GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i “Wold Justice Project”/ Berisha: Një rekord tjetër i zi, revolucioni demokratik vendimtar për të shpëtuar vendin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fasha 800 KW në nëntor, Berisha: Rama po “godet” 60% të qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me raportin e “Wold Justice Project për Treguesin e Shtetit Ligjor”, ku Shqipëria renditet në vendin e 87-të, një vend më poshtë se Gambia. Sipas Berishës, Shqipëria renditet edhe më poshtë se Kosova, ndërsa shtoi se zgjidhja është revolucioni demokratik.

REAGIMI I BERISHS
Të bëjmë Shqipërinë si Kosova!
*Vietnami, Shqipëria, Kosova!
*Treguesi i Shtetit Ligjor!
*Shqipëria një rekord tjetër i zi!
*Kosova një rekord tjetër krenar!*Treguesi i shtetit ligjor!
Shqipëria, sipas “Wold Justice Project për Treguesin e Shtetit Ligjor”, renditet në vendin e 87-të, apo 4 vende nën Vietnamin komunist dhe një vend më poshtë se Gambia.
Vietnami është diktaturë komuniste, pra të gjitha pushtetet i ka Partia Komuniste e cila bazuar në doktrinën Marksiste-Leniniste dhe jo votën e qytetarëve, ka rolin e saj rolin udhëheqës të garantuar me ligje. Në Vietnam zgjedhjet bëhen, por janë fiktive. Pra, në Vietnam kemi të bëjmë me diktaturë ideologjike.
Në Shqipëri, e cila për “Treguesin e Shtetit Ligjor” renditet katër shkallë apo katër vende më poshtë se Vietnami, të gjitha pushtetet i ka Partia Socialiste e cila bazohet në vjedhjen, krimin dhe drogën.
Në Shqipëri, njesoj si në Vietnam, zgjedhjet janë fiktive sepse votën Edi Rama e plaçkit dhe e dhunon me patronazhistët, bandat e krimit dhe narko-eurot. Pra në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me diktaturë ideologjike por kemi të bëjmë me sundim njëpartiak të bazuar në drogën dhe krimin, pra me narko-diktaturë. Me të drejtë lind pyetja: Po si ka mundësi që Vietnami i diktaturës komuniste qëndron katër shkallë më lartë për “Treguesin e Shtetit Ligjor” se Shqipëria e Narkodiktaturës të Edi Ramës?!
Shpjegimi është vetëm një!
Reforma sorosiane e drejtësisë në Shqipëri që i këputi kolonën vertebrale shtetit shqiptare dhe i’u mohoi shqiptarëve të drejtën e një procesi të rregullt ligjor.
Edhe në Vietnam sigurisht drejtësia kontrollohet nga partia, por aty vendimet jepen brenda afateve ligjore të pranueshme. Kurse në Shqipërinë, Republikën e George Soros, qytetarit për të marrë vendimin në gjyq i duhet të prese edhe 10 apo 15 vite, ose të paguajë rryshfet “Dvoranëve” të drejtësisë për të afruar shqyrtimin e çështjes në gjyq.
Kosova qëndron 53 shkallë mbi Shqipërinë sepse në Kosovë bëhen zgjedhje të lira e të rregullta. Ajo nuk është Republikë George Soros dhe narko-diktaturë si Shqipëria dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk u shkatërrua nga Reforma e George Soros. Revolucioni Demokratik është vendimtar për të bërë Shqipërinë si Kosova dhe për ta shpëtuar atë. sb

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26
Para
Sulmohet kryebashkiaku në Torino, goditet me mjete të forta në rrugë

Sulmohet kryebashkiaku në Torino, goditet me mjete të forta në rrugë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com