GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha nga Tropoja: Pas 14 majit Rama i thotë lamtumirë pushtetit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nga Tropoja: Pas 14 majit Rama i thotë lamtumirë pushtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka deklaruar nga Tropoja se pas zgjedhjeve të 14 Majit, kreu i qeverisë Edi Ramna do i thotë mirë u pafshim pushtetit.

“Udhëtimi me Ramën është udhëtim drejt varfërisë, skamjes dhe boshatisjes së Shqipërisë, drejt krimit, vjedhjes së buxhetit dhe pasurive të shqiptarëve. Është udhëtim drejt të keqes, 14 maji do të jetë fundi i tij.

Ju garantoj ju se pas vendosjes së pluralizmit me fitoren e Besnik Dushajt në Tropojë, në një afat shumë të shkurtër Edi Rama do i thotë mirë u pafshim pushtetit, ose jo vetëm kaq, do të shkojë tek McGonigal ose atje ku e kanë vendin kriminelët elektoral, ata që kanë kryer genocide mbi shqiptarët duke i larguar nga vendi i tyre.

Është koha të votojmë ndryshimin, është në duart e gjithsecili, ne do të fitojmë.

Asnjë votë për Rexh Biberajn. Cili prej jush ka votuar për emërimin e tij për kandidat për kryetar bashkie. Kurrë mos votoni për ata që për hir të xhepit ndërrojnë çdo pushtet.

Rexh Biberi pasi qëndroi për vite të tëra pushtetar i PD ndërroi çdo parti që i ofroi pushtetin, çdo socialist i Tropojës është 10 herë më me integritet se sa Rexh Biberi. Ju garantoj se kësaj radhe, askush nga Biberajt nuk do ta votojë.

Tropoja dhe veriu, ua them përsëri, kanë te Edi Rama pas Enver Hoxhës dhe Car Dushanit, armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur.

Asnjë verior nuk mund t’i japë votën atij. Edi Ramës nuk i jepet vota. U them socialistëve të Tropojës se kam respekt për ta, për qëndrimin në opozitë siç kam qëndruar edhe vetë. Por nuk i jepet vota atij që i thotë se e kam si vëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin.

Në vend që të mbështesë Kosovën, qarkullon çdo tezë dhe çdo mendim të Aleksandër Vuçiç. A mundet një patriot shqiptar të votojë një njeri si ky?” tha Berisha.

Miqtë e mi 14 maji është ditë ndryshimi, hapet rruga për përmbysjen e regjimit. Të gjitha institucionet, do të kthehen siç kanë qenë në rrethin e Tropojës. I gjithë rrjeti elektrik i fshatrave të Tropojës do të rindërtohet. Autostrada e Alpeve do të jetë më panoramike e Ballkanit dhe Evropës.

Ju bëj thirrje malësore të Malësisë së Gjakovës kudo që janë, me 14 maj të vijnë dhe të votojnë. Tropoja ka nevojë jetike për votën e tyre e cila është votë misionare kësaj radhe”, tha Berisha.

 

Etiketa: berishaTropoje

Lajme të lidhura

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
Para
Dalin rezultatet/ Kush e merr sot vendin e dytë në BBV

Dalin rezultatet/ Kush e merr sot vendin e dytë në BBV

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO
Aktualitet

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

12:52 - 11/09/26

Gjykata Administrative ka lëshuar urdhër për Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit, duke i detyruar të procedojnë me kalimin...

Lexo më shumë
Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26
Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com