GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha me krerët e degëve të Tiranës: U bë gjithçka që të izolohej PD, diktatura përdor çdo mjet

22:50 - 23/11/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha me krerët e degëve të Tiranës: U bë gjithçka që të izolohej PD, diktatura përdor çdo mjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta ju, drejtuesve të PD, drejtuesve të degëve të PD, dhe të gjithë strukturave të partisë, anëtarëve, simpatizantëve tanë në Tiranë por edhe në mbarë Shqipërinë.

Takohemi sonte në prag të një mosbindje civile të madhe të thirrur për ditën e martë, në ora 5, në të cilën Tirana duhet të jetë në duart e qytetarëve.

Të dashur miq!

PD u përball me një kalvar të cilin ndofta nuk e ka përjetuar ndonjë forcë tjetër politike, por ajo u përballë me dinjitet dhe me sukses. U përball me diktaturë dhe përballet me një diktaturë, duke dëshmuar para së gjithash se ajo është një forcë politike e pamposhtur.

Sot, ndonëse diktatura përdor çdo mjet dhe si i mbyturi kapet edhe në fijen e barit, përpiqet të zgjasë me çdo kusht jetën e saj, ajo ka përballë një forcë politike me një forcë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Ka përballë një forcë politike, e cila kaloi rubikonin.

Po të kemi parasysh se grushti i shtetit që u bë kundër opozitës shqiptare nga mafia Edi Rama- George Soros, kishte parashikuar shndërrimin e asj në një fasadë të qeverisë, dhe kur dështoi mobilizoi të gjithë forcën për izolimin e saj.

Në akte të cilat të rikujtojnë romanet e George Orwell, apo të Franz Kafkës, por fatmirësisht kjo mafie mori një përgjigje ekzemplare nga qytetarët e SHBA më datën 5 nëntor.

Kjo mafie me inspiracion marksist- leninist në SHBA, krejtësisht mafiozë në Shqipëri përbënte një rrezik madhor, jo vetëm për PD, por e vërteta, është një rrezik madhor për SHBA dhe vende tjera të lira.

Një lëvizje që frymëzonte, predikonte transformimin e identitetit njerëzor, një agresion ndaj identitetit njerëzor, ndaj familjes dhe vlerave të saj, ishte frymëzimi më ekstremist i majtë.

Ekstremizmi i majtë, apo marksizmi- leninizmi krijoi woke-izmin dhe cancel culture, të cilat ne i kemi njohur në kulmet më të zeza të diktaturës komuniste. Në kohërat kur arkivoheshin jo veprat e letërsisë perëndimore në frymën e Cancel Culture, por dhe në frymën e rilindasve tanë.

Nuk po ndalem më tej në këtë histori, por nuk ka dyshim se për një forcë politike që ka në programin e vet themelor, vlerat universale të lirisë, të dinjitetit njerëzor, të familjes, patriotizmin.

Goditja me votë e këtyre rrymave është e një rëndësie shumë të madhe.
Por ne rikthehemi përsëri në Shqipëri.

Sot, narkodiktatura çdo ditë vazhdon nxjerr fytyrën e vet gjithnjë e më të shëmtuar. Vazhdon me akte gjithnjë e më kriminale.

Nuk di të tërhiqet. Unë u them ju se, buxheti 8.2 miliardë euro, e gjitha mund dhe djersë e shqiptarëve, taksa të shqiptarëve që paguajnë dhe në çdo gotë ujë që pi, ka shpërndarjen më çnjerëzore që mund të imagjinoni.

Shpërndarje të atillë që, vetëm njerëz të verbuar dhe të degraduar nga vjedhjet nuk pyesin për asgjë, mund të ja lejojnë vetes ta bëjnë.

Për të shtrënguar, për të mbijetuar u bë ndryshimi i radhës dhe u vendosën elementët më të inkriminuar të Shqipërisë në drejtim të policisë së qarqeve, se ky është një shtet policor i tërë.

Drejtësia e George Soros-it nxjerr çdo ditë në pah shëmtinë e saj. Gjykatës dhe prokurorë vagabondë imoralë shkruajnë në tavolinat e tyre librin themelor të shtetit, Kushtetutën. Dhe kjo do vazhdojë gjersa ne t’i japim përgjigjen e merituar dhe përfundimtare këtij regjimi.

Të dashur miq, më sipër ju thashë se ne kaluam rubikonin. Mos harroni se në një padrejtësi që do regjistrohet në memorien e kohërave, u bë gjithçka që të izolohej PD.

Nuk janë të largëta ditët apo javët kur telefonatat nga Uashingtoni dhe përfaqësitë e tij kërcënoni individë që të mos takoni këtë ose atë eksponent të PD.
Absurdi pra, nuk kishte kufij. Por e vërteta është, se sot, ju që jeni mbledhur aty dhe demokratët kudo që janë, të cilët besonin në mënyrë të palëkundur tek vlerat universale janë njerëzit më të mbështetur se kurrë ndonjëherë.

Narkoregjimet e Tiranës i dhanë ndëshkimin e tyre me rezoluta si kurrë në historinë e vendit, përveçse në kohërat e zeza të Enver Hoxhës, organizatat më të fuqishme të partive politike të spektrit tonë.

Cilido që lexon rezolutat ato janë rezoluta që nuk ekzistojnë për asnjë vend tjetër. Shqipërinë e damkosi si narkoshtet, si shtet të burgjeve politike, si shtet në të cilin shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët.

Si shtet që nuk zhvillon zgjedhje të lira, si shtet në të cilin Kushtetuta dhe ligjet nuk respektohen, dhe drejtësia është shndërruar në një armë politike.

Këto rezoluta hedhin poshtë me përçmim degradimin e sistemit të drejtësisë të degraduar nga reforma Soros.

Pra, miqtë e mi, ne kemi mbrojtur kauzë të drejtë. Ne kemi mbrojtur parime të drejta. Kemi mbrojtur të vërteta. Për të gjitha këto, çdonjërin prej nesh, sigurisht e frymëzojnë. Çdonjërin prej nesh e bën më të fuqishëm, sepse e kupton që në këtë betejë ai ka një mbështetje që kurrë nuk e ka patur ndonjëherë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë
Aktualitet

Bardhi i drejtohet Kuvendit: Qeveria të japë llogari për përmbytjet

16:30 - 08/01/26
Berisha: Ergys Agasi u shiti armiqve të NATO-s të dhëna që i ishin besuar Shqipërisë dhe përgjoi ambasadat
Uncategorized

Berisha: Ergys Agasi u shiti armiqve të NATO-s të dhëna që i ishin besuar Shqipërisë dhe përgjoi ambasadat

13:28 - 07/01/26
Skandal në maternitet/ Detaje nga sherri, ja pse u rrahën mjekët me njeri-tjetrin
Aktualitet

Skandal në maternitet/ Detaje nga sherri, ja pse u rrahën mjekët me njeri-tjetrin

16:20 - 06/01/26
Para
E pabesueshme! Vedat Muriqi i jep fitoren skuadrës së tij duke i treguar gishtin e mesit kundërshtarit

E pabesueshme! Vedat Muriqi i jep fitoren skuadrës së tij duke i treguar gishtin e mesit kundërshtarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com