GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Në Shqipëri po sundojnë bastardët e atyre që pushkatuan intelektualët

19:22 - 26/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Në Shqipëri po sundojnë bastardët  e atyre që pushkatuan intelektualët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të 22 intelektualëve që u vranë nga diktatura komuniste në 26 shkurtin e vitit 1951.

Berisha i ka përmendur emër për emër të gjithë intelektualët e vrarë nga regjimi komunist.

“26 shkurti është në historinë e Shqipërisë, dita e njërit prej krimeve më të shëmtuara që ka njohur Shqipëria apo ndonjë vend tjetër në diktaturë.

Dita në të cilën 22 intelektualë të shquar të kombit, të diplomuar në tërësi në universitetet më të mira të perëndimit, kundërshtarë të pamposhtur të regjimit komunist, u ekzekutuan pa gjyq.

U pushkatuan në një fshat në afërsi të Tiranës vetëm e vetëm sepse ata nuk mund të pajtoheshin me shtypjen, me mohimin e fjalës së lirë.

Nuk mund të pajtoheshin kurrë me drejtësinë e re të diktaturës komuniste.

Nuk mund të pajtoheshin kurrë me mohimin e të drejtës së fjalës, të drejtës së pronës, të drejtave themelore të njeriut.

Ndaj dhe ata pa proces gjyqësor, pa asnjë proces gjyqësor, në një rast unik, të gjykuar pasi ishin pushkatuar dhe groposur në një gropë të përbashkët, ranë si misionarë të pamposhtur në mbrojtje të vlerave dhe idealeve më të larta njerëzore.

Ata ishin studiues, mësues, shkrimtarë, publicistë, inxhinierë, mjekë, atdhetarë të vërtetë, intelektualë të vërtetë.

Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Hekuran Troka, Luka Drashkoviç, Hakik Koka, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Fadil Dizdari, Ali Qeralliu, Jonuz Kaceli, Gafur Jegeni, Petrore Konomi, Zyhdi Herri, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Qemal Kasorohu, Manush Peshkëpia, Andon Derhysa, Reiz Selfo, Pjerin Guraziu, Gon Temali, Mehmet Shkupi.

Le të nderojmë me një minutë heshtje martirizimin e tyre për lirinë dhe të drejtat njerëzore, për interesin e kombit për një Shqipëri të lirë”, tha Berisha.

Në vijim të fjalës së tij, ish-Kryeministri deklaroi se sakrifica sublime për vlerat janë një kushtrim i vërtetë sot për çdo shqiptar.

Berisha tha se ata që sot qeverisin nuk kanë në bazë doktrinën e Marksit, por kanë në bazë Aleancën e Qelbësirave, aleancën e pushtetarëve me bandat kriminale, me hajdutët, me trafikantët, me vrasësit, përdhunuesit, llumin e shoqërisë shqiptare.

“Sot partinë e krimit e drejton ish-bastardi i xhelatit hoxhist që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela.

Sot ekonominë e drejton Ballukja, gjyshi i të cilit ishte një xhelat i vërtetë, mori pjesë në pushkatimin e intelektualëve me hyrjen në Tiranë të forcave terroriste.

Ndaj dhe këta bastardë sigurisht nuk mund të vendosin këtu doktrinën marksiste dhe leniniste si bazë për sundimin e tyre. Por vendosin krimin, vendosin dhunën, vendosin vjedhjen, vendosin varfërinë, mohimin e të drejtave të opozitës, burgosjen e drejtuesve të saj, asgjësimin e të drejtave politike të opozitës në parlament.

Një Shqipëri pa opozitë është qëllimi i Edi Ramës dhe i mafies ndërkombëtare.

Një Shqipëri pa opozitë është synimi i narkoregjimit të tij”, tha Berisha.

Etiketa: akuzaberishaRama

Lajme të lidhura

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën
Breaking Views

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Aktualitet

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:50 - 20/01/26
Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg
Aktualitet

Ish-oficeri i policisë vrau dy vetë më 1997, pas 29 vjetëve dënohet me 23 vjet burg

20:50 - 20/01/26
Para
Trafikonin kokaine, dënohet familja shqiptare/ SKY e nxori zbuluar

Trafikonin kokaine, dënohet familja shqiptare/ SKY e nxori zbuluar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli
Breaking Views

Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli

23:19 - 20/01/26

Këtë të martë u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të vlefshme për raundin e shtatë në fazën e ligës së...

Lexo më shumë
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions

23:03 - 20/01/26
ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

ANSA: 52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën

22:48 - 20/01/26
Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq

22:01 - 20/01/26
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:50 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com