GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga Shijaku: Braktisja e Shqipërisë, më e rëndë se më 1991

18:33 - 14/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nga Shijaku: Braktisja e Shqipërisë, më e rëndë se më 1991
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me banorë të zonës dhe intelektualë të Shijakut.

Që në nisje të fjalës së tij, Berisha theksoi se një nga problemet që po vuan sot Shqipëria është braktisja e vendit.

“Ju përshëndes të gjithë ju, të gjithë demokratet dhe demokratët e Shijakut. U shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj më të çmuar, mbështetjen e Shijakut, burrave dhe grave, djem e vajza të kësaj zone, zonë e mirënjohur për virtytet,  mençurinë dhe atdhetarinë e saj. Zgjedhja që në tërësi ka bërë Shijaku në këto dekada, ka qenë në përputhje me shpirtin e lirë të qytetarëve, banorëve të vet, atdhetarisë së tyre dhe përpjekjes për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe të integruar në BE.

Sot Shijaku dhe mbarë Shqipëria, përjetojnë një periudhë krize të vërtetë, të thellë, e cila shprehet me një braktisje të pashembullt të vendit, Shijakut dhe Shqipërisë nga qytetarët e vendit. Kjo braktisje në të vërtetë është shumë më e dhimbshme, e hidhur, se sa ajo që ndodhi në vitin 1991. Është shumë më e dhimbshme dhe e hidhur, sepse në vitin 1991, ne jemi dëshmitarë, ne vërtetë fituam lirinë, por ishim nën tiraninë e tmerrshme të mjerimit.

Qytetarët shqiptarë në vitin 1991, ishin qytetarët e tretë më të varfër të planetit. Vinin pas qytetarëve të Ugandës dhe Angolës. Kështu që ai largim masiv nga Shqipëria i vitit 1991, lidhet me dhimbjet e mëdha që krijonte tirania e mjerimit, pavarësisht se liria u fitua, nga diktatura dolëm, por ajo që vazhdoi ishte mjerimi i thellë në të cilën na kishte zhytur diktatura. Sot jo, sot është një regjim. Për 30 vite Shijaku ndryshoi shumë, Shqipëria ndryshoi shumë. Nga viti 2007-2014, banorët e Shijakut, Shqipërisë, u rritën nga viti në vit dhe kjo është statistikë e vërtetë. Nga viti 2014 deri në vitin 2021, nga Shijaku, Durrësi, Tirana dhe mbarë Shqipëria u larguan 26% e popullatës, më shumë se 744 mijë qytetarë, veç në BE, pa llogaritur këtu ata që ikën në Kanada, SHBA apo vende jashtë hapësirës evropiane.”, tha Berisha.

Etiketa: berishaIkjaShijak

Lajme të lidhura

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
Para
Qeveria “Rama” heq vizat me Kazakistanin, ja vendimi i Këshillit të Ministrave

Qeveria “Rama” heq vizat me Kazakistanin, ja vendimi i Këshillit të Ministrave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të...

Lexo më shumë
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com