GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Lufta heroike e Ukrainës për mbrojtjen e lirisë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mosregjistrimi i PD-së, Berisha: Rama do përballet fuqinë tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha, publikoi një deklaratë të Partisë Demokratike me rastin e 1-vjetorit të luftës në Ukrainë.

Berisha shkruan se agresioni rus ndaj Ukrainë konsolidoi si asnjëherë më parë unitetin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Deklarata

Të dashur miq, një vit më parë diktatori mizor i Kremlinit urdhëroi trupat ruse të sulmojnë pa asnjë shkak një komb, vend të lirë, të pavarur, demokratik, fqinj dhe vëlla me kombin rus. Në të njëjtën kohë ai kërcënoi vende të tjera edhe anëtare të NATO-s dhe vringëlliu edhe potencialin e tij bërthamor.

Ky agresion në të vërtetë në fillim shtangu dhe tkurri për një moment Evropën dhe botën, të cilat përjetonin me ankth ditët e numëruara të rënies së Kievit dhe mbarë Ukrainës në kthetrat e pushtuesit barbar.

Por ndërkohë që të tjerët prisnin dhe paralajmëronin për çështje ditësh kapitullimin e Ukrainës, Presidenti Volodimir Zelenski, forcat e armatosura, dhe kombi liridashës Ukrainas u ngritën në zenitin e guximit, trimërisë, atdhetarisë dhe me një qëndresë epike shndërruan në kocka dhe hekurishte autokolonat e mijëra tankeve dhe agresorëve rus që po marshonin drejtë Kievit.

Pas këtij shembulli frymëzues dhe të jashtëzakonshëm vendet anëtare të Aleanca së Atlantikut të Veriut të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mobilizuan potenciale të mëdha financiare, logjistike, armatime moderne me të cilat luftëtarët e pamposhtur të Ukrainës bënë që agresori të dështojë me turp në rrafshin strategjik taktik operacional dhe sot pas një viti de fakto të mundet në çdo rrafsh ushtarak, ekonomik, politik.

Agresioni rus ndaj Ukrainës konsolidoi si asnjëherë më parë unitetin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, vendosmërinë e kësaj aleance dhe udhëheqësit të saj SHBA për të mbrojtur me fuqinë e tyre çdo centimetër të territorit të vendeve anëtare të NATO-s.

Lufta e kombit Ukrainas në udhëheqjen guximtare dhe largpamëse të Presidentit Zelenski çliroi Evropën nga ‘pushtimi’ energjetik rus. Kjo luftë faktoi se ekspansionizmi rus është rreziku më i madh për paqen dhe sigurinë në Evropë.

Sot, në këtë përvjetor njerëzit e lirë në mbarë botën përulen me nderimin më të madh para qëndresës së jashtëzakonshme dhe sakrificës sublime të dhjetëra e mijëra luftëtarëve ukrainas të lirisë që luftuan dhe ranë në fushën e nderit për lirinë dhe pavarësinë e vendit tyre.

Partia Demokratike e Shqipërisë, duke dënuar me forcën më të madhe agresionin barbar rus dhe mbështetur fuqishëm rezistencën e fuqishme të popullit të Ukrainës ndaj tij, konsideron luftën heroike të kombit të Ukrainës kundër agresorit rus, si një luftë jo vetëm për sovranitetin dhe lirinë e vendit të tij, por si një luftë mburojë e pakapërcyeshme për mbrojtjen e lirisë në Evropë dhe në botë.

Sllava Ukraine! Lavdi Ukrainës!

 

Etiketa: berishaLuftaUkraine

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
BBV/ Ermiona flet për ish-partnerin e saj: Ai nuk më…

BBV/ Ermiona flet për ish-partnerin e saj: Ai nuk më...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com