GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga Berati: Tani duhet të bëjmë hapin tjetër më të madh drejt fitores, të bashkohemi me qytetarët

20:16 - 09/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nga Berati: Tani duhet të bëjmë hapin tjetër më të madh drejt fitores, të bashkohemi me qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar  një takim me demokratët e Beratit, në kuadër të fushatës elektorale në 11 maj. Duke bërë një rezyme të zhvillimeve politike përgjatë 3 dekadave të fundit, Berisha theksoi se “PD ia doli të jetë surpriza e vërtetë e revolucioneve demokratike të viteve ’90”.

Gjatë fjalës së mbajtur në takim, lideri i opozitës foli edhe për bashkimin e demokratëve pas zhvillimeve brenda PD gjatë 3 viteve të fundit, si dhe sulmin e gjithanshëm të Edi Ramës sipas tij, për ta lënë vendin pa opozitë. “Tipari më kardinal i demokratëve është toleranca! U përpoqën të na bëjnë copë e çikë, sot jemi më të bashkuar se kurrë”, u shpreh.

Prej takimit me demokratët e Beratit, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me PD për të rrëzuar narko-diktaturën e Edi Ramës. “Tani duhet të bëjmë hapin tjetër më të madh drejt fitores, të bashkohemi me qytetarët e mbarë Shqipërisë”, theksoi.

Duke bërë një analizë të “keqqeverisjes” 12-vjeçare të Edi Ramës si kryeministër, lideri i demokratëve theksoi se sot ekziston fronti më i gjerë i pakënaqësisë ndaj qeverisë që nga viti 1991.

“Sot ekziston fronti më i gjerë i pakënaqësisë ndaj qeverisë që nga viti 1991. Ne duhet ta bashkojmë këtë front”, tha ai.

Kreu i Partisë Demokratike u ndal edhe te vota e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke i bërë thirrje demokratëve që të shumëfishojnë votat për PD-në. “Secili prej jush mund të shumëfishojë votën e tij me vëllezërit dhe motrat tona në emigracion! Le t’i ndihmojmë të regjistrohen”, nënvizoi kryedemokrati në fund të fjalës së tij me demokratët në Berat.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Vajza nga Kosova gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për dy pronarët
Aktualitet

Vajza nga Kosova gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për dy pronarët

16:20 - 22/03/26
PS nis “fushatën” për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës
Breaking Views

PS nis “fushatën” për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës

16:01 - 22/03/26
Sekuestrohet ‘Garffs Construction’ e Daniel Shimës, 2 të arrestuar dhe 3 zyrtarë të pezulluar për “letrat” e truallit
Aktualitet

Sekuestrohet ‘Garffs Construction’ e Daniel Shimës, 2 të arrestuar dhe 3 zyrtarë të pezulluar për “letrat” e truallit

15:33 - 22/03/26
Para
VIDEO/ Pamjet virale – Trump dhe Obama krah njeri-tjetrit në funeralin e Carter

VIDEO/ Pamjet virale - Trump dhe Obama krah njeri-tjetrit në funeralin e Carter

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vajza nga Kosova gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për dy pronarët
Aktualitet

Vajza nga Kosova gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për dy pronarët

16:20 - 22/03/26

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia...

Lexo më shumë
PS nis “fushatën” për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës

PS nis “fushatën” për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës

16:01 - 22/03/26
Sekuestrohet ‘Garffs Construction’ e Daniel Shimës, 2 të arrestuar dhe 3 zyrtarë të pezulluar për “letrat” e truallit

Sekuestrohet ‘Garffs Construction’ e Daniel Shimës, 2 të arrestuar dhe 3 zyrtarë të pezulluar për “letrat” e truallit

15:33 - 22/03/26
Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë

Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë

15:15 - 22/03/26
Trajneri i Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë: Nuk bëjmë ndryshime në ekip

Trajneri i Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë: Nuk bëjmë ndryshime në ekip

15:11 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com