GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha me strukturat në Durrës: Do ta çojmë Shqipërinë aty ku shumë njerëz nuk e imagjinojnë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha me strukturat në Durrës: Do ta çojmë Shqipërinë aty ku shumë njerëz nuk e imagjinojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ku theksoi rëndësinë e angazhimit të opozitës për të sjellë ndryshimin që sipas tij, kërkojnë shqiptarët. Ai u prit me entuziazëm nga mbështetësit, të cilëve iu drejtua me një mesazh mbi vizionin e tij për të ardhmen e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për konceptin e “Shqipërisë Madhështore”, duke theksuar se kjo nuk është një ide abstrakte, por një realitet i provuar nga qeverisja e mëparshme demokrate.

“Kur themi Shqipëria Madhështore, ne nuk fluturojmë në erë, sepse ne e kemi faktuar këtë gjë,” deklaroi ai. “Kush e mendonte se do të ndërtoheshin 12 mijë kilometra rrugë, se Shqipëria do të bëhej anëtare e NATO-s, se do të dilnim nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta? Askush, por këto u bënë realitet.”

Berisha kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e investimeve strategjike, duke përmendur ngecjen në sektorin energjetik dhe mungesën e projekteve të reja për gazifikimin e vendit. Ai vuri në dukje se projektet madhore si TAP dhe hidrocentralet u realizuan gjatë qeverisjes së tij dhe se sot vendi ka potencialin për t’u bërë një “superfuqi reale e energjisë në rajon” falë burimeve natyrore që ofron.

Në përfundim, ai bëri thirrje për mobilizim maksimal deri më 11 maj, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik për rikthimin e demokracisë dhe ndalimin e shpopullimit të vendit. “Programi ynë ‘Shqipëria Madhështore’ nuk është një fantazi, por një vizion i fuqishëm dhe real, që do ta çojë Shqipërinë aty ku shumë njerëz nuk e imagjinojnë,” tha ai.

Etiketa: berishaSali Berisha

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Hetimet/ Qindra mijëra eurot që përfitoi Altin Basha nga çifti Xoxa-Veliaj

Hetimet/ Qindra mijëra eurot që përfitoi Altin Basha nga çifti Xoxa-Veliaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com