GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Me SPAK do veproj siç bëri Trump me prokurorinë e New York

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do ta respektoj vendimin e GJKKO”, reagon Berisha: Çështja është në Strasburg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha i qëndroi deklaratave për “shkrirjen” e SPAK gjatë një emisioni televiziv mbrëmjen e sotme.

Berisha tha se nëse do të pranonte një prokurori politike, atëherë ai do të tradhtonte opozitarizmin.

“Nuk ka në mënyrë absolute përveç asaj që kam thënë këtu në dhjetor. Nëqoftëse unë do pranoja këtë Prokurori siç është unë do isha një tradhtar, më i madhi në historinë e opozitarizmit në Shqipëri. Unë kam këtu tre rezoluta ndërkombëtare. Të cilat damkosin SPAK-un si prokurori politike. Nëse unë si opozitar do pranoja një prokurori politike, unë do pranoja një gjëmë të madhe për vendin tim”, tha Berisha në emisionin “Debat”, në A2 CNN.

Për të shpjeguar qëndrimin e tij për “shkrirjen” e SPAK, Berisha mori si shembull Presidentin amerikan, Donald Trump.

“Tre ditë më parë Donald Trump ka shkrirë prokurorinë e Nju Jorkut. Dy ditë më parë Donald Trump ka shkarkuar të gjithë prokurorët e emëruar nga Joe Biden. Sepse vetëm e vetëm janë dëshmua prokurori politike, për asgjë tjetër. Sepse po të marrësh platformën e tij, platforma antikrim e tij është më e fuqishme seç ishte e Joe Biden”, tha ai.

I pyetur se ku bashkohet me kryeministrin Edi Rama në kritikat që ka ndaj SPAK-ut, Berisha tha se ai nuk ka asnjë lidhje me kreun e qeverisë në vlerësimet ndaj këtij institucioni.

“Ky institucion është para një mali aktesh korruptive të panumërta. Unë kam vlerësuar dhe mbështetur ata prokurorë që zbatojnë ligjin. Por, ata që flenë mbi dosjet e krimit dhe i përdorin ato për t’u pasuruar dhe ryshfet, ata duhen dënuar”, tha Berisha.

“Absolutisht nuk kam asnjë lidhje me të (Edi Ramën) në këto vlerësime. Unë do të tradhtoja opozitën nëse nuk do të qëndroja me forcën më të madhe kundër prokurorisë politike. Një prokurori që punon për një Shqipëri pa opozitë, duke arrestuar liderët e opozitës pa asnjë fakt…”, shtoi kreu demokrat.

Berisha tha më tej se opozita ka dorëzuar në SPAK rreth 60 dosje me fakte dhe dokumente zyrtare kundër korrupsionit.

“Kurrë në historinë e këtij vendi nuk është bërë kjo që ka bërë opozita shqiptare kundër korrupsionit, këto dy vitet e fundit. Me dosje të faktuara, me dokumente zyrtare, ne kemi dorëzuar në prokurori speciale rreth 60 dosje. Kemi denoncuar publikisht me qindra akte madhore korruptive të qeveritarëve me dokumente zyrtare. Ne organizuam 44 protesta te Bashkia Tiranë kundër vjedhjeve të Erjon Veliajt, 5D dhe inceneratorit. Jemi përpjekur të bëjmë detyrën tonë ndaj kësaj shoqërie. SKAP-i e dënoi Veliajn për Nesti Angonin. Kjo opozitë ka qenë më aktive se kurrë kundër korrupsionit dhe ka bërë dhjetëfishin e punës që ka bërë SKAP-i dhe kushdo tjetër”, u shpreh më tej Berisha.

Etiketa: Donald TrumpSali BerishaSpak

Lajme të lidhura

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Para
Një 4 Korrik ndryshe në ShBA

Jo më ‘letra amerikane’ me bashkim familjar/ Administrata Trump pezullon programin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş