GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Berisha ngre automatin e destabilizimit!

në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha voton për shkarkimin e Lulzim Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa certifikuar ende pozicionin dhe në vigjilje të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha, vjen edhe sinjali i luftës për mbijetesë: Të gjithë në rrugë për protestë!
Protestë si sinjal për destabilizim të vendit dhe për një tjetër sinjal: sovrani thyen e shkatërron! E në këtë mënyrë Berisha ka çuar mesazh të drejtpërdrejtë te Rruga e Elbasanit për një duel force, teksa institucionet e kanë radhën nesër. Destabilizimi i vendit në vigjilje të ardhjes se presidentit Vuçiç merr spunto nga apeli i Berishës të Fevziu teksa i shmangej pyetjes se çfarë do të ndodhë më 19 dhjetor në PD. Berisha këtë radhë zgjodhi të flasë përsëri me gjuhën e rrugës dhe ftesës për rrugë: Protestë kombëtare në emër të kujt dhe në përfaqësim të kujt?


20 dhjetori është e hënë dhe Berisha ftoi njerëzit të zbresin në rrugë si një tubim në emër të së keqes. Në këtë situatë, ai instaloi sërish regjimin e zjarrit, teksa realisht demokracia dhe stabiliteti cenohen në anën e një axhende grupimi. Ftesa tepër djallëzore e Sali Berishës për tu hedhur në rrugë mbetet edhe një peshkim për Lul Bashën nëse do t’i ftojë demokratët t’i bashkëngjiten protestës. Nëse nuk do e bëjë dhe nëse e bën sërish do të mbulohet nga falanga e madhe e helmit. Berisha është nisur tanimë në një rrugë pa kthim, teksa protesta e thirrur do të vërë në provë Bashën se çfarë lëvizje do të bëjë e ku natyrisht një përgjigje do e japë nga Kuvendi. Turbulencat e forta në PD kanë mbetur e vetmja zgjidhje si e përhershmja e ustait që prin turmën për të rrëzuar institucionet. PD po pluskon stres e po jep sinjale që fatkeqësisht rreziku i viktimës pritet të vijë. Dhe këtë më shumë se kushdo e lips pala e 11-tës. Kryetari në detyrë, njëherësh edhe deputeti i mandatuar Basha është në një moment hibrid, por me një mbrojtje të madhe ndërkombëtare. Berisha do çojë deri në fund kauzën e tij kundër vullnetit dhe politikave amerikane, këtë radhë duke iu ofruar nisjen e destabilizimit rajonal me epiqendër… Tiranën!

Etiketa: berishadestibalizimkryesore2

Lajme të lidhura

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
Raporti: Kriminelët shqiptarë, “koka” e trafikut të kokainës në Itali

Raporti: Kriminelët shqiptarë, “koka” e trafikut të kokainës në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com