GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha nga Dibra: Rama riktheu monizmin, ta largojmë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nga Dibra: Rama riktheu monizmin, ta largojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka qenë i pranishëm sot në Dibër për të prezantuar kandidatin për Bashkinë, Ismail Uka, të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë në 14 maj për ndryshim.

Berisha tha se çdo shqiptar me votën e tij në 14 maj do të vendosë mbi fatin e Shqipërisë.

Lideri demokrat shtoi se kryeministri Edi Rama ka kapur çdo pushtet në vend dhe se i përdor ato sipas orekseve të veta, ndërsa vendi po boshatiset.

“Ismail Uka është një bir i juaji i cili mishëron virtyte më të arrira të Dibranëve, shpirtin dhe ndershmërinë, atdhetarinë, dashurinë për Dibrën dhe Ju.

U tregova besnik ndaj jush, sot ne nga Tropoja në Konispol, të gjithë kandidatët janë të lirisë dhe mbështetës të PD. Kjo e bën Ismailin, Dëfrimin dhe Skënderin, të gjithë kandidatët tanë dy herë më të përgjegjshëm para ju, garantoj se ata do të jenë shërbëtorët tuaj, do punojnë për një model të rin, ndryshim jetik për Dibrën. Do përdorin me transparencë çdo qindarkë të taksave tuaja, për t’i kthejë në mbështetje për ferma, shkolla.

Dibra si qark, Peshkopia si rreth ka potenciale të mëdha turistike, bujqësore e blegtorale, ka ujra të famshme por pasuria më përrallorë janë dibranët. Kam besim se më 14 maj ju do votoni ndryshimin, për Shqipërinë.

Jam këtu për t’i bërë thirrje atdhetarisë tuaj e shpirtit punëtor që mos të harrojë se më 14 maj vërtet janë zgjedhjet, por atë ditë janë të jetë sonë. Çdo shqiptar me votën e vetë, vendos fatin e Shqipërisë, të ardhmen e vendit. Jemi në një rrokullisje që nuk mbahet mend, Dibra po shkretohet me një shpejtësi të rrufeshme.

Kurrë ndonjëherë nga këto troje nuk kanë ikur në 8 vite mbi 35% e shqiptarëve, asnjë luftë, betejë, asgjë nuk ka përzënë kombin si ky rrëgjim. Është vendosur monizmi, Rama kontrollon çdo pushtet përveç Shkodrës, 10 herë më shumë se Ramiz Aliaj në vitin 1991, i përdor ato në shkelje flagrante me ligjin, i përdor sipas orekseve të veta. Monizmi në histori ka qenë drama më e madhe e vendit, stalinizmi na shkatërroi ne banorë të një vendi të bekuar.Unë ish presidenti juaj kisha 16 dollarë në muaj, barazohej vetëm me 2 vende në planet.

Monizmi i dytë po na përzë nga trojet pamëshirë. Vendi ynë ka kapacitet 10 herë më shumë për kaq shqiptar sa jemi, sikur vendi të kishte zë do thoshte pse po më braktisni, pse po largoheni? Sikur ata që ranë për liri do pyesni, pse ramë ne kur ju braktisni këtë vend. Në 8 vite u larguan 837 mijë shqiptarë, shkon mbi 1 milionë, çfarë do ndodh me ne pas 8 vitesh të tjera? Çfarë jemi ne?”, tha ai.

 

Etiketa: berishaDiberKryesore1

Lajme të lidhura

Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York
Breaking Views

Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York

08:15 - 27/09/26
Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!
Aktualitet

Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, nuk ndalen deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi!

22:34 - 26/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”
Aktualitet

“Arrestoni Ramën”/ Thirrjet kundër kryeministrit, protestë edhe në “Air Albania”

22:23 - 26/09/26
Para
Nga mbrojtja te sulmi, objektivat e Real Madridit në merkato

“Bombë” nga Spanja! Reali po mendon për Kampionin e Botës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me monopatina, taxi dhe delivery, ja si shpërndahet droga pranë shkollave në Tiranë, 31 persona në pranga, 14 të tjerë në kërkim
Aktualitet

Me monopatina, taxi dhe delivery, ja si shpërndahet droga pranë shkollave në Tiranë, 31 persona në pranga, 14 të tjerë në kërkim

09:36 - 27/09/26

Pas 4 muajsh hetime është finalizuar operacioni policor i koduar “Shkolla të pastra”, ku si pasojë janë goditur disa grupe...

Lexo më shumë
Maliq/ Makina rrëshqet dhe e zë poshtë teksa nxirrte rrobat nga bagazhi

Maliq/ Makina rrëshqet dhe e zë poshtë teksa nxirrte rrobat nga bagazhi

09:26 - 27/09/26
“Muçi me kualitet të madh”, trajneri Maran: Djemtë u shpërblyen për stërvitjen gjatë javës

“Muçi me kualitet të madh”, trajneri Maran: Djemtë u shpërblyen për stërvitjen gjatë javës

09:18 - 27/09/26
Gara e Tiranathlon, ja rrugët ku kufizohet sot qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

Gara e Tiranathlon, ja rrugët ku kufizohet sot qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

08:35 - 27/09/26
Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York

Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York

08:15 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com