GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga Kavaja: Të ngrihemi si në ’90, Rama mbrohet nga serial-killera

18:46 - 13/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga Kavaja: Të ngrihemi si në ’90, Rama mbrohet nga serial-killera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha nga Kavaja, ku po zhvillon një takim me mbështetës dhe simpatizantë të tij, i ka drejtuar një thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër regjimit të Edi Ramës ashtu sikundër u ngritën kundër diktaturës më të egër në 1990.

“Do ta nis këtë fjalë me një thirrje zemre për çdo qytetar të Kavajës, për çdo qytetar shqiptar, të bëhemi kavajas të vitit 1990.

Të ngrihemi sot siç u ngritën atë vit, djemtë, burrat, por e vërteta edhe nënat, vajzat, motrat e Kavajës, kundër më të egrës diktaturë që kishte njohur Europa.

Ata kishin përballë një parti përbindëshe, por ata kishin idealet e ytyre, kishin traditat e shkëlqyera familjare, kishin fisnikërinë e njeriut që nuk shet vlerat e tij.

E vërteta është se grupet antikomuniste të Kavajës, e çliruan Kavajën, shumë kohë përpara çdo qyteti të Shqipërisë”, tha Berisha.

Në vijim ish-Kryeministri duke sjellë në kujtesë thënien e Ronald Reganit, që demokracisë vetëm një gjeneratë i duhet për t’u zhdukur, për t’u  zëvendësuar me diktaturën, tha se kjo ka ndodhur në Shqipëri.

Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se preferon mbrojtjen nga serila-killera dhe shëtiste në makinë me to.

“E njihja ma mirë se kushdo tjetër në të gjitha rrafshet.

Por ai kishte një problem, më të keqin e të këqijave. Ai shëtiste në makinë me serial-killeri.

Ai, në vend të mbrojtjes që i ofronte shteti si kryetar i bashkisë së kryeqytetit, preferonte mbrojtjen nga serial-killera.

Ai lidhjet me krimit, i kishte lidhjet më të forta të shpirtit të tij.

Dhe unë- dhe kushdo që do të shohë seancën e parë të parlamentit, i ulur me deputetët të tjerë, tashmë jo kryeministër, e marr fjalën dhe i them: Edi Rama, lidhjet tua me krimin janë universale dhe janë universalisht të njohura.

Por gjithçka do varet si do e përdorësh ti pushtetin, do e përdorësh për t’i prerë ato lidhje dhe ky do jetë fat i bardhë për Shqipërinë. Unë i përkisja atyre që besoja dhe besoj se alternanca e pushtetit është kusht që një vend të jetojë në demokraci. Po i mbajte ato lidhje dhe i ushqeve me pushtetin që mban, ti i bën gjëmën Shqipërisë.

E vërteta është se këto 10 vite, ndoshta pas diktatorit Enver Hoxha, është gjëmëbërësi më i madh i Shqipërisë në histori.

Në këto 10 vite, ai në vend që të respektonte, rrëzoi një nga një shtyllat e një shoqërie të lirë. Shtyllat e një rendi demokratik.

Ai rrëzoi votën, vërsuli në katër anët e Shqipërisë banda, kriminelë, drogë, pushtet dhe çdo gjë që qytetarët të mos votojnë të lirë.

Ai vendosi një raport në Shqipëri mes votës dhe krimit, raport në të cilin, krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim”, tha Berisha.

Duke iu referuar zgjedhjeve në Bashkinë e Shkodrës, Berisha tha se Edi Rama fitoi Shkodrën, por Shkodrën sot e qeverisin Pëllumb Gjokat, Bajrët, Tom Doshët dhe të gjithë bandat.

“Jo vetëm Shkodrën, po kështu Krujën, Elbasanin, Fierin e kështu me radhë.

Ç’ndodh pastaj? Këta kriminelë, këta vrasës marrin tituj të investitorit strategjik, marrin licenca për kazino, shpallin hotelet e tyre, hotele me pesë yje.

Ç’ndodh pastaj? Të rinjtë largohen dhe vetëm largohen. Një e treta e kombit në 10 vite nuk është më në Shqipëri.

Ç’ndodh pastaj? Një rënie në pikiatë e gjendjes ekonomike të shqiptarëve.

Një shtypje e egër, e paimagjinueshme ndaj opozitës”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKavajëKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Sulmet e Ramës për gjyqësorin, reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë
Aktualitet

Sulmet e Ramës për gjyqësorin, reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë

09:48 - 04/02/26
Rama akuzon gjyqtarët: Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë
Aktualitet

Rama akuzon gjyqtarët: Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë

09:18 - 04/02/26
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

09:00 - 04/02/26
Para
Tayna goditet me telefon në mes të koncertit

Tayna goditet me telefon në mes të koncertit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmet e Ramës për gjyqësorin, reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë
Aktualitet

Sulmet e Ramës për gjyqësorin, reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë

09:48 - 04/02/26

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Lexo më shumë
Rama akuzon gjyqtarët: Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë

Rama akuzon gjyqtarët: Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë

09:18 - 04/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

09:00 - 04/02/26
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

09:00 - 04/02/26
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon

08:15 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com