GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Narkoterroristi Edi Rama është kapiteni i anijeve të drogës në Europë

12:56 - 23/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Narkoterroristi Edi Rama është kapiteni i anijeve të drogës në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë takimit me grupin parlamentar demokrat, ka hedhur akuza të forta për kryeministrin.

“Narkoterroristi Edi Rama është në Evropë kapiteni i anijeve të drogës, që flota Amerikane i fundos në oqean”, u shpreh kreu demokrat.

“Beteja jonë kundër narkoshtetit hyn në një fazë të re.
Se për fat të mirë të shqiptarëve dhe botës, në betejën kundër karteleve është hapur një kapitull i ri. Kartelet e drogës janë shpallur organizata terroriste ndaj dhe tani flitet për narkoterroristë, narkoterroristët dhe se cila është forca e narkoterroristëve të drejtuar nga Edi Rama atë e di më mirë se kushdo tjetër tregjet e kokainës në Europë, çmimin e të cilës e përcaktojnë narkokartelet terroriste shqiptare.
Janë narkoterroristët shqiptarë ata të cilët kontrollojnë dhe të kontrollosh çmimin në Europë do të thotë të jesh aksioner kryesor, do të thotë të jesh furnizues kryesor.
Pra në këtë betejë kundër kreut të organizatës kriminale shqiptare që e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e narkoterroristëve shqiptarë dhe ndërkombëtar për larjen e parave, që trupëzon në kulla miliardat e krimit, që narkoterroristët shqiptarë sigurojnë me narkoterrirostët e Venezuelës, Brazilit, Bolivisë, Uruguajt, Meksikës, Paraguajt.
Vetëm Diego Benitez kumbar kryesor që sipas dokumenteve zyrtare menaxhon 14 klane shqiptare. Asnjëri nga ne këtu që jemi, po të na thonë ulu e shkruani pak 14 klane nuk i shkruajmë dot se nuk ua dimë emrin dhe që merremi çdo ditë.
Kurse dokumentet zyrtare tregojnë se, Diego Benitez bashkëpunon, e ky është vetëm një i Paraguajt që qarkullon 350 ton kokainë në vit. Vetëm ky menaxhon 14 klane droge shqiptare.
Tani imagjinoni ju Benitazit e tjerë se sa menaxhojnë.

Nuk shkoi dot në New York. Kishte fiksuar dreka dhe darka që ta dinë shqiptarët me udhëheqës rajonalë, me kryeministra dhe presidentë rajonalë. U anuluan. A janë narkolidhjet apo shkaqe të tjera unë nuk mund të them, por këto të gjitha u anuluan.

Por qëndresa jonë ndaj këtij faktori shkatërrimtar, mbi qenien shqiptare, mbi ekonominë shqiptare, mbi ligjin shqiptar, mbi të drejtat e shqiptarëve është gjithnjë e më i vendosur.

Ju ftoj të lexoni materialet e fundit të cilat faktojnë me dokumente se, në ç’shkallë, se si në mes të Europës konsolidohet çdo ditë e më shumë, një shtet kriminal dhe që për fatin tonë, kjo nga një pjesë e zyrtarëve europianë nuk pranohet.

Sepse agjencitë e zbatimit të ligjit të Europës e kanë shumë të qartë, ua them unë ju, 100 përqind, por ka burokratë, ka zyrtarë që këtë nuk e pranojnë.

Megjithatë beteja jonë është gjer në faktimin, argumentimin, dokumentimin, e kësaj monstre që zhvillohet gjithnjë e më shumë në Europë dhe që kryesohet nga Edi Rama.

Çfarë thotë dosja e fundit.

Dosja e fundit se, Shqipëria është njëshi për larjen e parave të tyre.

Këto kulla që dëgjoni ju dhe resorte të gjitha, këto janë dhuratat e Edi Ramës për narkoterroristët.

Sepse nëqoftëse ti shkon dhe merr 28 tonelata në vit nga klanet narkoterroriste, ti je bashkëpunëtor i tyre, je narkoterrorist edhe ti.

Tani ju keni parë se si, po gjuhen në oqeanin Paqësor, flota detare amerikane çdo ditë, çdo 2-3 ditë e fundos nga një anije të tyre.

Por e rëndësishme shumë është të fundosen timonierët, kapitenët e tyre dhe këtu në Europë është Edi Rama.

Në Europë është Edi Rama. Le të thotë kush çdo lavdërim, çdo gjë. Unë e garantoj se po mbron një kryetar të një organizate kriminale.

Ndaj dhe ai në parlament sillet sikur të ishte Franc Çopja, sikur të ishte Çela, Elvis Doçi apo me radhë. Asnjë dallim nuk kanë qëndrimet e tyre ndaj rregullave dhe demokracisë.”, u shpreh ai.

Në fund të fjalës, Berisha pati edhe një kërkesë ndaj mediave

“Ju lutem, informoni saktë shqiptarët për narkoterrorizmin. Unë e kuptoj, tani do merreni me udhëtimin e tij në Nju Jork, punë e madhe, shkoi e nuk shkoi ai, nuk na duhet asgjë. Kërcënimi i madh serioz për Shqipërinë dhe shqiptarët është narkoterrorizmi”.

 

Etiketa: berishaRama

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
Drogë me postë nga Spanja në Shqipëri, pranga 20-vjeçarit nga Kamza

I vodhi kredencialet e rrjeteve sociale dhe hapi llogari të reja me fotot e 23-vjeçares, arrestohet i riu në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com