Në mbledhjen me aleatët e Federatës së Bashkuar lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e bashkimit të forcave opozitare për të përballuar regjimin aktual. Ai foli për një koalicion të gjerë që synon të sfidojë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, duke e akuzuar atë për krijimin e një “narkoshteti” dhe udhëheqjen e një organizate kriminale.
Berisha nënvizoi se mbledhja me aleatët e Federatës së Bashkuar ishte një hap kyç në konsolidimin e opozitës. Sipas tij, ky bashkim është i domosdoshëm për të luftuar regjimin e kakistokracisë që ka mbërthyer vendin. Berisha ftoi të gjitha partitë opozitare të lënë mënjanë dallimet e brendshme dhe të bashkohen për të sjellë një ndryshim të vërtetë. Ai e përshkroi situatën si një mundësi të vetme për të sjellë drejtësi dhe për të rikthyer demokracinë në vend.
Pjesë nga fjala
Ky takim i Federatës opozitare vjen në prag të protestës së madhe të opozitës, në të cilën populli opozitar do t’i dëshmojë shqiptarëve dhe botës se Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit dhe me dëshmitë tronditëse të bazuara në dokumente autentike origjinale dhe prani fizike të Arben Ahmetajt, ai është sot një delinkuent madhor në krye të një organizate kriminale, të cilën ne e kemi damkosur me kohë.
Por vetëkuptohet kur ato dëshmi vijnë me dokumente nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë në 10 vite, ato janë prova të pakundërshtueshme të inkriminimit të thellë të Edi Ramës.
Por ky takim dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër kësaj të keqe të pakrahasueshme me ndonjë të keqe tjetër që nga diktatura hoxhiste gjer sot.
Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term: regjimit të kakistokracisë që përmbledh të gjitha të këqijat që mund t’i bëjë një pushtet një vendi.
Dhe në fakt, një pushtet që përzë nga vatrat e tyre 40-45 përqind të popullit në 10 vite, është më i keqi që ky popull ka njohur në historinë e tij.
Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara.
Sepse ky bashkim ka një rëndësi vendimtare.
Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara.
Dhe të gjitha variantet e tjera, vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës.
Sot, Edi Rama vrapon me skemën e tij të vjetër të shkelmimit të ligjit elektoral në çdo nen të tij.
Pasi është diskredituar, vazhdon serialin e mashtrimeve të tij ndaj shqiptarëve.
Ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme fitorja e presidentit Trump në SHBA.
Në qoftë se Xhorxh Soros, përveç Aleksit, do kishte një djalë të adaptuar, ky do e kishte emrin Edi Rama në të gjitha veset dhe të këqijat e tyre.
Pra, shqiptarët fitoren e Donald Trump, disfatën fatale të Xhorxh Sorosit duhet ta shohin edhe si një triumf të tyre më shumë se të gjithë kombet e tjera.
Sepse në asnjë vend të planetit nuk gjen një të dytë, bir më shpirtëror se Edi Ramën për Xhorxh Sorosin.
Karriera e tij sorosiane fillon në vitet ’90 dhe së fundmi së bashku me bashkëshorten kanë qenë eksponentë kryesorë të doktrinës së Sorosit në Shqipëri, doktrinë e ekstremit të majtë.
Edi Rama me fanatizëm zbatoi në Shqipëri aspektet më çnjerëzore të doktrinës së Sorosit për familjen, për gjininë njerëzore.
Ne jemi njerëz tradicionalë dhe në qoftë se tradita ka një kështjellë të veten, e ka familjen.
Familja është kështjella e traditës dhe familjen pikërisht ky e sulmoi në mënyrën më të egër.
Shkollat filluan të largohen nga termat fjalët më të dashura të njeriut të të gjitha kohërave, nënë dhe baba, dhe t’i zëvendësojnë me numra 1 dhe 2. Në parlament erdhi ligji për të krijuar fermat e grave, të cilat do lindnin fëmijët e askujt.
Shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë rreziqesh i kanoseshin familjes shqiptare nga doktrina e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
Por duhet të pranojmë se me goditjen e Xhorxh Sorosit merr një goditje korrupsioni transnacional.
Discussion about this post