GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Mogherini dhe Rama, të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë

12:02 - 03/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Mogherini dhe Rama, të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati, Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme Edi Ramën se është i implikuar në skandalin e Kolegjit Europian në Tiranë, për të cilin u arrestua mikesha e tij Federika Mogherini.

Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se me një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që nuk është publikuar sepse është korruptive, është vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusi i Kolegjit Bryzh duke marrë pikërisht për këtë qëllim truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës, për të cilin ekzistonte edhe projekti i kampusit.

“Pas skandalit të vjedhjes së 50 milionë eurove të taksapaguesve shqiptarë në tenderin e tunelit të Llogarasë nga Ramaduro dhe Lubi Balluku, plas skandali tjetër i vjedhjes së miliona e miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë dhe europianë me kampusin e Kolegjit Evropian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të përcaktuara nga Lubi Mogherini dhe Ramaduro, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. E përbashkëta e këtyre dy skandaleve të përmasave ndërkombëtare është se në të dyja del protagonist kryesor Edi Rama, njëheras kryeministri më i korruptuar i Europës.

Me një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që nuk është publikuar sepse është korruptive, është vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusi i Kolegjit Bryzh duke marrë pikërisht për këtë qëllim truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës, për të cilin ekzistonte edhe projekti i kampusit.

Po kështu për të vazhduar vjedhjen e parave, Federica Mogherini dhe Ramaduro e vlerësimet e tyre kanë fryrë për interesa korruptive koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë dhe kanë caktuar si bursë shumën 27 mijë euro kundrejt 29 mijë euro që është shumë për studentët që studiojnë në Belgjikë në Kolegjin e Bryzhit. Ndërkohë që rroga mesatare në Shqipëri është 5 herë më e ulët se rroga mesatare në Mbretërinë e Belgjikës.

Përveç këtyre, me një marrëveshje sekrete që në kundërshtim me ligjin nuk u publikua kurrë, është ndryshuar duket edhe destinacioni i Piramidës, e cila me një shumë prej 16 milionë euro, u rikonstruktua për të funksionuar si qendër e teknologjisë së lartë për të rinjtë shqiptarë, por sipas njoftimeve të medias del se i është dhënë Kolegjit Europian në Tiranë, në përdorim apo në pronësi, këtë askush nuk e di”,- tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1MogheriniRama

Lajme të lidhura

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Para
“Marrëveshje e fshehtë Rama-Mongherini/ Berisha: BE  të hetojë e-mailet dhe SMS-të që kanë shkëmbyer

“Marrëveshje e fshehtë Rama-Mongherini/ Berisha: BE të hetojë e-mailet dhe SMS-të që kanë shkëmbyer

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Lexo më shumë
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com