GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Në SPAK gjeta Elvis Doçin duke dekoruar Altin Troplinin si president nderi të kartelit

13:05 - 18/08/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Në SPAK gjeta Elvis Doçin duke dekoruar Altin Troplinin si president nderi të kartelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot jashtë ambienteve të Prokurorisë së  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje caktuar ndaj tij, se institucioni që supozohet të luftojë krimin e organizuar po funksionon, sipas tij, si ‘aleat’ i krimit. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh: Gjeta aty figura si Elvis Doçi, të cilët lidhen me botën e krimit, ndërsa kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili për shkak të bashkëpunimit të tij me kartelet e drogës e quajta simbolikisht ‘president nderi’ të një karteli.

Kryedmeokrati ironizoi kreun e SPAK-ut duke e quajtur ‘Altin Troplini’, duke akuzuar drejtpërdrejt mbështetje për aktivitet kriminal brenda dhe jashtë territorit shqiptar. Ai gjithashtu kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se sulmoi prokuroren Gjeli vetëm sepse ajo kishte ndjekur një raport të policisë së Shkodrës. Berisha shtoi: “Rama i është vërsulur edhe një gjyqtari të ri, Balliu, që ka zbatuar vendimin e qeverisë për të njohur të drejtën e parablerjes për disa qytetarë. Rama kërkon që njëherë gjykatësi ta zbatojë ligjin, e herën tjetër të mos e zbatojë, sipas interesit të tij”.

Sipas liderit të opozitës, as Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe as Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk kanë reaguar për të mbrojtur prokuroren dhe gjyqtarin, megjithëse vepruan në përputhje me ligjin. Lideri i opozitës akuzoi gjithashtu KLGJ-në për mbrojtjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tij është e përfshirë në tre vepra penale dhe e dënuar me burg nga një gjykatë greke për deklarim të rremë pasurie dhe mashtrim gjatë procesit të vetingut. Berisha e cilësoi rastin si: “Një mashtrim trashanik”. “Gjoka justifikoi një pasuri të marrë si hua në vitin 1996 duke iu referuar nenit 830 të Kodit Civil, i cili hyri në fuqi vetëm në 2015. Ky është një mashtrim për çdo njeri normal, përveç Altin Troplinit”, tha ai.

Kryetari i PD-së akuzoi Edi Ramën se pas largimit të PD nga parlamenti, kreu i qeverisë miratoi një ligj antikushtetues që autorizon Skapin të regjistrojë telefonat e gjykatësve.

“Një njeri, Edi Rama, që ta dini ju, pas largimit të PD nga parlamenti, ka vendosur në ligje një nen antikushtetues. Nen që i lejon, autorizon, kreun e Skapit të regjistrojë telefonat e gjykatësve që ky dërgon dosjet. De facto ata tre gjykatës, dhe jo vetëm ata, por të gjithë gjykatësit e gjykatës speciale në të dy nivelet, janë në kontrollin e plotë të Altin Troplinit. Kjo është e gjithë puna dhe kjo nuk ndodh në botë”, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha para SPAK.

Etiketa: berishaSali Berisha

Lajme të lidhura

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak: Rrëzimi nga GJK, pasojë e qëndrimit të PS, refuzuan të përfshinin në vendim shkeljet reale të Veliajt
Aktualitet

Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

15:39 - 20/12/25
Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë
Aktualitet

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
Para
Berisha: Rama shpenzoi 490 mln euro për luks! Me 1/4 e tyre do ishin blerë 7-10 avionë, 4 helikopterë dhe…

Berisha: Rama shpenzoi 490 mln euro për luks! Me 1/4 e tyre do ishin blerë 7-10 avionë, 4 helikopterë dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak: Rrëzimi nga GJK, pasojë e qëndrimit të PS, refuzuan të përfshinin në vendim shkeljet reale të Veliajt
Aktualitet

Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

15:39 - 20/12/25

Dorian Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, denoncoi miratimin e projektbuxhetit 2026 nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak...

Lexo më shumë
Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com