GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Në emër të barazisë gjinore synojnë të shkatërrojnë familjen, themeli i një shoqërie

10:38 - 06/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Në emër të barazisë gjinore synojnë të shkatërrojnë familjen, themeli i një shoqërie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha, kritikoi ashpër projektligjin për barazinë gjinore, duke e cilësuar si një produkt të “demonit Xhorxh Soros”. Sipas tij, qëllimi i ligjit është shkatërrimi i familjes si qelizë e shoqërisë. Ai theksoi se ky ligj është i bazuar në doktrinën post-marksiste, më çnjerëzore dhe ekstreme, që përmbys Kushtetutën dhe kodet e vendit.

Berisha akuzoi autoritetet se po përpiqen të ndryshojnë identitetin gjinor të individëve përmes ligjit dhe se, në emër të përafrimit me Bashkimin Evropian, po imponojnë një ideologji që cenon liritë themelore të individëve, si liria e besimit dhe e shprehjes. Ai paralajmëroi se miratimi i këtij ligji do të çonte Shqipërinë drejt një sistemi totalitar, duke rikujtuar se ai është shumë i ngjashëm me ligjin e vitit 1974 që shpalli Shqipërinë shtet ateist.

Sipas Berishës, ky ligj do të penalizojë prindërit që duan t’u transmetojnë fëmijëve identitetin gjinor natyror dhe do të sjellë censurë të teksteve fetare dhe të përmbajtjes mësimore në shkolla. Ai e cilësoi këtë ligj si një tentativë për të krijuar “njeriun e ri”, por në versionin post-marksist, ku diversiteti gjinor do të përcaktohet nga shteti dhe shkollat.

Në përfundim, Berisha tha se PD do të vazhdojë betejën e saj për anulimin e këtij ligji dhe nuk do të pranojë një ligj që, sipas tij, është antishqiptar dhe antishoqëror.

Deklarata

Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo seancë është një seancë krejt tjetër nga çdo seancë që keni ndjekur gjer sot.

Këtu kanë sjellë një ligj të quajtur në thonjëza për barazinë gjinore, por një ligj kryekëput ideologjik, i cili bazohet absolutisht në përmbysjen e rendit gjinor binar shekullor dhe mijëvjeçar.
Në përmbysjen e familjes dhe vlerave të saj.
Në përmbysjen e librave të shenjtë dhe moralit të tyre.
Në përmbysjen e të drejtës prindërore për edukimin e fëmijës së tij.
Në përmbysjen e çdo standardi të njohur gjer sot.
Theksoj dhe ritheksoj një mijë herë se do mbetem i paepur në bindjet e mia dhe në programet e partisë për barazinë midis burrit dhe gruas, për barazinë midis nënës dhe babait, midis motrës dhe vëllait.
Por, pikërisht kjo barazi sot zhduket.
Sot merr goditjen më fatale sepse kjo barazi e bazuar në binaritetin grua dhe burrë, femër dhe mashkull, nënë dhe baba, tashmë transformohet në përkatësi të shumëfishta gjinore.
Tashmë transformohet në gjini me diversitet të gjerë duke përmbysur Kushtetutën e Shqipërisë, nenet themelore të saj të lirive dhe të drejtave të njeriut, të lirisë së besimit, të të drejtave të prindërve mbi fëmijët e vet.
Përmbyset kodi i familjes dhe kodet e tjera.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky ligj i doktrinës post-marksiste, ekstremit të majtë më të rrezikshëm të kohërave, sepse Marksi nuk shkoi më përçudnimin dhe transfigurimin e familjes.
Marksi përcaktoi shkatërrimin e pronës private për ndërtimin e njeriut të ri.
Kushti i Marksit për njeriun e ri, ishte njeriu pa pranë.
Kushti i post-marksistëve për njeriun është njeriu pa familje.
Qytetarë dhe qytetare, sillet në emër të direktivave të BE. Ekspertë të shquar kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE, në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore.
Në asnjërën prej tyre nuk flitet për gjini me diversitet të gjerë.
Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit.
I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cila direktivë e BE e kërkon një gjë të tillë.
T’u thotë shqiptarëve, se direktivat janë aty.
Sepse ky ligj, është hedhur poshtë në 21 vende anëtare të BE.
Sepse ky ligj, është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.
Sepse ky ligj, de facto, u mohon prindërve të drejtën e edukimit të fëmijëve të tyre bazuar në dhuntinë që u ka dhënë Zoti, vajzë apo djalë. Apo natyra për ata që nuk besojnë Zotin.
Sepse ky ligj, gjobit udhëheqësit fetarë, shpirtërore, në qoftë se ata besimtarëve do u parashtrojnë mësimet e Kuranit, Biblës, Talmudit.
Sepse ky ligj, de facto, në shoqërinë post-marksiste godet familjen, godet identitetin familjar të bazuar në bizaritetin biologjik.

Edhe njëherë, pretendimi se ky është përafrim me BE është mashtrimi më i madh në ëktë ligj, sepse direktivat e BE, që citohen në materialin e këtij ligji, në asnjë rresht, në asnjë frazë nuk bëjnë fjalë për shumësi, për gjini me diversitet të gjërë, nuk bëjnë fjalë për përkatësi gjinore të shumëfishta.

Pra, janë të gjitha mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni i së cilës monstra e së cilës është Xhorxh Sorosi me miliardat e tij.

Ky ligj nuk mund kurrë të pranohet me këto qëllime kaq të mbrapshta, kaq çnjerëzore, kaq antishqiptare, kaq antifamiljare.

 

 

Etiketa: berishafamilja

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
Dosja e SPAK/ Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

Dosja e SPAK/ Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com