GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha në selinë blu: Nuk do i ndahemi Ramës derisa ta rrëzojmë

10:53 - 27/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha në selinë blu: Nuk do i ndahemi Ramës derisa ta rrëzojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas mbylljes së marshimit, kryedemokrati, Sali Berisha tha përpara të pranishme nga selia blu, se ky ishte fillimi i protestave kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës.

Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar atë nga pushteti, pasi siç u shpreh ai, Rama është një armik i votës së lirë.

I vetëdijshëm se kjo është e vështirë, Berisha tha se duhet guxim dhe sakrificë, por siguroi që do ta realizojnë.

“Sot në betejën tonë pa kthim, kundër diktaturës, çelëm një faqe të re.

Sot, ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës.

Kjo protestë, e para në historinë 32-vjeçare të pluralizmit, para gjykatës supreme, Gjykatës së Lartë, e cila ka shënuar me qëndrimet e saj, një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit, Kushtetutës dhe pluralizmit, shënon vetëm fillimin e btejave tona.

Sot, protesta jonë para selisë së partisë së krimit, shënon fillimin e betejës sonë kundër kësaj partie, e cila me të gjithë qëndrimet e saj, e udhëhequr nga Edi Rama është përgjegjëse për dramën e madhe të shqiptarëve.

Edi Rama në krye të kësaj partie, kërkon të zhdukë PD-në, por ne do qëndrojmë dhëmb për dhëmb. Ne jemi të pamposhtur.

 

Protestat tona do përhapen në të gjithë vendin dhe së fundmi do përqendrohen përpara të gjitha institucioneve të krimit, para kryeministrit, do përqendrohen në çdo skaj të vendit për të mbrojtur liritë tona.

U jam shumë mirënjohës, keni lënë çdo gjë dhe jeni sot këtu si luftëtarë lirie.

U garantoj se shumë shpejt ky fillim do shndërrohet në një ortek të fuqishëm.

Sot ju vratë frikën e shqiptarëve për të protestuar përpara atyre organeve që janë shndërruar në xhelatë të të drejtës dhe ligjit, organe që funksionojnë si në diktaturë me urdhrin e diktatorit, organe që shndërrohen në hanxharë në duart e diktatorit.

Fillimi është jashtëzakonisht premtues, fillimi ynë është shpresa e vetme e shqiptarëve.

Sot të gjithë shqiptarët e trembur, të gjithë shqiptarët e strukur, e frikësuar, sytë i kanë te ju dhe vetëm te ju.

Natyrisht ne sot fillojmë një kapitull të ri, por ju garantoj ju se forcë në botë që të më ndajë mua nga ju, nuk ka.

Çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë, unë do bëj gjithçka që së bashku me ju, të ecim të sigurt drejt fitores.

Edhe njëherë, dua t’u them këtu ju, se besimi që më dhatë ju, unë e pranova, e pranova me dy qëllime më kryesoret.

E pranova sepse ju ishit demokratët që donit të qëndronit si opozitë e vërtetë, që donit të qëndronit për idealet tuaja të lirisë, që nuk donit pazare, që nuk donit t’u kontrollonte kush, cilido qoftë ai, mik apo jo mik. Nuk donit në asnjë rrethanë që Shqipëria, opozita, të kontrollohej nga një bandë mafioze.

Ndaj ju votuat Sali Berishën.

Së dyti, ju garantoj se ne do ecim drejt fitores.

Ju keni konstatuar se ne ndoqëm proceset, ne pranuam të hynim në zgjedhje në kushtet më të pabarabarta. Por donim ta kapnim për fyti hajdutin e votës, armikun e votës, për t’u betuar se nuk do i ndahemi kurrë derisa të qërohet nga pushteti.

Ai e kuptoi këtë, ndaj dhe kaloi në masa ekstreme. Por përsëri ju siguroj se do dështojë. Ne nuk mashtrohemi nga Edi Rama.

Ne nuk jemi ata të cilët u themi shqiptarëve se me Edi Ramën mund të fitohen zgjedhjet.

Ne u themi shqiptarëve që të rrëzojmë Edi Ramën që të fitojmë zgjedhjet. Të votojnë shqiptarët të lirë.

 

Dhe ne do e realizojmë këtë. Kjo kërkon guxim, kërkon sakrifica, kërkon vendosmëri, por ne së bashku të tillë jemi dhe ju garantoj ju se çdo ditë e më shumë do bashkohen shqiptarët rreth nesh.

Fitore, fitore, fitore!” tha Berisha.

Etiketa: berishaRama

Lajme të lidhura

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
Lajme

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

21:05 - 07/03/26
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..
Lajme

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?
Lajme

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

20:48 - 07/03/26
Para
VIDEO/ Ariu i murrmë bie në çark në pyjet e Mokrës, ekipet nisen…

VIDEO/ Ariu i murrmë bie në çark në pyjet e Mokrës, ekipet nisen...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
Lajme

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

21:05 - 07/03/26

Thonë se në Shqipëri çudia më e madhe zgjat tre ditë. Projekti “Himara Invest” i Vangjel Tavos në Himarë zgjati...

Lexo më shumë
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

Parlamenti çek “mbron” kryeministrin Babiš nga hetimi! Ku ndryshon rasti Babiš në Çeki nga Balluku në Shqipëri?

20:48 - 07/03/26
Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

Dy vrasje në tre muaj! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

20:45 - 07/03/26
Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS

Goditje e forte per Berishen, humb zyrtaren e larte demokrate! Kush është zyrtarja që “braktisi” PD për PS

20:29 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com