GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha një hap larg djegies së mandatit, Noka paralajmëron dhunë: Situata do të eskalojë

20:13 - 21/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha një hap larg djegies së mandatit, Noka paralajmëron dhunë: Situata do të eskalojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se situata do të përshkallëzohet nëse qeveria miraton në Kuvend mbarimin e mandatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë të dhënë për Top Chanel, Noka shprehet se mandati i liderit të opozitës, Berisha është vija e kuqe e bashkëjetesës politike në Kuvend.

Berisha shënon 6 muaj mungesë në organin parlamentar, që nga vendimi i Gjykatës në dhjetor të vitit të shkuar për ta lënë atë në arrest shtëpie, duke i hapur kështu rrugë interpretimit  ligjor, nëse humb apo jo mandatin.

Megjithatë, për grupin e demokratëve, mungesa e Berishës në Kuvend nuk është me dëshirë, por si pasojë e masës penale të vendosur padrejtësisht ndaj tij.

Gjatë fjalës së tij, Noka thotë se nëse do të  bëhet eskalim mbi ligj dhe kushtetutë duke marrë një vendim për të përfunduar mandatin e liderit të opozitës, atëherë qeveria në pushtet do të marrë një përgjigje të ashpër.

Sipas Nokës, cilado qoftë vendimmarrja e Kuvendit opozita ka në plane të tregojë muskujt dhe të zbresë në shesh duke iu rikthyer protestave kombëtare, ku më e afërta presupozuhet të realizohet në muajin korrik.

“Do të thotë, se nëse regjimi bën eskalimim mbi ligj dhe mbi  Kushtetutë, atëherë demokratët do japin sinjale që situata do të eskalojë. Asnjë rrugë tjetër s’ka. I them Lindës së Parlamentit si instrument në duart e sulltan Surrelit bëni kujdes.

Cila qoftë vendimmarrja e Kuvendit opozita ka në plane të tregojë muskujt dhe zbresë në shesh duke iu rikthyer protestave kombëtare. Flamur Noka konfirmon se më e afërta parashikohet në muajin korrik.

Narkoregjimi duhet të marrë vetëm një rrugë, përballje me protesta, me mosbindja civile, do t’i propozojmë kryesisë që para mesit të korrikut duhet të kemi një protestë”,– është shprehur Noka.

Gjithashtu, Noka konfirmon se në mbledhjen që është zhvilluar një ditë më parë në selinë blu është vendosur që jo vetëm të përshkallëzohet aksioni i opozitës,  por edhe të përgatitet një rezolutë bashkimi me demokratët e Lulzim Bashës.

“Në një mbledhje të ngushtë që sekretari i përgjithshëm zhvilloi në selinë blu një ditë më parë u vendos jo vetëm për përshkallëzim të aksionit, por edhe për përgatitjen e një rezolutë bashkimi me demokratët e Lulzim Bashës.

Dy kolegë deputetë me të cilët jemi në bisedime, jemi edhe me të tjerë në bisedime. Me ish drejtuesit me këshilltarët. Rezoluta këtë do të përcaktojë vijën në cilën do të ecë ky bashkim”,– përfundon deputeti Flamur Noka.

Të hënën Kryesia e Partisë Demokratike pritet të caktojë datën e protestës së korrikut, si dhe ti japë dritën jeshile rezolutës së bashkimit, rezultati i parë i së cilës pritet të shihet këtë muaj me caktimin e drejtuesve të qarqeve.

Në lidhje me rrezikun ose jo të humbjes së mandatit të Berishës për shkak të mungesës në Parlament, më herët avokati i tij, Genci Gjokutaj iu referua Kushtetutës, duke thënë se mandatin ia ka dhënë populli dhe se ai nuk po mungon në seancë me dëshirë. Kjo tregon se mandati i tij si deputet mbetet i pacenuar ligjërisht ka përfunduar ai.

“Mandatin ia ka dhënë populli. Z. Berisha nuk mungon në kuvend për shkak të dëshirës së tij, siç e kërkon Kushtetuta, kur mungon pa arsye. Pra, mungesa e z. Berisha nuk është për faj të tij. Mandati i tij mbetet i pa cenuar ligjërisht”,- u shpreh më herët avokati i Berishës.

Pas disa dështimesh në të tre shkallët e gjyqësorit për lirim nga burgosja brenda mureve të shtëpisë, së fundmi Berisha ka ritrokitur në Gjykatën e Lartë. Në dy rekurse të veçanta të regjistruara më 14 qershor në këtë gjykatë, Berisha kërkon respektivisht shfuqizim dhe zëvendësim të masës, por ato janë refuzuar sërish, si për të ashtu edhe për dhëndrin e tij, Jamambër Malltezi.

Etiketa: berishaflamur noka

Lajme të lidhura

Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe
Aktualitet

Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe

09:33 - 24/02/26
Këlliçi: Deklarata e Marta Kos, një qokë politike për Ramën!
Aktualitet

Këlliçi: Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje

09:22 - 24/02/26
Alizoti: Arrestimi i Berishës dhe dënimi i Salianjit nuk na stepin
Aktualitet

Alizoti: Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama

08:59 - 24/02/26
Para
“Klasike” e futbollit në Leipzig, ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Holandë-Francë

“Klasike” e futbollit në Leipzig, ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Holandë-Francë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe
Aktualitet

Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe

09:33 - 24/02/26

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të gjerë një rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi, lidhur...

Lexo më shumë
Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale

09:28 - 24/02/26
Këlliçi: Deklarata e Marta Kos, një qokë politike për Ramën!

Këlliçi: Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje

09:22 - 24/02/26
Alizoti: Arrestimi i Berishës dhe dënimi i Salianjit nuk na stepin

Alizoti: Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama

08:59 - 24/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com