GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga samitit i PPE në Podgoricë: Narkoshteti në Shqipëri, pengesa kryesore e integrimit të vendit në BE

19:58 - 17/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga samitit i PPE në Podgoricë: Narkoshteti në Shqipëri, pengesa kryesore e integrimit të vendit në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Podgorica, ku mori pjesë në takimin me Partinë Popullore Europiane (EPP), Sali Berisha theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian, duke e përshkruar ngadalësimin e këtij procesi si pasojë të faktorëve të brendshëm dhe të ngurtësimit të kushteve demokratike në Shqipëri.

Në një prononcim për mediat, Berisha argumentoi se “narkoshteti” është pengesa kryesore që ka frenuar avancimin e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Kreu i PD u shpreh se Shqipëria është e njohur si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, duke theksuar se kjo realitet është ende i panjohur për shumë elita politike, por ai beson se po bëhen përpjekje për të sjellë këtë të vërtetë në vëmendje të grupeve politike të qendrës së djathtë në Europë. Ai akuzoi qeverinë për shkelje të standardeve demokratike dhe për infiltrimin e krimit të organizuar në struktura të qeverisjes, si dhe për përdorimin e terrorit politik për të siguruar vota dhe mandate në Kuvend.

Në lidhje me qëndrimin e Manfred Ëeber, presidenti i PPE-së, Berisha theksoi se ka pasur një diskutim të hapur, ku ai përfaqësoi opozitën shqiptare dhe theksoi se ishte i vetmi nga opozita që pati mundësinë të shprehej në këtë forum. Ai shtoi se pati shumë komente pozitive nga të pranishmit, duke vënë në dukje se Shqipëria ka njohuri të tjera mbi situatën e saj politike dhe se manipulimi i opinionit nga Edi Rama nuk është më i mundur.

Në fund, Berisha u ndal dhe tek rikthimi i tij në EPP, duke e cilësuar atë si një rikthim “epik”, për të cilin mori përgëzime nga miqtë e tij të vjetër. Ai vlerësoi se njohuritë për Shqipërinë janë ndryshe sot, dhe ndryshe nga sa mund të ketë manipuluar Rama deri tani, opinioni për vendin po ndryshon.

Berisha e cilësoi këtë periudhë si kohën e rikthimeve të tij, duke shprehur besimin se ky është një moment i rëndësishëm për ndryshime në politikën shqiptare.

Prononcim i kryetarit të PD-së Sali Berisha për mediat në Podgoricë:

Pyetje: Ku ishte fokusi i këtij takimi me EPP?

Sali Berisha: Fokusi i takimit ishte Ballkani Perëndimor në Raport me proceset e Integrimit sfidat dhe pengesat.

Pata rast të paraqes pikëpamjet e Partisë Demokratike mbi proceset e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit. Natyrisht nga këndvështrimi i opozitës, ngadalësimi i këtij procesi ka shkaqe të brendshme sipas vendeve.

Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shqipëria si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, është jo tërësisht i njohur si i tillë, por unë mendoj se, po kontribuohet gjithnjë e më shumë për të bërë të njohur para elitës politike të qendrës së djathtë Europiane dhe më gjerë, realitetin shqiptar.

Pyetje: Cili ishte qëndrimi i Manfred Ëeber si presidenti i PPE-së në këtë takim?

Sali Berisha: Ju e patë që më dëgjuan me shumë interes. Dhe më pas mora komente shumë pozitive nga të pranishmit për diskutimin që pata. Ishte një diskutim i hapur, natyrisht isha i vetmi opozitar në panel, pasi të tjerët përfaqësonin qeveri. E thashë që në fillim se unë, përfaqësoj opozitën dhe kam pikëpamje të ndryshme lidhur me ngadalësinë e procesit të integrimit që është tërësisht nga faktorë kryekëput pothuajse, nga faktorë lokalë. Nga mosrespektimi i standardeve demokratike, nga penetrimi i thellë i krimit në qeverisje. Në Shqipëri konkretisht narkoshteti, nga përdorimi i terrorit politik për të marrë vota dhe mandate.

Pra paraqita realitetin shqiptar siç është.

Pyetje: Si u prit rikthimi juaj në EPP pas shumë kohësh në fakt.

Sali Berisha: U prit në mënyrë të shkëlqyer. Ky rikthim i llojit të tij është epik, ndaj dhe miqtë e vjetër i takova dhe më përgëzuan. Natyrisht edhe vendosmëria e tyre. Shqipëria nuk është ajo që ishte. Njohuritë për Shqipërinë janë krejt të tjera sot. Edi Rama do ti ketë kohërat të pamundura të manipulojë, siç ka manipulur gjer sot opinionet.

Pyetje: A është kjo koha e rikthimeve të Sali Berishës?

Sali Berisha: Është fakt, kjo është e vërtetë, e vërteta kjo është.

Etiketa: Kryesore1PDSali Berisha

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Trump: Nesër do të flas me Putinin për përfundimin e luftës, Kremlini

Trump: Nesër do të flas me Putinin për përfundimin e luftës, Kremlini

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com