GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Mosbindje civile pa kthim, nuk ka regjim që na ndal. Bashën e mbështetët nga unë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Mosbindje civile pa kthim, nuk ka regjim që na ndal. Bashën e mbështetët nga unë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot nuk ka forcë, nuk ka regjim, nuk ka diktaturë që mund të na rezistojë ne në betejën tonë me mosbindje civile pa kthim. Ky është mesazhi që kreu demokrat Sali Berisha i përcolli mbështetësve të tij në 33-vjetorin e themelimit të PD-së.

“Nuk ishte e thjeshtë, u them unë ju se të tjerë përreth nesh këtë nuk e pranonin kurrë. Por ne nuk duhet të ishim në qoftë se nuk shpallnim çështjen kombëtare dhe interesin kombëtar si yllin tonë polar.

Nuk u trembëm, i qëndruam këtij parimi dhe në bashkëpunim të ngushtë me ish-presidentin e Kosovës, të pavdekshmin Ibrahim Rugova, udhëheqës të tjerë politikë të shqiptarëvë në rajon, ne ia dolëm që çështjen kombëtare ta shndërrojmë në çështje axhende të gjithë kancelarive dhe institucioneve të madha të botës.

PD pas vitit 2013, i ra vizë kësaj çështje dhe ndoqi me përpikmëri qëndrimet antikombëtare, antishqiptare të Pashiqit të Tiranës, Edi Rama.

Përsëri forcë politike e idealeve, në kushte shumë të vështira, jashtëzakonisht të vështira, unë jam dëshmitar se sa e zorshme ka qenë për secilin prej jush të mbështesni rithemelimin në kushtet kur korrupsioni transnacional u përdor për t’i dhënë colpo di grazia PD-së.

Kjo nuk ndodhi se ju ishit besnikë të idealeve tuaja. U ngritët dhe sot jemi në këmbë. Sot jemi më të vendosur se kurrë për të bërë këtë betejë gjer në fitoren e PD-së.

Sot jemi 33-vjeçarë që të gjithë, jemi në moshën më të fuqishme të betejës pa kthim.

Sot jemi 33 herë më të dijshëm, më vizionarë, më të vendosur, për të ecur të sigurt drejt fitores. Sot ne e duam Shqipërinë 33 herë më shumë se ç’e kemi dashur në vitin 1990.

Sot e duam lirinë 33 herë më shumë se në vitin ’90, kur nuk e njihnim.

Kështu që sot nuk ka forcë, nuk ka regjim, nuk ka diktaturë që mund të na rezistojë ne në betejën tonë me mosbindje civile pa kthim.

Por sot, ne të gjithë demokratë dhe demokrate, kudo që jemi, jemi 33-vjeçarë, por betojën e fitojmë me 20-vjeçarët, me 22-vjeçarët, e fitojmë me të rinjtë shqiptarë”, tha Berisha.

Referuar zhvillimeve në PD, Berisha tha se ajo është parti idealesh dhe pikërisht sepse ajo është e tillë mbetet parti e një vitaliteti të jashtëzakonshëm.

“Kujtoni se si u copëtuam në vitin 97, por kujtoni edhe si u ngritëm në vitet më pas me reformat që u ndërmorën.

Vitet më të rënda për ju demokratë kanë qenë vitet 2013-2021. Po bisedoja me një bashkëpunëtore timen dhe tha se nuk e kuptonte. Tha që mbështesnin Lulzim Bashën për shkak të doktorit dhe i thashë që është e vërtetë. Ata që thonë këtë thonë realitetin.

Nuk duhet të ndalem, por drama që përjeton sot vendi i ka rrënjët pikërisht nga shndërrimi i udhëheqjes së PD nga një udhëheqje idealiste në një udhëheqje pazaresh të turpshme dhe amorale.

E kuptoj sa e vështirë ka qenë për ju të mbështetni Rithemelimin, kur korrupsioni u përdor masivisht. Ju ishit besnikë të idealeve tuaja, u ngritët dhe sot jemi në këmbë, sot jemi më të vendosur se kurrë për të bërë këtë betejë gjer në fitore.

Jemi 33 herë më të dijshëm, më vizionarë. Sot nuk ka forcë, regjim e diktaturë që na reziston në betejën tonë me mosbindje civile pa kthim”, u shpreh Berisha mes të tjerash.

Etiketa: berishaKryesore1PDthemelimi

Lajme të lidhura

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
Breaking Views

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 - 03/06/26
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci
Breaking Views

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci

20:39 - 03/06/26
“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë
Breaking Views

“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë

19:26 - 03/06/26
Para
Një iranian thyen rekordin, vendos 88 lugë të balancuara në trup

Një iranian thyen rekordin, vendos 88 lugë të balancuara në trup

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
Breaking Views

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 - 03/06/26

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci

20:39 - 03/06/26
“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë

“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë

19:26 - 03/06/26
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin

19:19 - 03/06/26
Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj nga Kosova pasi u morën nga dallgët, tre të tjerët jashtë rrezikut për jetën

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj nga Kosova pasi u morën nga dallgët, tre të tjerët jashtë rrezikut për jetën

19:15 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomporno izleJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis GirişJojobet