GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Marrëveshjen e portit të Durrësit do ta çojmë në Strasburg, edhe Butrinti…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Marrëveshjen e portit të Durrësit do ta çojmë në Strasburg, edhe Butrinti…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryemokrati, Sali Berisha e ka quajtur antikushtetues vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e Portit të Durrësit me qeverinë shqiptare.

Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një aneks të PS-së dhe ka shkelmuar në mënyrë të tmerrshme interesin publik.

Kreu i demokratëve theksoi se marrëveshja e Portit të Durrësit do të çohet në Strazburg.

“Tani ju jeni informuar, Gjykata Kushtetuese dhe ajo është shndërruar në një aneks të PS-së. Ka marrë vendimet më antikushtetuese dhe ka shkelmuar në mënyrë të tmerrshme interesin publik. Duhet bërë një hetim nëse ata gjykatës kanë marrë ndonjë apartament në Dubai City të Edi Ramës, me vendimin që morën.

Të miratosh një marrëveshje e cila shkel në mënyrë flagrante marrëveshjen e stabilizim asociimit. Ndalem këtu, sepse në kushtetutën tonë dhe jo vetëm në të, marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi ligjin e vendit, predominon mbi ligjin e vendit.

Të përdorësh klauzolën e Kushtetutës që thotë se marrëveshja shqyrtohet para se të votohet në parlament, është një spekulim. Sepse ka një nen tjetër Kushtetuta që zgjat afatin e shqyrtimit të ligjit në dy vite dhe marrëveshja shkon si ligj, marrëveshja thotë ligj, aq më tepër kur kjo marrëveshje është në kundërshtim të hapur me marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe gjykata Kushtetuese është e detyruar ti japë përparësi marrëveshjes së stabilizim-asociimit përpara marrëveshjes së Durrësit.

E treta, siç e dini është një marrëveshje pa garë, e cila në vetvete është në shkelje të Kushtetutës, e cila garanton në nenet dhe frymën e saj garën e hapur dhe të lirë, kjo është bërë pa garë. Dhe këto nuk janë motive për gjykatën Kushtetuese, por njëlloj si të kenë marrë ndonjë apartament në Dubai City, duke treguar një qëndrim korruptim, antiligjor të pashembullt.”, tha ai.

Ne do ta çojmë në Strasburg marrëveshjen e portit të Durrësit.

Po përpiqen ta kalojnë çështjen e Butrintit, ajo do të bëhet çështje botërore, ndërkombëtare dhe nuk do të pranohet kurrë një vendim i korruptuar i kësaj Gjykate. Është gjithçka në konflikt interesi. Është një nga megaaferat më të mëdha dhe shkatërrimi i Parkut të Butrintit”, është shprehur Berisha.

 

Etiketa: berishaDurrësKryesore1Strasburg

Lajme të lidhura

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Para
Luizi dhe Kiara shihen bashkë në një tjetër dalje publike

Luizi dhe Kiara shihen bashkë në një tjetër dalje publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26

Vrasja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Dukagjinit po hetohet nga autoritetet, të cilat kanë përqendruar vëmendjen te një...

Lexo më shumë
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com