GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga Burreli: T’i lëmë ndasitë politike, partia e të gjithë shqiptarëve duhet të jetë Shqipëria

12:34 - 05/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha nga Burreli: T’i lëmë ndasitë politike, partia e të gjithë shqiptarëve duhet të jetë Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në Burrel se fitorja e shqiptarëve mbi “të keqen” i ka ditët e numëruara.

Berisha tha se më 11 maj shqiptarët do të ndahen nga një qeverisje që në 10 vite i ka varfëruar në mënyrën më të frikshme.

“Nuk duhet të harrojmë se para se të jemi demokratë, socialistë, të paparti, jemi shqiptarë me gen shqiptari, me gjak shqiptari. Dhe çdo njeri që e ndjen se në deje ka gjak shqiptari, duhet të ndjejë një dhimbje të madhe shumë për këtë shkretim të kombit dhe vendit. Duhet të zgjohet fuqishëm për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo rrokullisje e madhe njerëzore.

Pra, këtu shuhen kufijtë midis partive. Këtu partia e të gjithë shqiptarëve duhet të jetë Shqipëria“, u shpreh ai.

Pjese nga fjala

Të dashur miq, fushata elektorale mbyllet për 3-4 ditë. Fitorja historike e shqiptarëve mbi të keqen i ka ditët e numëruara. Me 11 Maj, me votën tuaj ajo vendoset në fronin që meriton. Ne me 11 Maj, matjanet dhe matjanët, shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë vendit, ndahen nga e keqe e dytë e madhe që u ra në 34 vite si asnjë kombi tjetër në Europë dhe në botë. Ndahen nga regjimi i krimit, i drogës dhe vjedhjes së tyre. Ndahen nga një regjim që i shkretoi ata më shumë se çdo pushtim tjetër në historinë tonë. Ndahen nga një regjim që në 10 vite i varfëroi ata në mënyrën më të frikshme. Ndahen nga një regjim që në 10 vite bëri që Mati të ketë në një vit vetëm 13 lindje, ndërkohë që qindra zogj të Matit të bëjnë foletë në dherat e tjera. Dje isha në Tropojë, një vajzë e re juriste deklaroi: kemi qenë në klasë 32 shoqë dhe shokë, prej tyre vetëm tre jemi në Shqipëri. Pak ditë më parë isha në Korçë, Erseka në vitin 2023 kishte regjistruar vetëm një lindje.

Miq, nuk duhet të harrojmë se para se të jemi demokratë, socialistë, të paparti, jemi shqiptarë me gen shqiptari, me gjak shqiptari. Dhe çdo njeri që e ndjen se në deje ka gjak shqiptari, duhet të ndjejë një dhimbje të madhe shumë për këtë shkretim të kombit dhe vendit. Duhet të zgjohet fuqishëm për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo rrokullisje e madhe njerëzore.
Pra, këtu shuhen kufijtë midis partive. Këtu partia e të gjithë shqiptarëve duhet të jetë Shqipëria. Miq, pse po ndodh kjo? Pse shqiptarët po e braktisin masivisht këtë vend? Pse matjanët po largohen nga ky vend i mrekullueshëm? Nga kjo tokë e pasur, mbi tokë dhe nën tokë, ndër më të pasurat që mund të ekzistojë? Nuk largohen se nuk e duan Matin, largohen nga skamja, largohen nga shpresa e vrarë, largohen nga papunësia, largohen sepse prindërit e tyre, gjyshërit e tyre, në sofër nuk kanë më të mbushin pjatat që duhet të mbushin për të gjithë familjen. Dhe detyrohen t’u thonë, merrni rrugët e botës. Sot, çdo shqiptar që ndjen se në gjakun e tij rrjedh gjaku shqiptari, duhet të dëgjojë sirenat nga shpirti i kombit, sirena që bien për një komb aktualisht pa asnjë të ardhme.

Kombi pa rini të ardhme nuk ka kurrë. Këtij kombi i kanë ikur në 10 vite 620 mijë të rinj. Këtij kombi i ka ndodhur që nga viti 2019 gjer sot ka shumë më tepër vdekje se lindje. Ky komb, deklaroi OKB një javë më parë, ka sot për shkak të emigracionit indeksin më të ulët të lindjeve në botë. Shqiptare dhe shqiptarë, cilitdo që i ka mbetur edhe një nanogram përgjegjësi ndaj Matit dhe Shqipërisë, duhet të ngrihet për të shpëtuar Matin dhe Shqipërinë. Miq, nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i qytetarëve në Mat dhe në Shqipëri është rritur nga viti në vit. Pra nuk është se kishim rroga kaq të larta, as pensione kaq të larta, por kishte një gjë: rrogat rriteshin çdo vit. Pensionet rriteshin çdo vit. Kjo do të thoshte, sot kam pak, por vitin tjetër do kem edhe më shumë.

Sot jam jo mirë, por vitin tjetër do bëhem më mirë. Pra, kjo mbante shpresën. Çfarë ndodhi miq? Nga viti 2013 gjer sot, pensionisti shqiptar që merrte pension mesatar 143 mijë lekë, merr gjithsej 172 mijë lekë pension mesatar. Por 57 përqind e tyre nuk marrin pension të plotë, marrin pension të pjesshëm dhe të stërpjesshëm. Pra, ndërsa pensionisti i Malit të Zi, që merrte në vitin 2013, 138 mijë lekë, sot merr 450 mijë lekë. Po pse? Sepse qeveria kur ndante paratë çdo vit, i kalonte një pjesë tek rrogat dhe pensionet. Sepse qeveria ua kthen paratë atyre që ua merr. Kurse këta jo, nuk ekzistonin. Edi Rama solli 8 miliardë euro në buxhetin e vitit 2025. Sa ndau për 760 mijë burra dhe gra që kanë shkrirë jetën e tyre? 16 milionë.
Kur ne i kërkuam të votojë pensionin minimal 200 euro, jo, tha, biem në katastrofë, biem në humnerë. Albin Kurti, një kryeministër tjetër shqiptar në Prishtinë, të njëjtin muaj, ndau për gratë dhe burrat e thinjur të Kosovës, jo 16, por 100 milionë euro dhe rriti pensionet e tyre 20 përqind. Ra në humnerë Kosova? Jo. Pse u ndala këtu? Edhe njëherë, matjane e matjanë, nuk janë çështje partiake këto. Dhembshuria nuk është virtyt i një partie. Dhembshuria është virtyt i qenies njerëzore. Po këta çfarë bëjnë? Fondet tuaja, paratë tuaja, pensionet tuaja i vjedhin dhe vetëm i vjedhin.

Etiketa: berishaKryesore1ndasishqiptarë

Lajme të lidhura

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Para
“Jam Sali Berisha unë!”, kryedemokrati-Ramës Ti e provove me mua, tani është radha ime

“Jam Sali Berisha unë!”, kryedemokrati-Ramës Ti e provove me mua, tani është radha ime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com