GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha në Shkodër: Kemi pasur të meta nuk e mohoj, do kthej të drejtën e votës

20:15 - 01/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha në Shkodër: Kemi pasur të meta nuk e mohoj, do kthej të drejtën e votës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” e mbajtur në Shkodër, deklaroi se për Ramën, veriu i Shqipërisë nuk ekziston.
Berisha thekson se Rama 18-fishoi tenderat sekretë dhe po ashtu arrestoi njerëz, vetëm pse nuk paguajnë dot energjinë elektrike.
Në fjalën e tij, tha është qyteti më i diskriminuar në investime nga qeveria gjatë 8 viteve të fundit.
“Rama i dha përparësi homogjonisë serbe në Ballkan. Rama 18-fishoi tenderat sekrete. Rama nis mandatin e tretë se opozita kaloi nga dështimi në dështim. Nëse sot ai nis mandatin e tretë, përgjegjësitë bien mbi PD-në. PD nuk qe e zonja, nuk fitoi në asnjë nismë përpos se në dekriminalizim. Dua t’ju them që hiqni dorë nga marrëveshjet pa marrë mendimin e forumeve të PD.


Për Ramën, veriu i Shqipërisë nuk ekziston, se ka kryer arrestime njësoj si në vitet 1945-1946, për dritat, që në të gjithë botën janë çështje civile. Nuk mundesh që qytetarin ta lësh pa mundësi që të paguajë dot dritat dhe pastaj ta arrestosh pse nuk paguan për rrymën, kjo është absurde”, u shpreh Berisha.
Gjithashtu, lideri historik i partisë demokratike Sali Berisha ka folur me tone të forta nga Shkodra, ku tha se opozita këto 8 vite ka kaluar nga dështimi në dështim.
Ai akuzoi Bashën për marrëveshjet e tij pa miratim, çka ka bërë të kalohet nga turpi në turp.
Sali Berisha tha nga Shkodra se ka prova që Lulzim Bashës ndër vite i ka kërkuar dorëheqjen. Ai tha se në iPad-in e tij ka ‘dokumente’ që faktojnë se bisedat me Bashën në zyrë.
“Në këtë iPad kam shumë dokumente, që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra. Ato gjëra që keni kërkuar ju.
I kam kërkuar dorëheqjen në 2017 sepse rezultati i zgjedhjeve ishte rekordi më i zi. Por s’e kam sulmuar kurrë publikisht. Ky është gabimi im” – tha Sali Berisha.
Në takimin me demokratët në Shkodër, u shprehur se Lulzim Bashën nuk e ka zgjedhur ai si kryetar të PD. Ai tregon se pas dorëheqjes së tij, janë paraqitur vetëm dy persona për të kandiduar, Lulzim Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi.


Ndryshe nga ‘Foltoret’ e tjera, në qytetin e Shkodrës simpatizantët e partisë demokratike disktuan rreth krimeve të komunizmit, kjo solli edhe një situatë të tensionuar në këtë takim.
Teksa një prej demokrateve mori fjalën për të shprehur opinionin e saj mbi mungesën e legjislacionit, ajo i është drejtuar me pyetje ish-kryeministrit “Sa antikomunist ke qenë në këto 30 vite?”
Kjo ka sjellë ovacione nga salla të cilët kanë dashur t’i ndërpresin fjalën demokrates. Pavarësisht thirrjeve të Berishës për t’i kthyer mikrofonin Stela Karafilit, të pranishmit në sallë nuk ia kanë dhënë. Në fund ish-kryeministri i ka thënë se e pret në Tiranë në një takim për të folur më gjatë.

Ndërsa, një tjetër qytetarë tregoi momentin se si e priti lajmin kur mori vesh se kreu aktual i opozitës Lulzim Basha, përjashtoi nga Grupi Parlamentar Sali Berishën. Ai e ngriti sallën peshë pasi deklaroi se ka qarë kur ish-kryeministrin e përjashtuan nga PD.
Salla e kinema Millenium ishte e mbushur plot me simpatizantë, dhe shumë të tjerë mbetën jasht për shkak të numri të madh. Sali Berisha u prit me entuziasëm në bastionin e demokratëve, ndërsa u lajmërua në fund të këtij takimi se ‘Foltorja’ e ardhshme do të jetë në qytetin e Gjirokastrës.

Etiketa: PolitikeShkoder

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Kujdes pamje të rënda! Aksidenti tragjik në Fier, këmbësori i mbuluar në gjak, ndërroi jetë rrugës për në spital

Kujdes pamje të rënda! Aksidenti tragjik në Fier, këmbësori i mbuluar në gjak, ndërroi jetë rrugës për në spital

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com