GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Në Kuvend votojnë trafikantët e kullave, Rama merr përqindjen e tij

19:29 - 22/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Në Kuvend votojnë trafikantët e kullave, Rama merr përqindjen e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi miratoi sot me votat e socialistëve të Kryeministrit Edi Rama disa ndryshime në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, të cilat sipas ekspertëve, i hapin rrugën betonizimit të parqeve dhe zonave më të vyera të natyrës shqiptare.

Lidhur me miratimin e ligjit ka reaguar ish-Kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit në Parlament votuan trafikantët e kullave.

“Sot në Parlament nuk votuan deputetët. Sot votuan trafikantët e drogës që shëmtojnë Tiranën me monumentet e drogës dhe korrupsionit. Me kullat e drogës dhe korrupsionit dhe që fryjnë me qindra milionë euro kontot bankare të Edi Ramës.

Sot u vendos që barbaria e tyre të vërshojë drejt trashëgimive tona qindra e mijëra vjeçare. Drejt parqeve tona.

Po pse? Vetëm e vetëm se Edi Rama në çdo ndërtim, në çdo leje merr përqindjen e tij.

Imagjinoni një kryeministër në botë që firmos leje ndërtimi si për kullën 70-katëshe, edhe për ndërtesën dykatëshe të Karlo Bolinos. A ekziston kund në botë kjo? Ekziston vetëm aty ku gjithçka bëhet në funksion të xhepit të tij.

Sepse prapa firmës së tij, siç flitet rëndom, qëndrojnë të paktën 30 përqind e ndërtimit. Në 10 kate, tre kate. Në 30 kate, 10 katet e Ramës.
Kur bëhen 60, fut 20-katëshin në xhep.

Por ai nuk lejon komisionet hetimore sepse ata do nxjerrin të gjitha këto në dritën e diellit”, tha Berisha.

Në vijim ai shtoi se në një vend ku nuk ka drejtësi, duhet prokurori publik, gjykatësi publik.

“Prokurori publik, sigurisht nuk ka fuqi t’i dërgojë kriminelët ku e kanë vendin. Por prokurori publik nga kjo tribunë, nga kjo platformë, ka të gjithë fuqinë morale për t’i varur ata në shtyllën e turpit të kombit shqiptar, në mënyrë figurative.

Ka të gjithë forcën për t’u bërë atyre gjyqin moral. Për t’i bërë Edi Ramës, gjyqin që meriton.

Njeriut, i cili ka pushtuar parlamentin me Lindën e tij. E përdor atë si një strofull të interesave të klaneve më kriminale”, tha Berisha.

Etiketa: berishakullaRama

Lajme të lidhura

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Para
VIDEO/ Ilnisa i ulet në prehër, Meritoni i këndon “o bjondinë….”

VIDEO/ Ilnisa i ulet në prehër, Meritoni i këndon "o bjondinë...."

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së...

Lexo më shumë
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com