GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama dhe Balla po përbaltin heronjtë e luftës në Kosovë, janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama dhe Balla po përbaltin heronjtë e luftës në Kosovë, janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën dhe Taulant Ballën se po cenojnë figurat e luftës së UÇK-së.

Ai tha se përpjekjet për të përlyer heronjtë e luftës janë “antishqiptare” dhe se qeveria ka humbur legjitimitetin.

Pyetje: Zoti Berisha, prej ditësh Edi Rama dhe Taulant Balla kanë publikuar dokumente kundër protestuesve të angazhuar në luftën e UÇK-së, konkretisht për të sulmuar Dritan Goxhajn. Taulant Balla ka publikuar një listë pagese, në të nxirret si mercenar edhe heroi i kombit Tahir Sinani, i vlerësuar si luftëtar i tre luftërave për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve.

Sali Berisha: Këta janë, çdo epitet mund t’u vihet. Janë turpi!

Edi Rama është shndërruar në dajën e vet. Rrëmon në biografitë e njerëzve në mënyrën më të perversë, më të poshtër.

Përpiqen të manipulojnë me dokumente duke falsifikuar firma etj. Por unë shprehem dhe shpreh prapë se lufta çlirimtare e shqiptarëve në Kosovë, se është e Kosovës, por mos harro se janë me dhjetëra e dhjetëra të rënë, nga Berati, nga Kavaja, nga Tropoja, nga Kukësi, nga Hasi e të tjerë, janë me dhjetëra e dhjetëra, janë shumë, që kanë rënë për t’u bërë të pavdekshëm për lirinë e Kosovës.

Kështu që këto që përpiqen të përbaltin luftën, të përbaltin heronjtë e luftës, janë, mund t’u them çdo epitet, por po ndalem me kaq, janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin e tyre te droga, krimi e vjedhja.

Janë turpi i kombit!

Merren me, ti ke qenë kështu, ke qenë ashtu, ke qenë ky, ke qenë ai. apo si ai që ia nxori ato 17 kompanitë, e patë atë apo jo? Në parlament. Krimi se kishte 17 kompani.

Me një fjalë, këta kanë humbur logjikën, nuk kanë legjitimitet, qëndrojnë si hajdutë në detyrë, duhet të largohen një minutë e më parë.

Kanë marrë fund, nuk kanë më shpresë.

Etiketa: berishaLuftaRama

Lajme të lidhura

Aktivisti Noj: Të gjithë bashkë në protestë, nuk na duhet përçarja
Breaking Views

Aktivisti Noj: Të gjithë bashkë në protestë, nuk na duhet përçarja

20:31 - 03/10/26
Aktivistja Vatnikaj: Rama nuk sjell parimet BE-së, por qeverisjen e 313-ës
Breaking Views

Aktivistja Vatnikaj: Rama nuk sjell parimet BE-së, por qeverisjen e 313-ës

20:26 - 03/10/26
“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”/ Thirrjet e protestuesve: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën!
Breaking Views

“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”/ Thirrjet e protestuesve: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën!

20:21 - 03/10/26
Para
Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Noj: Të gjithë bashkë në protestë, nuk na duhet përçarja
Breaking Views

Aktivisti Noj: Të gjithë bashkë në protestë, nuk na duhet përçarja

20:31 - 03/10/26

Këtë të shtune zhvillohet protesta e 126-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Ramës. Aktivisti Erald Noj u shpreh se...

Lexo më shumë
Aktivistja Vatnikaj: Rama nuk sjell parimet BE-së, por qeverisjen e 313-ës

Aktivistja Vatnikaj: Rama nuk sjell parimet BE-së, por qeverisjen e 313-ës

20:26 - 03/10/26
“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”/ Thirrjet e protestuesve: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën!

“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”/ Thirrjet e protestuesve: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën!

20:21 - 03/10/26
“E dhimbshme të kthehesh pa pikë pas një ndeshjeje të tillë”/ Maran: Luajtëm më mirë se Finlanda, na u anulua edhe një penallti

“E dhimbshme të kthehesh pa pikë pas një ndeshjeje të tillë”/ Maran: Luajtëm më mirë se Finlanda, na u anulua edhe një penallti

20:15 - 03/10/26
“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka

“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka

20:00 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com