GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga Vlora: Paralajmëroj çdo bandit, se po u implikuat me votat, do të cilësoheni grupe terroriste

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga Vlora: Paralajmëroj çdo bandit, se po u implikuat me votat, do të cilësoheni grupe terroriste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë një pritje entuziaste në prezantimin e kandidatëve të ‘PD-ASHM’ në qarkun Vlorë, Kryetari i PD, Sali Berisha, e cilësoi Vlorën si djepin e madhështisë shqiptare. Berisha prezantoi projektin e “Shqipërisë Madhështore”, duke premtuar përmbysje të gjendjes së tanishme dhe rikthim të dinjitetit për qytetarët. Kryetari i PD akuzoi qeverinë aktuale për shpërdorim të fondeve dhe braktisje të popullit, veçanërisht pensionistëve.

Lider opozitar premtoi eliminimin e mjerimit ekstrem brenda 3 muajve të parë të qeverisjes, ndihmë prej 200 eurosh për çdo qytetar në nevojë, pagë minimale prej 500 eurosh, pagë mesatare 1200 euro dhe 1500 euro për mësuesit. Berisha theksoi se shqiptarët do të dalin në krye të rajonit për paga, pensione dhe mbështetje sociale, me një qeveri që punon për njerëzit dhe jo për pasurimin e vetes.

Në fjalimin e tij në Vlorë, Kryetari i PD akuzoi qeverinë për abuzim me pasuritë natyrore dhe publike, duke theksuar se nuk do të lejojë marrjen e ujit nga fshatrat e Lumit të Vlorës. Ai denoncoi ndotjen e qytetit nga tymi dhe mbeturinat si pasojë e mafies së plehrave, dhe premtoi fundin e kësaj situate.

Berisha prezantoi kartën e konsumatorit, që do u mundësojë qytetarëve në nevojë të blejnë produkte bazë 20% më lirë. Premtoi gjithashtu se brenda 4 muajve, shqiptarët do kenë të njëjtën listë barnash të rimbursueshme si italianët. Berisha u shpreh para qytetarëve se do të rikthehet dinjiteti dhe shpresa, duke e quajtur 11 majin ditën e ndarjes me regjimin e së keqes.

Kreu i PD tha se qyteti do të ketë një zonë të lirë industriale dhe premtoi mbështetje të madhe për biznesin e vogël, fermerët dhe diasporën. Lideri demokrat akuzoi kryeministrin Rama për shkatërrimin e Parkut të Llogarasë përmes projektit të tunelit, si dhe për abuzime me taksat dhe pasuritë publike.

Berisha njoftoi masa të rëndësishme ekonomike, si rritja e pragut pa taksa për biznesin e vogël në 180 mijë euro, ulja e tatim-fitimit në 10%, e TVSH-së në 15%, dhe subvencione për çdo fidan, bagëti dhe njësi prodhimi. Ai shpalli vitin 2025 si vitin e diasporës, duke u zotuar për 5 vite pa taksa dhe kredi për strehim dhe biznes.

Në arsim, Berisha e cilësoi mësuesin si prioritet absolut dhe garantoi më shumë punësime, më pak nxënës për klasë dhe dixhitalizim të shkollave. Ai u bëri thirrje mësuesve dhe administratës që të mos rreshtohen me të keqen dhe t’i bashkohen “anës së drejtë të historisë”, duke i quajtur ata pasuri kombëtare.

Lideri demokrat paralajmëroi ashpër çdo bandit dhe grup kriminal që përpiqet të manipulojë votat, duke i cilësuar ata si grupe terroriste, të cilët do të përballen me ligjin. Berisha tha se pastrimi i shtëpisë është një zotim solemn dhe se qeveritarët që kanë abuzuar me pasuritë e shqiptarëve do të përballen me drejtësinë, me pronat e tyre që do t’u kthehen qytetarëve.

Kryetari i PD u shpreh se ata që përfshihen në aktivitete kriminale do të ndëshkohen ashpër, duke përmendur shembuj të ndëshkimeve të ashpra për kartelet e drogës, siç janë shpallur terroristë nga presidenti Donald Trump. Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitarëve të bashkohen për të realizuar programin e Shqipërisë Madhështore, duke e konsideruar këtë një mision të shenjtë për prosperitetin e vendit.

Në mbyllje të fjalës së tij, Berisha e cilësoi Vlorën si simbol të fitores dhe bëri thirrje për bashkim dhe përparim për Shqipërinë.

Etiketa: fushata 2025Kryesore1PDSali BerishaVlorezgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale
Breaking Views

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Para
Këshilli Drejtues anulon me urgjencë vendimin, rikthen në garë 8 të skualifikuarit për drejtor të RTSH-së

Sot afati i fundit, mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së/ 13 kandidatë në garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 12 Nëntor 2026

07:28 - 12/11/26
Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com