GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga Gjirokastra: Pa arsim nuk ka të ardhme, pagesë minimalisht 1500 euro për mësuesit

21:24 - 24/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha nga Gjirokastra: Pa arsim nuk ka të ardhme, pagesë minimalisht 1500 euro për mësuesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës së mbajtur në Gjirokastër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka premtuar për rikthimin e ‘Gjirokastrës Madhështore’.

‘Respekti ynë, i të gjithë këtyre qytetarëve për mësuesit dhe mësueset është i pakufishëm.

U garantoj se vendosja e mësuesit në piedestal, pagesa e tij minimimalisht me 1500 euro, do jetë objektiv që do mbahet si kusht për të ngritur arsimin’, nënvizoi kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Ai premtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së, nuk do ketë më shkolla me turne dhe klasa me më shumë se 25 nxënës.

Pjesë nga fjala 

Dhe ne jemi këtu me këtë program. Ndaj dhe ne programin tonë e nisim në radhë të parë tek dhembshuria njerëzore. Ne jemi komb bamirës. Ne e kemi virtyt bamirësinë. Por është i pashpirt shteti që i lë burrat dhe gratë që kanë shkrirë jetën e tyre të numërojnë kafshatën, të mos marrin dot ilaçet, me një pension qesharak.
Është i pashpirt shteti kur merr prej tyre taksa 8 miliardë dhe 760 mijë qytetarëve u jep 16 milionë. Është i pashpirt shteti që nuk mendon se ato familje të cilat u japin dy vakte ushqim fëmijëve, ato janë subjekt sëmundjesh dhe shumë e shumë të këqijash të tjera. Atëherë ne do e fillojmë këtu me programin tonë.

Ne kemi përcaktuar minimumin jetik si emergjencë të emergjencave. Çdo shqiptar 200 euro. Çdo pensionist 200 euro. Nga 760 mijë pensionistë, mbi 560 mijë marrin më pak se 170 mijë lekë se janë me pension të pjesshëm. Do marrin 200 euro. Të gjithë të papunët, 200 euro. Të gjithë personat në ndihmë ekonomike, 200 euro. Të gjithë burrat dhe gratë që nuk kanë asnjë lloj sigurimi, do marrin 200 euro. Të gjithë jetimët do marrin 200 euro.
Të gjithë studentët me bursë do marrin 200 euro. Miqtë e mi, secili nga ju, pyet se ku do gjenden këto para?
Unë u garantoj ju se këto para janë që të gjitha. Unë po përgjigjem si ish-kryeministër. Së pari, atë buxhet, morali dhe ligji të detyron që më së pari paratë t’ua kthesh atyre që ua ke marrë, dhe ai buxhet i tëri përbëhet nga taksat tuaja.

Dhe se kemi parasysh këtë parim, dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet e ulëta, dyfishuam ndihmën ekonomike. Pra, nuk është parim shqiptar ky, nuk është parim i Sali Berishës ky, ky është parim i çdo qeverie të përgjegjshme. Në vitin 2013, pensioni në Shqipëri ishte 143 mijë lekë. Pensioni në Mal të Zi ishte 138 mijë lekë.

Sot Mali i Zi pensionin e ka 450 mijë lekë. Po pse e ka? Sepse kryeministri i Malit të Zi, dhe po kështu i Maqedonisë, Serbisë, Kosovëës, çdo kryeministër zbaton parimin, paratë qytetarëve, rroga dhe pensione.
Kurse kjo qeveri nxori teorinë se fondi i pensioneve aq është, dhe se po të marrim nga buxheti për pensionistët, biem në greminë. Po si nuk ra Mali i Zi, Serbia, Maqedonia në greminë? Jo miq, këta i vjedhin paratë.

Dhe u them unë ju, në ato miliarda që kanë vjedhur në veprat publike që nuk i kanë ndërtuar, apo i kanë vlerësuar 10 herë më shtrenjtë se kushtojnë, janë paratë e pensioneve tuaja, rrogave tuaja. Dhe kjo merr fund.
Përparësi absolute kthimi i parave tek ju. A mund të bëhet fjalë për Gjirokastër madhështore kur shkollat mbyllen njëra pas tjetrës, kur universiteti bie çdo vit, kur spitali që ka pasur mjekë të shquar, mjekë të zot, mjekë të shkëlqyer, sot për apandesit duhet të shkosh në Tiranë të operohesh. Jo miq, ne do bëjmë gjithçka që qytetari të ketë shërbimin shëndetësor që meriton. Do bëjmë çdo gjë që ju ilaçet të mos u mungojnë. Dhe të keni ilaçe të të njëjtit standard që ka Greqia, që ka Italia.

Qëndrojmë përsëri tek ata që janë më në nevojë. Karta e konsumatorit, rrogëulëtit dhe nuk do ketë rrogë më të ulët se 500 euro, pensionistët, të papunët do të marrin kartën e konsumatorit me të cilën do blejnë 20 përqind më lirë se të tjerët. Ato para do u kthehen në vit dhe janë rreth 450 euro. Pra a nuk është ky një çlirim nga varfëria ekstreme e këtyre qytetarëve? Shoqëria bëhet më e drejtë. Ilaçet, lista e republikës italiane do jetë lista që do firmoset muajin e parë të qeverisë së ardhshme. Pra, në këtë mënyrë ne ndahemi nga mjerimi, nga varfëria e skajshme. Ne do rivendosim arsimin si kusht që të rinjtë shqiptarë të shkollohen në shkolla të mira.
Vojsava të falënderoj shumë për guximin që tregove.

Respekti ynë, i të gjithë këtyre qytetarëve për mësuesit dhe mësueset është i pakufishëm. U garantoj se vendosja e mësuesit në piedestal, pagesa e tij minimimalisht me 1500 euro, do jetë objektiv që do mbahet si kusht për të ngritur arsimin. U garantoj ju se brenda 4 viteve, nuk do ketë klasë në Shqipëri me më shumë se 25 nxënës. Nuk do ketë turne. Po vij nga Saranda, shkollat me dy turne. Kudo. Nuk ka sepse arsimi dhe shëndetësia, rrugët u bënë objekte të vjedhjeve më të papërmbajtura. Ndaj dhe vetëm duke rivendosur arsimin në piedestalin e vet, Shqipëria, Gjirokastra do ecin në rrugën e madhështisë. Të rinjtë, nuk do ketë mesatare për në universitet.

Me përfundimin e studimeve, punësimi juaj do të jetë përparësi absolute. Çdo punëdhënës do i paguhen sigurimet shoqërore për ju një vit dhe ju do u garantohen kredi të buta për të ngritur startupe, grante për të siguruar çatinë. Çdo çift do marrë kredi. Për çdo çift një çati. Do paguhet bonus 70 euro për fëmijën e parë.
60 euro për fëmijën e dytë. Çdo shpenzim nga lindja gjer 23 vjeç për fëmijën e tretë. Ne do bëjmë gjithçka t’i rikthejmë kombit rininë. Ne do bëjmë gjithçka të sjellim kombin shqiptar në moshën e rinisë së tij.

Etiketa: arsimberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Dhunohet brutalisht dhe merret peng i riu në Tiranë, policia në ndjekje të autorëve

Dhunohet brutalisht dhe merret peng i riu në Tiranë, policia në ndjekje të autorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com