GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha mes të rinjve më “8 Dhjetor”, thirrja: Shpëtojeni këtë vend

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha mes të rinjve më “8 Dhjetor”, thirrja: Shpëtojeni këtë vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot për herë të parë në një aktivitet publik pas sulmit të dy ditëve më parë ku u qëllua me grusht nga një i ri në protestën e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga FRPD, Berisha i bëri thirrje të rinjve se janë shpresa e vetme për të shpëtuar vendin. Sipas tij, Shqipëria është në rrokullisje të madhe për shkak të kësaj qeverie.

“Të dashur delegatë të FRPD-së, të dashur anëtarë dhe anëtare të FRPD-së, kudo ku ndodheni sot, i dashur Besart, kryetar i FRPD-së, drejtues të mëparshëm të kësaj organizate me një histori dhe të ardhme të jashtëzakonshme, me një rol sa madhor në historinë e këtij vendi, në historinë e shqiptarëve, po kaq të madhërishme për të ardhmen e shqiptarëve.

Lexo edhe: FRPD përkujton lëvizjen e dhjetorit, i pranishëm Berisha

Sot mblidhemi në Kuvend pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët e FRPD, u shndërruar në fibrën me të fuqishme të rithemelimit të PD, të rivitalizimit të saj. Ai revolucion kishte dy qëllime madhore, shpëtimin e PD dhe shpëtimin e Shqipërisë. Ju vini krenarë pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. Ju vini krenar dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, në misionin tuaj të dytë, i cili është mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar. A do mundeni ju me energjitë, guximin tuaj të shpëtoni Shqipërinë e cila ndodhet në një rrokullisje të madhe. Përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm ndër më të egërit e historisë kombëtare.

A do mundet të shpëtoni ju sot Shqipërinë që është sot vendi më i agresuar, më viktimë e mafies shqiptare, rajonale dhe botërore. E them këtë dhe shtroj këtë pyetje, por bindja ime e thellë është se ju keni të gjithë potencialin, energjinë, entuziazmin dhe forcën për të shpëtuar këtë vend. Për ta vendosur atë përsëri në rrugën e së ardhmes, të dinjitetit kombëtar dhe integrimit euroatlantik”, tha Berisha.

Etiketa: berishaFRPDmisioniqeveriariniathirrja

Lajme të lidhura

Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës
Aktualitet

Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës

20:21 - 26/08/26
Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!
Aktualitet

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Para
“Edi Rama bir xhelati”, Berisha ngre sallën në këmbë

“Edi Rama bir xhelati”, Berisha ngre sallën në këmbë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës
Aktualitet

Protesta 88 kundër qeverisë, qytetari komenton prangosjen e Ergys Agasit: Lajm i mirë! Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës

20:21 - 26/08/26

Në protestën e 88-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një prej qytetarëve të pranishëm në shesh ka komentuar arrestimin...

Lexo më shumë
Arrestimi/ Biznesmeni Ergys Agasi në makinë me krahun e djathtë të Prodës! Edhe Uljan Shpataraku ishte në kërkim

Arrestimi/ Biznesmeni Ergys Agasi në makinë me krahun e djathtë të Prodës! Edhe Uljan Shpataraku ishte në kërkim

20:12 - 26/08/26
Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

19:43 - 26/08/26
Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com