GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha non grata nga Britania e Madhe, Bozdo: Kanë cënuar dinjitetin tonë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon tenderin e rrugës Fier-Vlorë: Ervis Berberi s’i kishte paratë e babait
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka komentuar vendimin e Britanisë për Sali Berishën. Përmes një reagimi, Bozdo shprehet se Mbretëria e Bashkuar ka shpallur non grata inteligjencën dhe dinjitetin e tyre.

“Sepse edhe më budallai në këtë tokë e di që Sali Berisha është sot në opozitë denoncuesi, dhe dje në qeveri goditësi më i madh i krimit të organizuar. Sa për akuzat për korrupsion, janë kaq qesharake saqë nuk vlen t’i komentosh. Sot përballë është Edi Rama që kanabizoi vendin, që e ngriti korrupsionin në kult, që mbrojti Saimir Tahirin madje e mori me vete ne Shtëpi të Bardhë, që po e shpërndan Shqipërinë si plaçkë mes PPP dhe ndërtimeve, që vetë komunikon me krimin dhe për krimin, që ka 2 ministra dhe nja 7 deputetë në burg, që vuri krimin në krye të çdo institucioni, në bashki, ujësjellsa, agjenci qeveritare, madje e futi atë në Parlament, që ka një ministër drejtësie të kapur duke blerë vota në Dibër, që ka një administratë që është e aftë vetëm të korruptojë dhe asgjë tjetër. Çfarë mund të themi për megaaferën e Inceneratorëve, rrugëve 20 mln euro për kilometër, për konçesionet në shëndetësi, për Butrintin dhe Amfiteatrin e Durrësit?  Çfarë mund të themi për amnistinë fiskale të krimit, apo rrënimin ekonomik? Po për arsimin dhe shëndetësinë falas? Po për kadastrën që i shkatërrohen përditë regjistrat e pronës? Shqipëria e këtyre 10 viteve të fundit është një makth i madh në çdo drejtim. Dhe për këtë e ka fajin Sali Berisha sepse me iPad e tij u lidh me krimin, që krimi të bashkëpunonte ngushtë me Edi Ramën, dhe që ky i fundit të rrënonte Shqipërinë?”, shkruan Bozdo.

Po ashtu, ai shton se kjo masë ka cënuar dinjitetin dhe është një padrejtësi për Berishën dhe partinë.

“A mund të më thotë dikush, a nuk është kjo një padrejtësi dhe fyerje dinjiteti dhe inteligjence?
A nuk është kjo ngjarje një këmbanë alarmi për të gjithë ata që presin nga qielli rënien e këtij regjimi? Mjafton pra të kuptojmë se kjo rrugë po e shpie Shqipërinë në greminë dhe pengesa e fundit, si dhe mundësia e fundit, mbetet PD. Mesa duket, prandaj po goditet ajo! Zgjedhja është personale. Çdokush mund të besojë çfarë të dojë dhe të veprojë si të dojë. Por fakti mbetet: kanë shpallur “non-grata” inteligjencën dhe dinjitetin tonë. Të paktën të atyre që ende e kanë një të tillë!”, shkruan Bozdo. 

Sali Berisha është shpallur nongrata edhe në Britaninë e Madhe. Berisha zgjodhi ta njoftonte vetë publikun përmes një konference për shtyp. Berisha tha se u shpall nongrata nga Britania pas lobimit të filantropit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është njoftuar se nuk i lejohet më hyrja në territorin anglez pasi akuzohet për lidhje me krimin dhe korrupsion. Ai mohoi akuzat ndërsa theksoi se do të vazhdojë betejën në institucionet evropiane.

Etiketa: Eno Bozdo

Lajme të lidhura

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Para
“Jeni shumë interesantë”…/ Të vetmit që e kundërshtuan, Rama zihet me Ndreun dhe Gjicin

“Jeni shumë interesantë”.../ Të vetmit që e kundërshtuan, Rama zihet me Ndreun dhe Gjicin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com