GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha në Kurbin: Brenda një viti do mbyllim të gjitha plagët e tërmetit! Majlindën do e dërgojmë tek Veliaj

22:08 - 02/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në Kurbin: Brenda një viti do mbyllim të gjitha plagët e tërmetit! Majlindën do e dërgojmë tek Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Kurbin, kandidatët për deputetë të kësaj zone. Ai u shpreh se, ‘Edi Rama, po numëron orët dhe ditët e fundit të regjimit të tij, nuk ka të ardhme dhe u garantoj ju se edhe prapa diellit po të shkojë, do ta gjejmë dhe do ta mundim’. ‘Njishi është numri i perëndisë, është numri i fitores, numri i dritës dhe i diellit’, theksoi Berisha në fjalën e tij.

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin në Kurbin, kryedemokrati u shpreh se, brenda 1 viti do të mbyllen plagët e tërmetit tragjik të 2019. Ai gjithashtu ka paralajmëruar edhe kryebashkiaken e Laçit, Majlinda Cara se do të shkojë tek Erion Veliaj, pra në burg.

‘Ajo që do shkarkohet menjëherë është Majlinda. Bëhu gati. Dhe i them këtu para jush se do të duhet të punojë ose të ketë vite burgu të paktën 30 vjet për rrogat që paguan për ata që janë në Spanjë, që janë në Dubai, dhe që i merr paratë dhe i ndaj me të tjerët, të gjitha taksat tuaja.  Ndaj edhe Majlinda bashkë me Sakon e Durrësit dhe të tjerë, do shkoni tek Erion Veliaj, atje e keni vendin. Miqtë e mi, qytetarë të fitores, kjo energji, kjo entuziazëm rrezaton fuqishëm në mbarë Shqipërinë. Fitorja është në duart tona, ndaj këto 9 ditë që kanë mbetur, ta bëjmë natën ditë’, theksoi Berisha.

Lideri i opozitës, duke folur për kongresin e Partive Popullore Europiane në Valencia, u shpreh se aty Edi Ramës iu gris pasaporta. Berisha theksoi se, me Edi Ramën nuk ka integrim në BE.

‘Edi Rama është i famshëm, ka në supe thesin me 225 mijë euro me të cilin korruptoi McGonigalin. Absolutisht atje do të shkojë në burg si ai. E patë ju, e patë në Valencia pasaportën e tij si ia grisën, ia hodhën në kosh. Me Edi Ramën nuk ka integrim, me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës’, deklaroi.

Kryetari i Partisë Demokratike bëri të ditur se janë 300-400 mijë emigrantë që do vijnë në Shqipëri gjatë këtyre ditëve që të votojnë dhe të përcjellin Edi Ramën në banesën e turpit të historisë.

‘E keni konstatuar ju që ka një vërshim të emigrantëve nga të gjithë vendet.  Përveçse janë regjistruar çerek milion prej tyre, tani edhe 300-400 mijë të tjerë po vërshojnë të vijnë të votojnë, ta përcjellim Edi Ramën në banesën e turpit të historisë. Ta përcjellim atje ku e ka vendin’, tha lideri i demokratëve Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Kurbin.

Etiketa: berishaKurbinPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë
Aktualitet

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja
Aktualitet

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret
Aktualitet

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Para
“Krisje” në aksin Beograd-Moskë? Serbia s’do të njohë referendumet e 4 rajoneve ukrainase

Brukseli kërcënon Vuçiçin: Mos shko në Moskë, duam tjetër strategji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26

Nazmi Gripshi tashmë është futbollisti më i ri i Rubin Kazan. Mesfushori me tipare sulmuesi nis kështu aventurën e tij...

Lexo më shumë
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com