GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha në Bruksel: Raporti i PE damkosi regjimin e Ramës, u denoncua farsa elektorale

13:49 - 04/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në Bruksel: Raporti i PE damkosi regjimin e Ramës, u denoncua farsa elektorale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti i Parlamentit Europian damkosi regjimin e Edi Ramës, u denoncua me qartësinë më të madhe farsa elektorale.

Kështu u shpreh nga Brukseli, kreu demokrat Sali Berisha, sipas të cilit politika ndërhyn në sistemin e drejtësisë.

“Raporti që sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës, si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor, si një regjim që shkelmon të drejtat themelore, të drejtën e informimit, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pronës. Në raport damkoset regjimi i Edi Ramës si një regjim në të cilin ndërhyhet politikisht fuqishëm në sistemin e drejtësisë. U shpreh shqetësimi i madh për stokun e madh të dosjeve, çka nënkupton mungesë procesi ligjor të drejtë për qytetarët shqiptarë”.

Në një deklaratë nga Brukseli, kreu i selisë blu thekson se “raporti denoncoi me qartësinë më të madhe farsën elektorale të 11 Majit 2025 pasi e vërteta është se raporti citon hyrjen e raportit të përbashkët të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian, Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE, në të cilin që në rreshtat e para thuhet se qeveria përdori burime të gjera për të dominuar në zgjedhje. Pra, faktikisht ajo do të thotë se qeveria, se shteti ligjor i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale”, tha Berisha.

Berisha thekson se në raport dënohet ligji i investimeve strategjike dhe mbështet kërkesat e pronarëve shqiptarë

“Raporti gjithashtu denoncon Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, jo më emra, por i denoncon në aferën e tyre. Denoncon parlamentin për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht për Xhaçkën dhe Vullnet Sinën. Raporti e merr këtë si një shprehje të asgjësimit të shtetit ligjor dhe përqendrimit të të gjitha pushteteve në një dorë. Raporti indirekte dënon ligjin e investimeve strategjike, pra ministret dhe ministrat që kanë përfituar nga ky ligj për të plaçkitur pronat e shqiptarëve. Raporti mbështet fuqishëm kërkesat e pronarëve shqiptarë. Ky raport në të vërtetë me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme që ka bërë Edi Rama, sot mund të themi se kjo ishte Vaterloja”.

Etiketa: berishaKryesore1PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
KMSH publikon agjendën: Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

KMSH publikon agjendën: Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com