GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha në protestë: Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

18:47 - 10/02/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në protestë: Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë.

Në fjalën e tij në podium, lideri i PD-së, Sali Berisha u shpreh se në protestën e kaluar u ndal grushti i shtetit që sipas tij, Edi Rama po përgatiste, duke shtuar se ai duhet shpallur armiku më i rrezikshëm i vendit.

“Të dashur miq, zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në këtë bulevard, në kushtet ndër më alarmantet. Ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Ndaj duhet ta mbyllim këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale, më e rëndësishme më kurrë. Ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar të përsërisin atë. Shqipëria është një vend i bekuar. Jemi të bekuar se kemi njëri-tjetrin.

Ne jemi një vend i bekuar për traditat tona të mrekullueshme, të mbartura gjeneratë pas gjenerate, brez pas brezi, shekull pas shekulli. Mirëpo, megjithëse Shqipëria është e bekuar me popullin, pasuritë dhe traditat, nuk mund të mohohet që ne kemi përjetuar shekuj pas shekujsh mallkime. Ne kemi përjetuar dhe provuar armiq të egër, që padyshim i kanë sjellë dëmet më serioze kombit tonë. Kurrë ne nuk duhet të harrojmë diktaturën që lamë pas. S’duhet të harrojmë kurrë izolimin më të thellë që përjetuam.

Të gjitha këto i vodhën Shqipërisë 45 vite jetë. Gati gjysmën e shekullit të kaluar. Asnjë nuk ka dyshime, ndonëse sot ka përpjekje për rehabilitimin e atij sistemi. Enver Hoxha ishte Hitleri shqiptar i pas-Luftës së Dytë Botërore.

Por sot, çfarë po ndodh me Shqipërinë? Nëse në shekullin e kaluar u mbajt peng për 45 vite, këtë shekull Shqipëria po përballet me pasoja më katastrofike. Për 13 vitet e fundit, pasojat që po gërryejnë vetë ekzistencën e shqiptarëve si banorë të saj. Me vetë pasoja që nga Brukseli, për shkak të vjedhjes së ‘Ramaduros’, dërgojnë paralajmërim më ogurzi ndaj Shqipërisë.

E kemi quajtur Rilindjen qeveri të paligjshme sepse kështu është. E kemi quajtur narko-shtet sepse kështu është. Por jemi treguar të butë. Jemi treguar të kursyer. Edi Rama është armiku më i pamëshirshëm ndaj shqiptarëve. Është kërcënimi më i rrezikshëm që i kalon dhe ato kërcënimet staliniste të Enver Hoxhës, po t’i referohemi shifrave dhe ngjarjeve.

Dy muaj, Edi Rama u përpoq të bënte grusht shteti për të mbrojtur ‘Lubinën’. Megjithatë, faza e parë e grushtit të shtetit dështoi dhe ju keni kontributin tuaj me protestën tuaj. Dhe për këtë, keni falënderimet dhe mirënjohjen time më të thellë.

Ne nuk do të lejojmë kurrë grushtin e shtetit për të mbrojtur Edi Ramën. Ja ku jemi këtu. Edhe grushti i dytë që po përgatitet do të dështojë. Shkurti është muaji kur ne zvarrisim diktatorin, është muaji kur ne do të çlirojmë Shqipërinë.

Shpërndanë fjalë që gjasme mu ndërpre fjala në Strasburg. Por unë po shpërndaja fjalën tuaj. Po denoncoja Ramaduron. Kjo është opozita e vërtetë”, tha ndër të tjera Berisha.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

PD publikon pamje nga përshkallëzimi i protestës (FOTO)
Breaking Views

PD publikon pamje nga përshkallëzimi i protestës (FOTO)

20:30 - 10/02/26
Molotovë, ujë dhe gaz, policët pësojnë djegie në trup, lëndohet gazetari amerikan
Breaking Views

Molotovë, ujë dhe gaz, policët pësojnë djegie në trup, lëndohet gazetari amerikan

20:07 - 10/02/26
Përplasje tek Parlamenti, hidhen dhjetëra molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Breaking Views

Përplasje tek Parlamenti, hidhen dhjetëra molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

19:50 - 10/02/26
Para
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD publikon pamje nga përshkallëzimi i protestës (FOTO)
Breaking Views

PD publikon pamje nga përshkallëzimi i protestës (FOTO)

20:30 - 10/02/26

Protesta kombëtare e opozitës, e zhvilluar mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, u shoqërua me përshkallëzim tensionesh në orët...

Lexo më shumë
Molotovë, ujë dhe gaz, policët pësojnë djegie në trup, lëndohet gazetari amerikan

Molotovë, ujë dhe gaz, policët pësojnë djegie në trup, lëndohet gazetari amerikan

20:07 - 10/02/26
Përplasje tek Parlamenti, hidhen dhjetëra molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Përplasje tek Parlamenti, hidhen dhjetëra molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

19:50 - 10/02/26
Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie

19:27 - 10/02/26
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

19:21 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com