GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Ne do bëjmë që familja shqiptare të jetë krenaria e kombit

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Ne do bëjmë që familja shqiptare të jetë krenaria e kombit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në  një deklaratë publike kreu i PD Sali Berisha  është shprehur se se fitorja e 11 majit është më historike se ajo e vitit 1992 për Shqipërinë. Ai kritikoi regjimin e aktual dhe mashtimet e kryeministrit, duke përmendur rasti i fidanëve dhe djegësit të plehrave që nuk ekziston. Berisha përmendi modelin e vjedhjes 5D dhe akuzoi drejtuesit për korrupsion.

Ai tha se një prokurori politike është kërcënim për lirinë dhe populli shqiptar. Berisha përmendi ndërhyrjet ndërkombëtare, duke akuzuar prokurorët për ndjekje politike. Në fund, ai premtoi se do të rikthehet rëndësia e familjes shqiptare dhe do të mundësohet një të ardhme më të mirë për fëmijët shqiptarë.

 

“Është quajtur historike fitorja e vitit 1992. Por iu garantoj se më historike, në raport me qenien tonë kombëtare, është fitorja e 11 majit. Ju jeni dëshmitarë, këto ditë se në ç’gjendje ndodhet vendi, çfarë makinerie gjigante mashtrimi dhe manipulimi ka krijuar narkoshteti dhe regjimi i tij. Një njeri, i cili i thotë qytetit se kam mbjellë 1 milion pemë dhe nuk ka mbjellë gjithsej 10 mijë të tillë, por ka marrë paratë e fidanëve. Një njeri, i cili i thotë qytetit ‘unë do të pastroj dhe do të bëj model se do i djeg plehrat në djegësin’ dhe shpenzon 130 milionë euro dhe djegësi nuk ekziston. Një njeri, i cili ka përdorur një model vjedhje që asnjë nga ne që jemi këtu, nuk e kishim dëgjuar kurrë më parë, formati 5D, që fitonin drejtorët tenderat e bashkisë.

Ky njeri, që ka 2 vjet që duhej të ishte i dënuar të paktën 60 vite për këto që ka bërë, dhe tani ngrihen të gjithë ata që ky i ka shpërblyer me paratë e qytetarëve të Tiranës, ngrihen të gjithë ata që kanë vjedhur me të, rrethojnë gjykatën, rrethojnë prokurorinë… Absolutisht u kërkoj të ndiqni, të ktheheni dhe të shihni filmin e viteve ’80, kur Eskobari rrethon gjykatën. E dyta herë në histori që shteti rrethon gjykatën. Dhe, shikoni çfarë, rroftë Skapi, poshtë Skapi. Dhe, Berisha tha do shkrijmë Skapin. Mor miq, po një prokurori politike është prokurori e diktaturave. Një prokurori politike është armike e egër e lirisë, pavarësisht, po qe prokurori politike, ajo është rrezik i madh për lirinë e të gjithë shqiptarëve.

PD ia doli, Skapin që Edi Rama e mban si dekoratë, e ka damkosur me tre rezoluta ndërkombëtarë si prokurori të mirëfilltë politike. JD Vance u shpreh haptas, arrestoni oponentët politikë dhe liderin e opozitës, arrestoni gazetarë. A nuk kanë ndodhur këto në Shqipëri të gjitha? Pra, u ndala në këtë moment për të theksuar se çfarë manipulimi. A i dëgjoni ndonjëherë mediat e qeverisë që të flasin për familjen? A e dëgjoni ndonjëherë Edi Ramën të flasë për familjen? A i dëgjoni ato ministre, që unë për definicion duhet t’i respektoj, të flasin për familjen shqiptare? Asnjëherë! E kanë hequr fjalën familje. Janë disa terma që janë zhdukur nga fjalori zyrtar. Ndaj dhe ne do ta rikthejmë me forcën më të madhe. Do bëjmë që familja shqiptare të jetë krenaria e kombit shqiptar. Do të bëjmë që fëmijët e një familje shqiptare, ëndrrën shqiptare ta bëjnë realitet në Shqipëri dhe kjo është garancia më e madhe se ky vend ka të ardhme dhe do ketë të ardhme,” tha Berisha.

Berisha: Duhet të shtojmë popullsinë vit për vit

Etiketa: berishafamilje

Lajme të lidhura

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Para
Automjeti përplaset me motorin në Këlcyrë, 64-vjeçari përfundon në spital

Automjeti përplaset me motorin në Këlcyrë, 64-vjeçari përfundon në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26

Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët...

Lexo më shumë
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com