GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha mbledh ekspertët: Rroga mesatare do jetë 1200 euro, minimumi jetik 200 euro

22:06 - 02/12/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha mbledh ekspertët: Rroga mesatare do jetë 1200 euro, minimumi jetik 200 euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në tryezën e përbashkët me deputetë dhe ekspertë të fushës, rreth projekt-buxhetit 2025, iu referua situatës së rënduar ekonomike dhe sociale në Shqipëri, të cilën e cilësoi si një emergjencë kombëtare.

Sipas liderit të PD-së, Sali Berisha, varfëria dhe mjerimi kanë prekur 46% të shqiptarëve, ndërsa pensionistët janë grupi më i goditur nga inflacioni, me fuqinë e tyre blerëse të reduktuar ndjeshëm krahasuar me 2013. Shumë prej tyre nuk arrijnë të sigurojnë ushqimin bazë, për shkak të çmimeve të larta që janë shpesh më të shtrenjta se ato në disa vende të BE-së.

Berisha theksoi se, 12 vite më parë, Shqipëria ishte ndër vendet me shpërndarjen më të mirë të të ardhurave në rajon, falë rritjes së pagave, pensioneve, uljes së taksave dhe investimeve në infrastrukturë. Ndërkohë, sot, vendi renditet i fundit në rajon për paga dhe pensione. Sipas Berishës, pabarazia ka arritur nivele ekstreme, me diferenca të theksuara mes rrogave të larta dhe pensioneve minimale.

PD angazhohet të përmbysë këtë model të shpërndarjes së të ardhurave, duke synuar drejtësi dhe barazi më të madhe ekonomike, në përpjekje për të adresuar varfërinë dhe për të rikthyer kohezionin social.

Kryetari i PD, Sali Berisha trajtoi angazhimet e PD-së për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve. Kryedemokrati premtoi vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh për ata që marrin më pak ose asgjë, dhe një rrogë minimale prej 500 eurosh, si dhe rritjen e pensioneve me 20%, me synimin për dyfishimin e tyre. Ai theksoi gjithashtu rritjen e rrogës mesatare në 1200 euro.

Berisha: Në qoftë se, kemi të ardhura të supozojmë 100 lekë, ato do përdoren për realizimin e të gjitha objektivave tona për investimin tek njeriu, tek jeta e tij, tek përballimi i saj, etk begatimi i tij dhe pastaj do kenë destinacion tjetër.

Jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë pregatitur programin, por mirënjohës edhe deputetëve dhe departamentet për amendamentet që kanë pregatitur.

Sigurisht, këto amendamente nuk votohen, por këto amendamente janë hipoteka jonë, janë zotimi ynë solemn për t’i votuar në buxhetin e parë të PD.

Për të vendosur në buxhetin e parë të PD, minumin jetin, 200 si fillim dhe është 3 herë më i vogël se në Itali. Atje, i kanë më lirë ushqimet se sa këtu.

Pra, të mos mendojmë se, pensionisti shqiptar ka të drejtë 100 herë, 1000 herë të krahasohet, sepse bashkëmoshatari i tij i blen më lirë ushqimet në Itali se sa këtu, apo në Greqi, dhe ky është hapi i parë.

Ky minimum jetik do të shtrihet për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, ose nuk merr.

Mbi këtë minimum jetik, do të rriten pensionet me 20% me objektiv, dyfishimin e tyre, do të rriten rrogat minimale.

Rroga minimale do të jetë 500 euro, dhe nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro, pavarësisht nga efektet që mund të më thotë kush se do ketë në punësime e të tjera me radhë.

Sigurisht, që, po të punosh me skllevër, fiton më shumë. Po ne nuk jemi e asaj filozofie. Njerëzit që punojnë duhet të paguhen të paktën 500 euro, është minimum.

Rroga mesatare do të jetë 1200 euro, rroga maksimale nuk do të lëvizë, jo. Nuk ka për të lëvizur. Sepse, rroga maksimale që ta dini ju, të nderuar miq, i kemi më të larta se në Kroaci, se në Slloveni, se në vende të tjera.

Sigurisht, në konceptin e vjetër kjo ndodh, kur nuk ke asnjë lloj karakteri human as njerëzor, i lejon vetes një gjë të tillë.

Duhet të ritheksoj këtu, nuk premtohet dhe nuk premtoj kategorikisht lugë të artë, por në mënyrë absolute shqiptarët do të dalin në krye për rrogat e tyre dhe pensionet, në krye të rajonit, sepse nuk ka asnjë vend tjetër me pasuritë që ka Shqipëria, asnjë tjetër. Pasuritë e saj janë të pafundme.

Kështu që, i gjithë programi ynë do të ketë këtë objektiv kryesor, e gjithë shpërndarja e të ardhurave këtë objektiv kryesor.

Normale është, që çdo shqiptar do shtrojë pyetjen: ku do gjejnë këta paratë?

Së pari, me përgjegjësi të plotë u them qytetarëve shqitparë se, paratë janë dhe se nuk do mbetet asnjë kilometër rrugë pa ndërtuar. Jo, asnjë punë publike pa bërë. Jo.

Po nuk ndërtohen kurrë rrugë dhe punë publike me çmim të dhjetëfishtë krahasuar me Kroacinë që e kemi ngjitur, vend anëtar i BE.

Shiko se çfarë janë këta? Ua indeksojnë pensionet pensionistëve po të marrësh rreth 30% në 12 vite, dhe iu thonë se kaq janë rritur. Po indeksi i materialeve të ndërtimit sa është rritur?

Është rritur më shumë se kaq. Jo, jo mund të jetë edhe më pak. Po sa paguhen shqiptarët për punë, pavarësisht nga kjo rritje, ta zemë 30 apo 35%?

Shqiptarët paguajnë 10 fishin. Praktikat më të padëgjuara ndonjëherë, kurrë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
“Ka një hartë sekrete ruse”, eksperti: Ka në listë edhe Shqipërinë, rrezikohemi nga aktet terroriste

“Ka një hartë sekrete ruse”, eksperti: Ka në listë edhe Shqipërinë, rrezikohemi nga aktet terroriste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com