GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha nga Roskoveci: Ne jemi parti e taksave të ulëta

17:46 - 18/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama po degradon familjen, këta pyesin fëmijët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal këtë pasdite në Roskovec, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj. Në fjalën e tij, lideri i opozitës u shpreh se PD dhe partitë aleate përmes primareve vendosën standardet më moderne të përfaqësimit të qytetarëve.

Duke kërkuar votën e qytetarëve për Erdit Hazizajn, Berisha premtoi taksa të ulëta dhe ulje të barrës fiskale ndaj bizneseve.  “Të dashur banorë, qytetare dhe qytetarë, banorë të Roskovecit, një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu, banorët e Roskovecit kudo që janë sot dhe një lloj falënderimi të veçantë Majlinda Bufit që na nxori në shesh, se pallati nuk do të na nxinte, e jemi të gjithë bashkë.

Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju falënderoj për këtë pritje të zjarrtë. Shpreh kënaqësinë e madhe që kam, të paraqes para jush kandidatin për kryetar të ardhshëm të Bashkisë së Roskovecit, Erdit Hazizajn, një nga bijtë tuaj më të mirë, më të aftë, më të ndershëm, kandidat i cili së bashku me 60 kandidatët e tjerë të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në mbarë vendin nuk janë më kandidatë të kryetarit të partisë, të kryesisë së partisë, por janë kandidatë të votës tuaj, të besimit tuaj, janë kandidatë të lirisë dhe kjo përbën një risi të një rëndësie të jashtëzakonshme me të cilën ne lamë mbrapa dhe shkëputemi nga një praktikë përfaqësimi dhe vendosim standardet më moderne të përfaqësimit të qytetarëve.

Vendosim dinjitetin e tyre, vullnetin e tyre në piedestalin që meriton. Unë ju garantoj ju se Erdit Hazizaj, me përkushtim të madh, me ndershmëri, aftësi do të bëjë çdo gjë për të ndryshuar jetën tuaj, për të përmirësuar kushtet e jetës tuaj. Do të përdorë me transparencë të plotë para secilit prej jush, çdo qindarkë të taksave tuaja.

Do të bëjë gjithçka në përputhje me programin e partisë që i përket, për suksesin e femrave dhe të biznesit në këtë bashki. Ne jemi parti e taksave të ulëta, ndaj dhe me fitoren e tij, barra fiskale për të gjitha bizneset në këtë zonë, do të pësojë rënie shumë të madhe”.

Etiketa: berishaKryesore1Roskoveci

Lajme të lidhura

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Para
Xiaomi 13 Ultra nuk kursen asgjë për kamerat

Xiaomi 13 Ultra nuk kursen asgjë për kamerat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com