GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga Valencia: Koha e Edi Ramës ka përfunduar

19:45 - 29/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha nga Valencia: Koha e Edi Ramës ka përfunduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një interviste të dhënë për SYRI TV, nga Valencia ku ndodhet në Kongresin elektoral të Partisë Popullore Europiane, është shprehur se, koha e Edi Ramës ka mbaruar.

Kryedemokrati Berisha theksoi gjatë intervistës së tij, se tani më, zëri i opozitës shqiptare ushton fuqishëm në kancelaritë më të rëndësishme të Europës dhe në SHBA.

Intervista e kryetarit të PD, Sali Berisha

Përveç fjalimit që mbajtët në Samitin e PPE, ku ka qenë fokusi edhe në takimet informale dhe çfarë arrin PD, me këtë fjalim ditën e sotme, një fjalim i fortë i mbajtur nga ana juaj.

Sali Berisha: Fjala në një audiencë prej mbi 2000 dinjitarësh, zyrtarë të niveleve më të larta dhe udhëheqësish të partive politike të qendrës së djathtë këtu, ka një rëndësi, mendoj unë, shumë te veçantë për paraqitjen e situatës në narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Europës, siç është Shqipëria.

Argumentet që unë paraqita, faktet u pritën siç e patë ju, me ovacione dhe me interes të veçantë. Me dhjetëra, dhjetëra miq të njohur, por dhe personalitete të panjohura më përgëzuan për parashtrimin që i bëra situatës dhe natyrisht garancisë që paraqita se, forca politike që përmbysi diktaturën më staliniste të Europë, do të përmbysë dhe narkodiktaturën e parë dhe të vetme në Europë, me ndihmën e Partisë Popullore Europiane.

Këtu takova kryeministra, kryetarë partish, miq të vjetër, të njohur, natyrisht komentet për fjalën time, ishin shumë mbështetëse dhe me shumë mbreslënie, tek secili prej tyre që kishte dëgjuar.

Pata rastin të takoj, kryeministrin Mitsotakis shkurtimisht dhe bisedova në këmbë me të për situatën, por dhe miq të tjerë të vjetër, të çmuar. Me një fjalë, konsideroj se në këtë kuvend, më i rëndësishmi që mblidhet në Europë, bëmë avokatin e kauzave të drejta të opozitës shqiptare. Qëllimi im ishte ky dhe kemi mbështetje shumë të madhe.

Kur thoni mbështetje zoti Berisha, e keni fjalën edhe për mbështetje edhe procesin elektoral të datës 11 maj?

Sali Berisha: Padiskutim, edhe për procesin elektoral dhe për zhvillimet e mbas procesit elektoral, mbasi opozita në qeveri pas 11 majit, do të jetë lokomotivë kryesore e integrimit të vendit për në BE. Dhashë garanci të plota se Partia Demokratike dhe forcat opozitare kanë qëllim kryesor të zëvendësojnë, narkoshtetin me shtetin e të drejtës, ekonominë e drogës me ekonominë e lirë të tregut dhe funksionale dhe të plotësojnë të gjitha kushtet, kriteret sociale të domosdoshmë që Shqipëria të progresojë drejt BE-së.

Pra një roadmap të shkurtër të opozitës në pushtet.

Ju në Shqipëri zhvilloni disa takime intensive duke parë dhe fushatën elektorale. Me këto takime ditën e sotme, me këtë fjalim mund të quhet e kompletuar dhe sa i takon marrëdhenieve me jashtë të Sali Berishës, për këtë fushatë para zgjedhjeve parlamentare.

Sali Berisha: Me këtë takim mendoj se, u arrit një nivel i ri mbështetje dhe mbështetje e fuqishme, sensibizilimi për situatën në Shqipëri dhe për të gjithë popullin opozitar. Me këtë takim, gjithashtu ju bë autopsia publike e narkoshtetit të Edi Ramës. Kështu që e quaj një fat që rastisi pikërisht në këtë periudhë ky kongres më i madhi që zhvillohet në Europë dhe kam besim se ishte një kontribut real në fitoren e opozitës.

PD tashmë i ka rregulluar rrugët e komunikimit me Partitë Popullore Europiane dhe partitë që aderojnë aty, sa i takon dhe informacioneve që ju kanë shkuar gjatë këtyre viteve, pasi dhe më herët keni denoncuar se, jashtë Shqipërisë, ndërkombëtarët keqinformohen nga Edi Rama.

Sali Berisha: Ajo kohë ka përfunduar. Tani zëri i opozitës ushton fuqishëm në të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës, por në fakt dhe në Shtetet e Bashkuara. Të themi të vërtetën.

Në ç’kuptim z. Berisha se ka një interes sa i takon SHBA-së.

Sali Berisha: Në kuptimin e asaj se sot opozita interesat dhe kauzat e saj, kanë për avokat, avokatin më të fuqishëm aktual të SHBA dhe kjo ka tmerruar Edi Ramën dhe vasalët, do të thosha, megafonët e tij, të cilët nuk dinë çfarë flasin për një kontratë, që synon jo vetëm mbështetjen e kauzave të sotme, por dhe të atyre të qeverisjes së PD dhe opozitës.

Unë e kuptoj që kanë shumë të drejtë që janë shqetësuar. Shumë gjëra unë i kam thënë edhe gjatë fushatës, do të shohin keq ata që janë përpjekur të shkelmojnë vullnetin e shqiptarëve, votën e lirë të tyre. Ata të cilët kanë përdorur pushtetin për pasurim, etj.

Pra, opozita është në sulm të plotë, total, frontal.

Jeni rikthyer në CDU, riktheheni në drejtim të opozitës, ku rikthehet Sali Berisha në stacionin tjetër, pra cili është rikthimi tjetër. Riktheheni në PPE sërish.

Sali Berisha: Tani rikthimi në PPE shënon rikthimin përfundimtar do të thosha, në kuptimin që para dy ditësh ju e patë që në Shqipëri erdhi delegacioni i fuqishëm i qendrën Ndërkombëtare Demokrate, me nënkryetarët e saj, me sekretarin ekzekutiv që i shprehën solidaritetin e plotë PD-së.

Unë mendoj se, interesante. Ne themi aty nisi, aty mbaroi, tani duhet të themi aty mbaroi, aty nisi. Pra, unë në Spanjë kam marrë pjesë në kongresin e fundit të PPE-së, dhe koha e solli tani të rikthehem fuqishëm me një fillim tjetër në Partinë Popullore Europiane.

SYRI TV: Faleminderit!

Sali Berisha: Faleminderit!

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Vendimi i Gjykatës së Romës: Të 12 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali!

Raporti i OKB: Mbi 72 mijë emigrantë të vdekur ose të zhdukur në dekadën e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com