GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha nga Puka: Më 15 Maj do të festojmë fitoren e pluralizmit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nga Puka: Më 15 Maj do të festojmë fitoren e pluralizmit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takim elektoral në bashkinë e Pukës me kandidatin, Rrok Dodën.

Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama është përfaqësues i presidentit serb, Aleksandar Vuçiçit.

Gjatë fjalës së tij Berisha sulmoi edhe kandidatin e PS-së për këtë bashki, Gjon Gjonaj, për të cilin tha se i futi thonjtë në fyt një qytetari në mes të rrugës.

Ai ftoi që në 14 maj qytetarët të bashkohen rreth koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe të bëjnë ndryshimin.

“Unë jam sot para jush për të paraqitur një njeri me vizion, Rrok Dodën. Sëbashku me ju ndoqa me shumë kënaqësi programin që paraqiti para jush, program i një njeriu që ju njeh këtyre qytetarëv dhe gjithë Pukës, hallet e tyre. Programi i një njeriu me vizion që jo vetëm njëh problemet, por jep edhe zgjidhjet. Puka ka potenciale të jashtëzakonshme. Zoti e ka bërë një nga rrethet më të pasura mbi tokë dhe nën tokë. Në 14 maj Rrok Doda vjen para jush si kandidati juaj.

Si kandidat i votës tuaj të lirë. Për shkak të mbështetjes tuaj, Rrok Doda ka fituar mbështetjen e 24 partive politike, të të gjithë spektrit opozitar. Në 15 të festojmë fitoren e pluralizmit dhe largimin një minutë e më parë nga pushteti të një njeriu që e ka trajtuar veriun e Shqipërisë me një armiqësi të jashtëzakonshme që e ka njohur vetëm në kohën e Car Dushanit dhe Enver Hoxhës. Të gjitha pasuritë natyrore janë kthyer në mollë të ndaluar për banorët e veriut.

Një pjesë e jona kanë jetuar diktaturën. Por kurrë ndonjëherë ne nuk kemi parë ndonjë kryetar të komitetit ekzëkutiv që të shkojë e t’i fusë thonjtë në fyt qytetarit, siç bëri Gjon Gjonaj këtu në Pukë. Kësaj i thonë fushatë me thonj në fyt. Ndërtove shtëpitë gjoja sociale dhe kujt ja dhe? Kryetarit tënd të këshillit. Ai rri në Tiranë dhe shtëpinë e jep me qira si hotel. Një kryeministër që vjedh çdo ditë dhe që qytetarët e tij i duken qenie të pavlera. Një kryeministër që i ngriu rrogat. Çfarë sollën bordet, çdo qytetar ka shpenzuar 430 mijë lekë më shumë për ushqimet.

Rama është përfaqësues i vëllaut të tij Aleksandar Vuçiçit. Serbia sot po të mos ishte verbëria e nacionalizmit të saj, do të ishte anëtare e BE-së. Serbia preferon të qëndrojë prapavijë e agresorit barbar rus. Përpiqet të mbajë peng Kosovën. Kurse Rama nuk thotë që Shqipëria pa Kosovën në BE nuk ka kuptim, por thotë që Shqipëria pa Serbinë në BE nuk ka kuptim”, u shpreh Berisha.

 

Etiketa: berishaKryesore1pluralizmiPuke

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik
Aktualitet

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Para
Inter fiton edhe jep ‘asistin’ perfekt për Napolin

Inter fiton edhe jep 'asistin' perfekt për Napolin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi i ri, i marrë sot, sjell...

Lexo më shumë
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com