GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha në Dropull: Rama gjuhë prej halabaku, po plaçkit vendin

18:33 - 23/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha në Dropull: Rama gjuhë prej halabaku, po plaçkit vendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Dropull. Në këtë takim ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Dropull, Thanas Maneka.

“Ju bëj thirrje të bashkohemi. Ai shkon në Kavajë dhe përdor një gjuhë halabaku, sot në Elbasan e kishte filluar me ‘zorrën qorre’ e zorrën e trashë. Unë i them meqenëse je marrë me zorrën qorre, mbrëmë falë shkatërrimit që i ke bërë shkatërrimit të sistemit të shëndetësisë së këtij vendi, për herë të parë një i ri u detyruar të nisje nga Gjirokastra për të hequr ‘zorrën qorre’ në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në gjithë këto vite ka plaçkitur qytetarët shqiptarë.

“Ju falënderoj për këtë takim. Sot jemi për të paraqitur kandidat për kryetar bashkie një nga përfaqësuesit tuaj më dinjitoz. Thanas Maneka. Për dashurinë, respektin që ka për ju, ka vendosur të vijë me vullnetin tuaj me një projekt shumë të studiuar për të ndryshuar për mirë jetën tuaj. Për të dhënë të gjithë eksperiencën që ka marrë gjatë këtyre viteve të suksesshme në emigracion, ka ardhur me vendimin më fisnik për t’u bërë shërbëtor i juaji. Ka ardhur i vendosur që Bashkinë e Dropulit ta shndërrojë në shtëpinë e parë të qytetarëve, për të rikthyer transparencën e drejtësinë. Besoj se nevoja jetike e ndryshimit që po ushton në mbarë Shqipërinë, po ndjehet edhe më fuqishëm në Dropull. Ju burrat dhe gratë e minoritetit keni provuar monizmin dhe keni qenë njerëzit më të vuajtur të Europës.

Askund shtypja Staliniste s’ka qenë më e egër se tek zonat minoritare. Sot ju të gjithë e ndjeni se përsëri pushteti është përqendruar në një dorë. Ndoshta edhe më shumë se në diktaturën hoxhiste. Enver Hoxha kishte kampet e përqendrimit, por këto Edi Ramës nuk i lejohen, sepse ai do të t’i donte. Atij nga subkoshienca i doli thirrja shko në riedukimi i tha gazetarit. Ky monizëm plaçkiti qytetarin, po shkatërron, shkelmon qytetarët. Sot shqiptarët largohen nga vendi i tyre, nisen për të gjetur fatin në vende të tjera. Ai u thotë shqiptarëve, ikni se do të marr nga India, Sirianka.

Me këtë ai tregon përçmimin që ka për qytetarin dhe se nuk ka asnjë ndjenjë për ta. Ai i ‘ngriu’ rrogat për 10 vite. Por çmimet nuk u ‘ngrinë’,por vetëm u rritën. Njeriu që premtoi rrogën e 13 ua mori edhe rrogën e 12. Ai tha do të bëj legalizimet dhe ujin e pijshëm, por unë Tepelenën e gjeta aty ku e lashë. Këta vjedhin e plaçkitin pasuritë. Ishim në Sarandë, kandidati për kryetar bashkie na tregon se ministri me një emër tjetër ka marrë 30 hektarë. Ai duhet t’u vinte t’u kërkonte njëherë të falur juve këtu sepse.

Të ekzekutosh tjetrin në shpat dhe të vish të marrësh vota duke shfrytëzosh vizitën e Mitsotakis, je një hipokrit që nuk meriton asnjë votë. Ju bëj thirrje të bashkohemi. Ai shkon në Kavajë dhe përdor një gjuhë halabaku, sot në Elbasan e kishte filluar me ‘zorrën qorre’ e zorrën e trashë. Unë i them meqenëse je marrë me zorrën qorre, mbrëmë falë shkatërrimit që i ke bërë shkatërrimit të sistemit të shëndetësisë së këtij vendi, për herë të parë një i ri u detyruar të nisje nga Gjirokastra për të hequr ‘zorrën qorre’ në Tiranë. Ti që përpiqesh të fshehësh të zezat që i ke bërë këtij vendi. Ti detyrove një djalë të ri të sëmurë, të niset nga Gjirokastra për të operuar në Tiranë, apendicitin”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDropulliKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Para
Janë vrarë e groposur? Policia ndërpret kërkimet për 2 të zhdukurit

Janë vrarë e groposur? Policia ndërpret kërkimet për 2 të zhdukurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Lexo më shumë
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com