GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha në Mallakastër: PD nxori Shqipërinë nga varfëria

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në Mallakastër: PD nxori Shqipërinë nga varfëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha nga Mallakastra deklaroi se PD ishte ajo që në mandatet e saj të viteve 2005-2013 nxori Shqipërinë nga varfëria. Berisha vlerësoi se qeverisja e Edi Ramës vetëm ka zhytur vendin në krim e varfëri.

“I dashur zoti Luan, Resmi, të dashur kandidatë të Fierit dhe Patosit, drejtues të degës, vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, sot kemi shumë data, e shumë ngjarje. Sot kemi 32 vjetorin e themelimit të PD në Mallakastër dhe është një moment të përulemi me respektin më të madh, mirënjohjen më të thellë, ndaj të gjithë atyre burrave e grave, burrave e vajzave të kësaj treve që 32 vite më parë, në kushtet e një terrori të pamohueshëm themeluan degën e PD-së, si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore të munguara dhe të ndaluara me kushtetutë, si parti e iniciativës së lirë, si parti e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar, si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve.

Në këtë kontekst, pas 32 vitesh, çdo demokrat e demokrate, duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet për investimin, mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakonshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të varfërisë, skllavërisë, shtypjes, izolimit dhe hipekolektivizimit dhe të rendisë Shqipërinë e shqiptarët në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Kjo ishte një arritje epokale. Të rendisë Shqipërinë e shqiptarët ndër njerëzit, qytetarët, punonjësit me rrogat më të larta në Ballkan.

Ja doli që vendin më të izoluar të Europës dhe planetit ta anëtarësojë në Këshillin e Europës, ta anëtarësojë në NATO, të liberalizojë vizat.

Ja doli që një vend me infrastrukturë nga më të shkatërruarat dhe të prapambeturat, ta pajisë me infrastrukturë moderne. Autostrada, mbi 11 mijë km rrugë u ndërtuan. Ja doli të shndërrojë Shqipërinë në një nyje nevralgjike të furnizimit të Europës me gaz. Sot kur Europa ndjeu pasojat e rënda të luftës, agresionit rus në Ukrainë, projekti në të cilin Shqipëria, pas Azerbajxhanit luajti rolin më kryesor, gazsjellësi TAP është shndërruar në një arterie të fuqishme energjetike për Europën. Dhe kjo ishte dëshmi e besimit të madh, dëshmi e një diplomacie fleksibël, e një përpjekje të madh me të cilën Shqipëria kontribuoi për vete dhe Europën.

Në vitet e qeverisjes së PD-së, Shqipëria nga vendi më i prapambetur në përdorimin e internetit, arriti në moshën dixhitale. Shqipëria nga vendi me mungesa të mëdha ushqimore, u shndërruar në eksportues të qumështit, vezëve etj. Në harkun kohor 5-6 vjeçar, Mallakastra dhe mbarë Shqipëria trefishuan ullinjtë krahasuar me numrin e të gjitha kohërave”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Mallakaster

Lajme të lidhura

GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM
Breaking Views

GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM

22:00 - 05/11/26
Studentët çojnë në Kushtetuese aktet normative të Ramës kundër protestës: Synojnë të na ndalojnë të ngremë zërin!
Breaking Views

Studentët çojnë në Kushtetuese aktet normative të Ramës kundër protestës: Synojnë të na ndalojnë të ngremë zërin!

20:39 - 05/11/26
Aktivistja Samanda Toçka mesazh studentëve: Gjobat nuk na trembin dhe nuk na e heqin dot të drejtën për të protestuar!
Breaking Views

Aktivistja Samanda Toçka mesazh studentëve: Gjobat nuk na trembin dhe nuk na e heqin dot të drejtën për të protestuar!

20:30 - 05/11/26
Para
Berisha për Yuri Kim: Mban qëndrime korruptive

Berisha shpërthen ndaj Kim: S'ke moral të flasësh për zgjedhjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës
Breaking Views

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26

Qeveria ka miratuar kompensimin financiar për pronaret e kompanive te transportit publik, në masën 50 lekë për çdo litër karburanti...

Lexo më shumë
Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

23:02 - 05/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM

GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM

22:00 - 05/11/26
“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë

21:13 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com