GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha nis turin “Foltorja”, VOA: Flet për parime, por vetë e drejtoi PD-në me dorë të fortë

16:36 - 17/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nis turin “Foltorja”, VOA: Flet për parime, por vetë e drejtoi PD-në me dorë të fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, ish kryeministri dhe ish drejtuesi i Partisë Demokratike Sali Berisha, nisi të enjten një aksion politik brenda kësaj force politike, për t’ju kundërvënë kryetarit aktual Lulzim Basha, pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, si pasojë e përcaktimit “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të këtij viti.

“Foltorja” e konceptuar si një bashkëbisedime me bazën e demokratëve synon, siç e njoftoi vetë zoti Berisha, mbledhjen e firmave të 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, për të kërkuar thirrjen e forumit më të lartë të PD. “Do i kërkojmë Kuvendit të vendosë që të shprehet për vendimin që mori zoti Basha, çdo anëtar në mbarë Shqipërinë”, deklaroi zoti Berisha.

Një figurë qendrore e PD-së, që ka dominuar këtë forcë që nga themelimi i saj, zoti Berisha akuzon kryetarin Basha se me vendimin që mori për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar ka shkelur statutin dhe normat e partisë. Ai kreu një “akt të pashembullt në historinë e një vendi dhe të një shteti. Pa pyetur asnjë njeri, del dhe komunikon përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve, mbi të cilat është ngritur PD”, tha zoti Berisha.

Ai po përpiqet t’i japë lëvizjes së tij një mbulesë parimore, në emër të statutit dhe rregullave, respekti ndaj të cilave nuk ka qenë një shembull i kultivuar në historinë e PD-së. Vetë zoti Berisha njihet si një drejtues që e ka mbajtur me dorë të fortë kontrollin mbi partinë, dhe janë të shumtë ata që i kanë kujtuar ditët e fundit, se në fakt zoti Basha nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka çuar përpara një model të trashëguar prej tij.

“PD është sot në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj. Ka 8 vjet në të cilat ka humbur çdo nismë përveç ligjit të dekriminalizimit, ka humbur çdo aksion. 8 vjet që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe nuk i del zot. Ka 8 vite që kalon nga disfata elektorale në disfatë. Kjo është PD në ditët e sotme”, u shpreh zoti Berisha, i cili ndër vite, me heshtjen e tij, ka qenë një mburojë e drejtpërdrejt e zotit Basha, në disa valë përplasjesh që kryetari demokrat ka patur me zëra të fortë kritikë brenda partisë. Ai nuk e pranoi një gjë të tillë, megjithatë mbrëmë kërkoi ndjesë për faktin se mes demokratëve ishte krijuar një perceptim i tillë.

Nën thirrjet e shpeshta kundër Bashës, të demokratëve që kishin mbushur sallën e takimit, dhe me në rresht të parë disa deputetë dhe deputetë të PD-së, si dhe ish presidentin Bujar Nishani, aksioni i tij politik duket se synon largimin e kryetarit aktual. Ai nuk e mohoi asnjëherë një alternativë të tillë, madje as rikthimin e tij në krye të partisë, pavarësisht zotimit të përsëritur publik, se kjo çështje ishte një kapitull i mbyllur. Pyetjes së drejtpërdrejtë nëse do t’i udhëhiqte sërish demokratët si kryetar i PD-së, zoti Berisha ju përgjigj duke thënë se “kush do e udhëheqë PD do e përcaktojnë demokratët me vullnetin e tyre të lirë”.

Marrë nga VOA

Etiketa: foltorjaSali BerishaVOA

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Presidentja e Kosovës pret në takim Miroslav Lajçak

Presidentja e Kosovës pret në takim Miroslav Lajçak

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com