo mposhtjen e Ukrainës brenda javës, morët në fushat dhe malet e saj disfatën historike.

Autokolonat e tankeve dhe blindave, skuadrat vdekjendjellëse të aviacionit u asgjësuan.

Kombi ukrainas qëndroi për dheun e vet. Por qëndroi për të gjithë vendet e lira në Europë dhe në botë.

Lufta e kombit ukrainas është një luftë shpëtimtare për Europën. Është një luftë shpëtimtare për lirinë e botës”, tha Berisha.

Etiketa: berishaLuftaukraina

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Vendimi ndaj Qynos, Berisha: Ja si Dumani kërcënoi Gjykatën e Lartë

Vendimi ndaj Qynos, Berisha: Ja si Dumani kërcënoi Gjykatën e Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com