GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha në “TikTok”: Pse dalim në protestë më 6 dhjetor

17:54 - 03/12/22
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia i refuzoi lejen, Berisha nuk tërhiqet: Do mbushim sheshin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha ka renditur arsyet përmes një video në TikTok, pse opozita do të protestojë në datën 6 dhjetor, kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Berisha tha se shqiptarët janë shndërruar në popullin e varkave, ndaj dhe të martën opozita do që zëri i tyre të dëgjohet.

Lideri i opozitës fton qytetarët në 6 dhjetor ora 12:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, para Kryeministrisë në protestë kombëtare.

Video mesazhi

Berisha shprehet:

“Të dashur miqtë e mi të TikTok. Me këtë mesazh dëshiroj t’ju sqaroj pse kemi thirrur protestën e datës 6 dhjetor! Kjo protestë, ditën e Samitit Europian, u thirr me qëllimin më madhor, për t’u bërë të qartë miqve në Shqipëri se Edi Rama duke shpenzuar 10-ra milionë euro dhe duke angazhuar 10-ra kompani lobimi, ka paraqitur tek ju një realitet shqiptar që nuk ekziston.

E vërteta është se, sot Shqipëria është një vend në shpërbërje, nga e cila janë larguar në vitet qeverisëse të tij, më shumë qytetarë se në Siri, që po përjeton luftë civile. Shqipëria është një vend i pasur, por shqiptarët janë sot banorët më të varfër.  Kjo jo se nuk ka burime, por se burimet e tyre natyrore, pasuritë e tyre, buxheti i tyre vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveria. Edi Rama sot ka të gjithë pushtetet në duar. Kjo jo se ai i meritoi, por sepse ai ka vjedhur votën dhe nuk respekton vullnetin e lirë të qytetarëve. Së fundmi, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij kanë prekur edhe qytetarët tuaj.  Me Bitcoin janë vjedhur nga klani qeveritar mbi 2.2 miliardë euro.  Të gjitha këto janë vetëm disa elementë të hidhur të realitetit shqiptar”.

Më tej, shtoi:

“Ndaj dhe ne, si parti që përmbysëm komunizmin dhe sollëm pluralizmin, zhvilluam vlerat europiane në këtë vend.  Antarësuam Shqipërinë në NATO, liberalizuam vizat dhe morëm rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Qëndrojmë besnikë në këto vlera dhe këto parime që ndajmë me kombet e vendeve tuaja.  Kështu që jemi sot në këtë protestë, pikërisht për të ngritur zërin tonë.  Se ne nuk jemi njerëz të varfër, por para së gjithash jemi të vjedhur. Se ne nuk votojmë të lirë dhe kjo vret shpresën e shqiptarëve, i shndërron ata në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet. Faleminderit shumë”.

@prof.dr.saliberisha Shqiptarët janë shndërruar në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet. Protestojmë më 6 dhjetor, ora 12:00, të gjitë bashkë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” #sb ♬ original sound – Sali Berisha

Etiketa: protestaSali Berishatiktok

Lajme të lidhura

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan, kolona kilometrike makinash në Kërrabë
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan, kolona kilometrike makinash në Kërrabë

17:46 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
Para
Holanda mund SHBA dhe kualifikohet, me sytë nga Argjentinë-Australi

Holanda mund SHBA dhe kualifikohet, me sytë nga Argjentinë-Australi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan, kolona kilometrike makinash në Kërrabë
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan, kolona kilometrike makinash në Kërrabë

17:46 - 05/12/25

Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të premte në aksin kombëtar Tiranë–Elbasan, ku mijëra qytetarë nga Tirana i...

Lexo më shumë
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com