GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha në listën e zezë, Këlliçi: Nuk shoh fatalitet, do tejkalohet

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Referendumi i Berishës, Këlliçi: Nuk duam inicidente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Një Berishë ‘Non Grata’ në krye të Partisë Demokratike është një handikap që kalohet”, kështu u shpreh deputeti i PD-së Belind Këlliçi në “5 pyetjet nga Babaramo” . Por, surpriza e deklaratës së Këlliçit nuk ishte fakti që futja në listën e zezë është një njollë që tejkalohet, por shpallja Non grata e Berishës është thjesht një deklaratë nga Twitteri, madje këtë e ilustroi me kryeministrin e Indisë i cili i shpëtoi Non Gratës së SHBA-ve dhe pati një takim me Obamën.

Mburoja për Berishën nga deputeti i Rithemelimit arriti kulmin teksa krahasoi periudhën e ardhjes në pushtet të ish kryeministrit në vitin 1997, kur marrëdhëniet e tij me SHBA ishin të kufizuara për shkak të periudhës. Pra për Këlliçin, krijimi i marrëdhënieve diplomatike dhe shpallja Non Grata është e njëjtë.

“Nuk e shoh aspak fatalitet, sigurisht është një handikap në raport me partnerët tanë jetësorë SHBA, por është një handikap që kalohet. Për shembull, kryeministri i Indisë ishte i shpallur non grata për një akuzë shumë më të rëndë se ajo e zotit Berisha të shpallur nga Twitteri e më pas u takua në Shtëpinë e Bardhë nga Obama. Marrëdhëniet nga viti 97 të PD por edhe të vetë Berishës me SHBA deri në vitin 2001 ishin më të kufizuara se kaq për shkak të 97 dhe ja doli të vinte në pushtet me votë, me program me ekip dhe me ide. Pra është një handikap që kalohet, do dojë kohën e vetë por në Shqipëri votojnë shqiptarët që çdo ditë e më shumë vidhen nga kjo qeveri.”

Teksa zbuloi planet e PD-së në të ardhmen Këlliçi paralajmëroi protesta.

“Do të jetë një aksion politik i kombinuar, do të jetë një sezon protestash. Nga kjo forcë politike do të jenë 6 muaj para për bashki. LSI do të jetë në bashkërendim me PD-në për të bërë opozitë dhe do të keni një front të gjerë për të rrëzuar Edi Ramën një sekondë e më parë.”

Kujtojmë se Berisha disa kohë më parë në një intervistë mori shembull kryeministrin aktual të Indisë, për të cilin tha se ka qenë i shpallur non-grata dhe u fal, një arsyetim mesa duket, uniformë i mbështetësve të tij.

“Unë qëndroj pas vlerave, parimeve dhe reformave që i bëjnë shqiptarët më të lirë, më të sigurt. Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga presidenti Barack Obama. Shqipëria nuk është India dhe unë nuk po them se do pritem me një darkë madhështore në Shtëpinë e Bardhë. Kam besim të plotë se një akuzë e ngritur mbi shpifjen dhe trillimin, sado që përpiqen ta rëndojnë, do shkojnë drejt dështimit. Vendi i Shqipërisë do jetë aty ku ajo meriton në bazë të arritjeve të saj. Kjo është përgjigja ime”.

Ndryshe nga Sali Berisha, politikani indian Narendra Modi nuk është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aq më tepër për korrupsion madhor si ish-kryeministri shqiptar.

Përplasja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Narendra Modi nisi në vitin 2002, kur Modi ishte bërë kryeministër i shtetit perëndimor të Gujarat. Modi u akuzua nga Perëndimi se kishte mbështetur një protestë me karakter fetar disa muaj pasi mori detyrën si kryeministër i shtetit indian Gujarat. Nga protestat e përgjakshme humbën jetën mbi 1 mijë njerëz, shumica prej tyre myslimanë.

Narendra Modi ka mohuar gjithnjë rolin e tij në demonstratat e përgjakshme, ndërsa pafajësia e tij është certifikuar nga gjykatat indiane. Megjithatë, në vitin 2005, Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi vizën Modit për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kushtin vetëm nëse do të ftohej në SHBA.

Nga kryeministër i Gujarat, Modi udhëhoqi opozitën indiane dhe më pas u bë kryeministër i Indisë, në vitin 2014. Narendra Modi u ftua për një vizitë në Presidenti Barack Obama në shtator të vitit 2014, ftesë e cila rrëzoi bllokimin e vizës amerikane. Izolimi amerikan për Narendra Modin zgjati 10 vjet, pikërisht për shkak të trazirave me karakter fetar në vitin 2002.

Thyerja e akullit mes SHBA dhe Modit ka edhe një kontekst tjetër. India kishte nënshkruar një marrëveshje me vlerë 9 miliardë euro për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. India është gjithashtu një fuqia e gjashtë bërthamore në botë. India është gjithashtu shteti i shtatë i madh për nga sipërfaqja në botë dhe e dyta nga ana e popullsisë, pas Kinës.

Etiketa: Belind Kellicinon grataPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Para
Berisha tregon arsyen se pse nuk e futi në burg Fatos Nanon më 2005-ën

Berisha tregon arsyen se pse nuk e futi në burg Fatos Nanon më 2005-ën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuza për ngacmimin seksual të 21-vjeçares/ Juristja: Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë
Aktualitet

Akuza për ngacmimin seksual të 21-vjeçares/ Juristja: Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë

12:45 - 17/05/26

Kirurgu 72-vjeçar Nikolla Nunka është vënë arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual të ngritura nga një 21-vjeçare, e cila pretendon...

Lexo më shumë
Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona

Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona

12:27 - 17/05/26
Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18

Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18

12:09 - 17/05/26
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç

12:00 - 17/05/26
Lazio pa mbështetjen e ultrasve në derbi, tifozët japin mesazh të fortë

Lazio pa mbështetjen e ultrasve në derbi, tifozët japin mesazh të fortë

11:47 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com