GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha nga Librazhdi: Rama e ktheu PD-në në një ministri të narko-shtetit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nga Librazhdi: Rama e ktheu PD-në në një ministri të narko-shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot foltoren e radhës në Librazhd, ku akuzoi edhe njëherë kreun e PD-së Basha për bashkëpunim me kryeministrin Rama, duke kthyer sipas tij PD-në në ministri të narko-shtetit.

Berisha denoncoi blerjen e votave nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij përdori paratë e drogës dhe potencialet e shtetit njësoj si në diktaturë.

“Hymë më këtë vjeshtë si njerëz thellësisht të lënduar, si një shoqëri e cila nuk votoi dot si shoqëria e qytetëruar. Si një shoqëri të cilën narko-shteti i bleu, i rrëmbeu me falangat e patronazhistëve me dhjetëra miliona euro të buxhetit, me bandat e pamëshira, votën dhe mandatet. Erdhëm në këtë vjeshtë si një shoqëri, e cila me besimin që shprehu te opozita mbeti një shoqëri e tradhtuar, e prerë në besë, e braktisur. Vërtet Edi Rama rrëmbeu dhe plaçkiti vota si kurrë ndonjëherë më parë, ai përdori gjithë potencialet e shtetit njëlloj si në diktaturë kur partia ishte shtet. Ai disbursoi vetëm në muajin prill 91 milionë euro për të blerë vota. Mobilizoi falangat e krimit në të katër anët e vendit për të blerë vota me paratë e drogës. Por peng-kryetari i cili u zotua se do mbrojë votën tuaj, u zotua se nuk do njohë zgjedhjet e 25 prillit, harroi çdo zotim para jush, shkelmoi çdo zotim, u kthye dhe u mor vetëm me karrigen e tij, dhe filloi bashkëpunimin e turpit me Edi Ramën. PD-në e nënshtroi në një ministri të narko-shtetit. Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një opozitë të votojë apo abstenoi ndaj borxhit më të madh të marrë në historinë e vendit, siç veproi peng-Basha” – tha Berisha.

Më tej Berisha ka thënë se Shqipëria në 8 vite ka kaluar nga një rekord të zi në tjetrin, pasi sipas tij borxhi u rrit me 5 herë më shumë sesa 8 vitet e mëparshme, kurse rrogat dhe pensionet u ulën në pikiatë.

“Të gjitha këto ndodhën, pasi ne kaluam në këto 8 vite nga një rekord i zi te një rekord tjetër i zi. Borxhi u rrit me 5 herë më shumë sesa 8 vitet e mëparshme, kurse rrogat dhe pensionet u ulën në pikiatë. Sot secili merr 30 për qind më pak se në vitin 2013, duke e matur me inflacionin. Por problemi sot është se në qoftë se 8 vite me parë Shqipëria ishte vendi me rrogat më të larta në rajon, sot është vendi me rrogat më të ulëta në rajon. Kafshata në Shqipëri kushton 8-10 herë më shumë se në vendet e BE-së. Nafta blihet me të njëjtin çmim si në Gjenevë dhe Zyrih, ku rrogat janë 10-12 herë më të larta se në Shqipëri. Ky është rezultat i narko-shtetit, ku konkurrenca nuk ekziston më”- shtoi ai.

Etiketa: Edi RamaKryesore1LibrazhdiMinistrinarko-shtetiPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!
Aktualitet

Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

19:44 - 11/07/26
Nis protesta e 42-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në shesh
Aktualitet

Nis protesta e 42-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në shesh

19:25 - 11/07/26
Para
Pas sherrit mes tyre, Stresi habit me deklaratën për Einxhel

“Stresi bën aksident”, vjen reagimi i reperit pas videos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një fjalimi publik, duke e...

Lexo më shumë
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

20:13 - 11/07/26
Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

19:44 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com